• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zuckerberg: Jo më verfikim faktesh në FB dhe Instagram

Mark Zuckerberg heq dorë nga idealet e tij të mëparshme dhe njofton ndërprerjen e sistemit të deritanishëm të verifikimit të fakteve në FB dhe Instagram.

09:47 : 08/01/2025
në AKTUALITET, BOTA, Teknologji

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t’i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e urrejtjes në platformat e saj. Lajmet e rreme nuk duhet të ndikojnë zgjedhjet dhe formimin e opinionit ishte kredoja që shpalli asokohe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Tani Zuckerbergu po heq dorë qartësisht nga idealet e tij të mëparshme – dhe dëshiron t’i ridizajnojë Facebook-un dhe Instagram-in sipas shembullit të platformës X. Në një video-mesazh Zuckerberg-u njoftoi se në të ardhmen në platformat e tij nuk do të ketë më kontroll dhe verifikim lajmesh.

Zuckenberg me syze Orion AR
Zuckerberg: Verifikuesit e fakteve, që kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në FB dhe Instagram, nuk janë politikisht neutralë.Fotografi: Manuel Orbegozo/REUTERS

Do të ketë “rregulla më të thjeshta” dhe “më pak kufizime” – njoftoi Zuckerberg duke përdorur terma luftarakë populiste të djathta, të cilat i përdor vazhdimisht edhe pronari i X, Elon Musk.

Verfikuesit e fakteve nuk janë politikisht neutralë

Sipas tij qeveritë dhe “mediat e vjetra” kanë punuar për një kohë të gjatë për të “censuruar” njerëzit. Meta kishte qenë pjesë e kësaj nisur nga vullneti i mirë. Por tani ai dëshiron ta kthejë kompaninë e tij në rrënjët e saj “dhe të rivendosë lirinë e shprehjes”.

Lexo edhe:

Xheneta thumbon disa vajza të njohura në Instagram: ‘Nuk dua t’iu jap vëmendje’

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

Zuckerberg-u pretendon se kontrolluesit e fakteve, të cilët kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në rrjetet e tij, nuk janë politikisht neutralë. Kur bëhet fjalë për çështje të tilla si migrimi apo barazia gjinore, ai dëshiron që në të ardhmen të ketë më pak kufizime dhe fshirje postimesh dhe përmbajtjesh.

Logo e koncernit Meta
Në të ardhmen koncerni Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rremeFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance

Në të ardhmen Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve të saj që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rreme. Në rast se kanë dyshime ata mund t’i japin këto informacione në komentet nën postime apo të shkruajnë në të ashtuquajturat community notes. Deri më sot vërtetësia e përmbajtjeve kontrollohej nga palë të treta. Zuckerberg-u njoftoi gjithashtu se në të ardhmen referencat ndaj informacioneve shtesë në përmbajtjen e verifikuar do të jenë më pak të dukshme.

Përplasje me BE-në

Bashkëpunimi me kontrolluesit e fakteve do të ndërpritet fillimisht në SHBA. Zuckerberg-u është i vetëdijshëm se ndryshimet në politikën e verifikimit të informacioneve do të shkaktojnë përplasjeje me BE-në, ku ka një ligj kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në platformat online. Shefi i koncernit Meta shpreson që presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump, do të ushtrojë presion kundër këtyre rregullave, të cilat ai i quan si “censurë të institucionalizuar”.

Në mënyrë të ngjashme veproi miliarderi Elon Musk pasi mori drejtimin e Twitter. Stafi që kontrollonte shërbimin e mesazheve të shkurtra në lidhje me gjuhën e urrejtjes u shkarkua në një shkallë të gjerë dhe shumë llogari të bllokuara të ekstremistëve të djathtë dhe atyre antisemitë u riaktivizuan. Në platformën që tani quhet X, mund të gjesh sot përmbajtje që glorifikojnë pa censurë dhunë, pornografi dhe deklarata raciste./DW

Etiketa: FacebookInstagramMark Zuckerberg

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Xheneta thumbon disa vajza të njohura në Instagram: ‘Nuk dua t’iu jap vëmendje’

22:07 : 01/06/2025
AKTUALITET

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025
Teknologji

Instagram po u ofron krijuesve deri në 20 mijë dollarë për të tërhequr përdorues të rinj

18:39 : 21/05/2025
AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
AKTUALITET

E njohu në Facebook, mashtruesi i merr 17 mijë Euro

22:10 : 30/04/2025
AKTUALITET

Veliaj i tradhëtuar/ Çfarë tregon Facebook-u i Lalit?

14:07 : 23/04/2025
Para

Rihapja e dosjes së "Xibrakës", Ermal Hoxha dëshmon në SPAK

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com