• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ligji nuk lejon importin e makinave më të vjetra se 10 vjet, ja çfarë ndryshon në Kosovë

21:06 : 08/01/2025
në RAJONI

Nga 1 janar 2025 nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti i prodhimit 2015. Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj, i cili thotë se mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet.

Qytetarët e Kosovës janë goditur edhe ketë herë që në ditët e para të vitit të ri. Më fillimin e vitit 2025, në Kosovë nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2015. Kjo i bie që asnjë veturë më e vjetër se 10 vite nuk lejohet të zhdoganohet. Me Ligjin për Automjete që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, thuhet qartë se veturat që janë më të vjetra se 10 vjet nuk mund të importohen.

“Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër)”, thuhet në nenin 44 të Ligjit për Automjete.

Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.

“Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kushteve bazë të pajisjeve dhe instalimeve, të cilat duhet t’i ketë mjeti, dimensioni, masa më e madhe e lejuar dhe ngarkesa boshtore e mjetit, si edhe kushtet të cilat duhet t’i plotësojë mjeti në trafik, kushtet për importim, homologimin e tipit të mjetit, pjesës përbërëse, njësisë së pavarur teknike, kontrollimin teknik të automjeteve, kontrollimi i rregullsisë teknike në rrugë, regjistrimin e automjeteve, automjetet të cilat kanë dalë prej përdorimit, si dhe çështjet tjera lidhur me to”, thuhet në Ligjin për Automjete.

Lexo edhe:

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

Gjermani/ Makina përplas një grup fëmijësh, tre të plagosur

Ndryshe, qytetarët çdo herë e kanë kundërshtuar ligjin që është në fuqi për automjete, ndërsa ekspertët vlerësojnë se importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet ka efekte negative. Tash e disa vite deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka iniciuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Importin e Veturave, ku kërkohet heqja e kufizimit të vjetërsisë, por që ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Sipas tij, ky ligj në Kosovë është krijuar me një standard të dyfishtë, deri sa potencon se një gjë e tillë i duket e padrejtë, porse nuk po gjen pajtueshmëri të deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim.

“Këto kritere nuk janë as në Zvicër, as në Gjermani, as në vendet e Ballkanit që janë të anëtarësuara, që janë pjesë e Bashkimit Evropian, prandaj mendoj që është e padrejtë dhe si e tillë kam kërkuar plotësim ndryshimin e ligjeve për automjete, por fatkeqësisht nuk e kam gjetur pajtueshmërinë e deputetëve shumicë që të marrin pjesë në votim”.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka deklaruar se “Veturat më të vjetra se 10 vjet në Kosovë janë 80 për qind të amortizuara dhe se në këtë drejtim duhet të ketë një mbikëqyrje më të madhe nga organet shtetërore”, duke shtuar se qytetari duhet të zgjedh ndërmjet veturës së re e me kosto të mirëmbajtjes më të lirë dhe asaj të vjetrës me çmim më të shtrenjtë.

“Automjetet të cilët i kalojnë 10 apo 12 vite konsiderohen si të amortizuara për 80 për qind, prej këtij pozicioni nëse e shikojmë, atëherë ato duhet ta kenë një përkujdesje më të madhe nga organet shtetërore, për sa i përket kontrollimit teknik. Ne e dimë se në Kosovë e kemi kontrollimin teknik periodik për automjetet zyrtare ose për ato që janë në shërbim për palën e tretë, si dhe kontrollimin e rregullt, sidomos e kemi kontrollimin e jashtëzakonshëm”.

Sipas tij, paralelisht me ndryshimin e Ligjit për Automjetet, duhet të jetë edhe ndryshimi i Ligjit për Doganimin e Automjeteve.

Në Kosovë mbetet në fuqi ligji me të cilin një makinë mund të regjistrohet dhe të pajisjet me targat RKS, vetëm nëse është nga viti 2015-2025, konkretisht 10 vite më e vjetër nga viti ekzistues. Për një numër të madh të qytetarëve, regjistrimi i veturave të vitit 2015 është i pamundur, kjo për shkak se deri tek targat, më e lira do t’i kushtonte rreth 3500 euro, pa llogaritur blerjen e veturës në vendet evropiane dhe koston e importit deri në Kosovë. Në nenin 44 të Ligjit për Automjete që është miratuar qysh në vitin 2017, thuhet se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Kosovë qarkullojnë afro 500 mijë vetura të regjistruara, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet. Mbi 144 mijë prej tyre janë nga Gjermania dhe i përkasin markës Wolkswagen./ Monitor

Etiketa: kosovemakina

Lajme të lidhura

RAJONI

Gjykata Kushtetuese bllokon Kuvendin e Kosovës, ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së re

14:57 : 05/09/2025
BOTA

Gjermani/ Makina përplas një grup fëmijësh, tre të plagosur

15:34 : 04/09/2025
RAJONI

27-vjeçarja gjendet pas dy vitesh e zhdukur në Kosovë: Jam e madhe, dua të jetoj e pavarur

19:54 : 03/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Qafë e Buallit-Klos, makina del nga rruga, plagosen dy persona

18:41 : 03/09/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina përfundon në kanal

15:31 : 03/09/2025
RAJONI

“Albin Kurti do jetë i vdekur”/ Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

13:45 : 03/09/2025
Para

Raporti i CIES/ Bellingham është lojtari më i shtrenjtë në botë, Mbappe zbret nga "Top 3"

TË GJITHA

Pse bota po e ndjek me vëmendje përplasjen e Kennedy me agjencinë amerikane të shëndetit

16:52 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës, gjendet i shkrumbuar në fshatin Vukatanë motori i autorëve

16:39 : 06/09/2025

Dhuna ndaj gazetarëve, avokati: Lorena e ASHK-së të japë dorëheqjen!

16:28 : 06/09/2025

“Më zhveshi me zor”/ Dëshmia e 18-vjeçares që u përdhunua nga i riu: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

16:11 : 06/09/2025

Gjendet i vdekur në një hotel një tursit gjerman në Gjirokastër

15:54 : 06/09/2025

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

15:27 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com