• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria në “black out”, disa qytete zhyten në errësirë. Po Belinda ku është?

21:13 : 05/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prej disa orësh, disa prej qyteteve kryesore të vendit janë përfshirë nga një black-out total.

Lushnja, Fieri, Kuçova, Berati, Vlora, Rrogozhina, Kavaja dhe Durrësi janë zhytur në terr pas shkëputjes së energjisë elektrike. Nuk dihet ende se cili ka qënë shkaku i këtij “black out-i” total.

Ndërprerja e energjisë ka bërë që të bllokohet një varkë lëkundëse në sheshin qendror të qytetit të Fierit. Thuhet se në të kanë qenë disa fëmijë duke u argëtuar, të cilët fatmirësisht kanë zbritur.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nuk duket asgjëkundi duke e lënë gjysmën e vendit në terr e duke shkaktuar kështu dëm ekonomik për shumë biznese.

Lexo edhe:

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka detyrën të garantojë furnizimin e pandërprerë me energji, por ajo po dëshmon gjithmonë të kundërtën dhe në rastet kur duhet të sqarojë situatën, fshihet duke mos reaguar.

Balluku vërtetoi edhe njëherë se është e paaftë për të përballuar krizat energjetike.

Anijet e quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilat u ankoruan në brigjet e detit Jon shtatorin e vitit 2022 me qëllim përmbushjen e nevojës së vendit për energji, në kushtet e një krize energjetike globale, vijojnë të mos funksionojnë.

Edhe pse kanë kaluar vite nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës dhe janë paguar 68 milionë dollarë, dy termocentralet lundruese të Belinda Ballukut ende nuk janë vënë në punë.

  • Reagime nga politika për dy TEC-et lundruese në Vlorë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se Shqipëria është në terr për shkak të korrupsionit dhe se ndonëse digat janë plot, për qytetarët nuk ka energji elektrike.

Më tej ai komenton edhe dy TEC-et në Vlorë “Tigri 1” dhe “Tigri3” për të cilat janë investuar miliona euro por që deri më tani sipas tij këto TEC-e nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike.

Blushi ka ironizuar SPAK, që sipas tij “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.

“Shqipëria në terr për shkak të korrupsionit! Digat plot dhe energji elektrike nuk ka!

Miliona euro investime për rrjetin energjitik dhe gjysma e vendit në errësirë totale.

Qindra milion euro hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) dhe ende nuk prodhojnë asnjë kilovat energji. Këto janë “krimet intelektuale” që e kanë zhytyr sot vendin në terr.

Shqiptarët në errësirë, SPAK-u “ndriçon” si yll në fanarin e Partisë dhe “ngrohet” nën sqetullën e Edi Ramës dhe Qeverisë.”- shkruan Blushi.

Kryedemokrati Sali Berisha shkruan: “Qyteti i Vlorës, Fierit, Durrësit, Lushnjës dhe Sarandës në “blackout,” errësirë totale. Digat plot! Shkaku?! Vjedhjet!”.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, krahas një fotoje ku shihet Durrësi në errësirë, shkruan se ka dy anije të ankoruara në Portin e Vlorës, “Tigri 1” dhe “Tigri3 “, të cilat do të shërbenin si gjenerator në rast emergjencash, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë, dhe ne vazhdojmë paguajmë ende.

Durrësi në errësirë/ Hysaj: ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri2’ do shërbenin në rast emergjencash, por s’ndodhi kurrë

“Gëzuar 2025!

Pamjet që po shihni nuk janë sekuenca nga filmi “Bateri të djegura”, por janë pamje nga qyteti i Durrësit.

Imagjinoni që ka nja dy anije të ankoruara ende në Portin e Vlorës, “Tigri 1” dhe “Tigri3” , të cilat do të shërbenin si gjenerator në rast emergjencash, gjë e cila s’ndodhi kurrë. E ne vazhdojmë  paguajmë  ende.

Për t’iu rikthyer Durrësit, se zakonisht  harrojnë  të ngrenë automatin këta të OSSHE-S.

Hë të keqen se në 2025 po duke thirrur  “O Naim” ngelem.”– shkruan ajo.

  • Të shtëna me armë në Vlorë gjatë momenteve të territ

Në momentin që Vlora s’ka patur energji elektrike është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Lef Sallat, pranë bulevardit ‘Ismail Qemali’.

Siç bëjnë me dije burimet, është qëlluar një herë në ajër, teksa ka pasur një konflikt fizik mes disa të rinjsh.

Policia ka shkuar në vendngjarje, por deri tani konfirmojnë që nuk është gjetur gëzhojë dhe po punon për sqarimin e ngjarjes.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.“, njofton policia.

Etiketa: energji elektrikeerresireTEC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

10:23 : 07/07/2026
AKTUALITET

Shi dhe breshër në juglindje/ Probleme në qarkullim, disa fshatra pa energji

21:07 : 30/06/2026
AKTUALITET

E rëndë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari në Mirditë

13:34 : 29/06/2026
AKTUALITET

Protestë për TEC-et në Vlorë, qytetarët marshim kundër projektit: Burg, burg!

11:51 : 27/06/2026
AKTUALITET

“Uoo Karakaç ra shtylla”/ Korreshi denoncon skandalin me rrjetin energjetik, ironizon ministrin e Ramës

14:53 : 23/06/2026
RAJONI

Ndërpritet energjia elektrike, bllokohen 18 minatorë në minierën e Trepçes

13:16 : 14/05/2026
Para

Mjeku Alimehmeti: Virusi HMPV është mes nesh prej 2001!

TË GJITHA

Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion!

21:27 : 16/07/2026

Tri pikat e Elisës dhe çdo germë kundër Ramës

21:25 : 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026

‘Diploma pa të ardhme’, studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste

21:08 : 16/07/2026

Masakër mjedisore në Sevran të Skraparit, firma rrafshon pyllin pa damkosur pemët

20:57 : 16/07/2026

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

20:43 : 16/07/2026

“Kreu i një organizate kriminale”/ Aktivistja thirrje SPAK dhe GJKKO: Hetoni Ramën!

20:35 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş