• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vritet në Ukrainë çetniku serb që ngrinte barrikada në veri të Kosovës

16:36 : 03/01/2025
në BOTA, RAJONI

Lideri i çetnikëve serbë Bratislav Zhivkoviç i cili ka qenë pjesëmarrës në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe organizator i dërgimit të mercenarëve serbë në frontin e luftës në Ukrainë, është vrarë në kundërofensivën ruse në rajonin e Kurskut.

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit të hënën. Përveç përfaqësuesve rusë, në fjalimin e tij morën pjesë edhe shumë të ftuar, e në mesin e tyre u dallua një burrë me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe simbole çetnike.

Ai është Bratislav Zhivkoviç, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcës paraushtarake serbe që luftoi përkrah separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës në 2014 dhe 2015 si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë “Unite Continentale”.

Zhivkoviç pretendon se ai ishte i ftuar në konferencën e Putinit si pjesëmarrës në një “operacion special ushtarak në Ukrainë”.

Ai thekson se është “i vetmi komandant serb që organizoi detashmentin çetnik dhe e solli në Krime në vitin 2014”, duke shtuar se ai mori pjesë “në mbrojtjen e qytetit të Luhanskut në të njëjtin vit dhe në mbrojtjen e Donetskut në vitin 2018. ”

Lexo edhe:

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Në pjesë të Ukrainës lindore, Moska inkurajoi një kryengritje separatiste në vitin 2014 dhe luftimet midis forcave lokale dhe separatistëve pro-rusë kanë vazhduar në ato provinca që atëherë.

Në vitin 2018, Zhivkoviq u arrestua në Serbi me dyshimin se organizoi pjesëmarrjen e serbëve në konfliktin e armatosur në Ukrainë dhe u ofronte atyre 200 euro në muaj në këmbim.

Ekstremisti po hetohet nga Prokuroria e Ukrainës për rolin e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në provincat e lartpërmendura.

Informacioni i fundit për Zhivkoviqin u shfaq në media vitin e kaluar, kur u raportua se ai ishte plagosur rëndë dhe trajtohej në Moskë dhe se ai erdhi në fjalimin e Putinit me paterica.

Në vitin 2017, Rumania e dëboi Zhivkoviçin dhe e ndaloi hyrjen në vend për 15 vjet pasi ai dyshohet se tregoi interes për informacione sekrete rreth objekteve dhe pajisjeve ushtarake.

Ai u kap duke spiunuar dhe fotografuar radarët ushtarakë në bregun e Detit të Zi ndërsa përpiqej të transmetonte koordinatat e tij GPS.

“Gjykata e Apelit në Bukuresht e shpall Bratislav Zhivkoviçin të padëshirueshëm në Rumani për 15 vitet e ardhshme për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare”, thuhet në arsyetimin për dëbimin e tij.

Për ekspertin e sigurisë, Agim Musliu, ky çetnik është një kukull e presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Musliu thekson se Zhivkoviç e filloi karrierën e tij proruse në vitin 2012, kur mori pjesë në ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës.

“Çetniku serb Bratislav Zhivkoviç, një nga kukullat e Aleksandër Vuçiçit, i cili ishte i pranishëm në fjalimin e diktatorit rus Vladimir Putin në Moskë 2-3 ditë më parë, e filloi karrierën e tij proruse në Kosovë, përkatësisht në barrikadat serbe të vitit 2012. në veri të Kosovës”, pohon Musliu.

Lideri i çetnikëve serbë kishte kaluar tri ditë në Maqedoninë veriore, gjatë së cilës ai vizitoi edhe rrethin e Kumanovës, ku u zhvilluan luftimet në maj të vitit 2015.

Gjatë qëndrimit atje, Zhivkoviç u takua me përfaqësuesit e shoqatave serbe dhe emëroi komandantin çetnik për rajonin e Kumanovës. Pas konfliktit të Kumanovës, Zhivkoviç kishte deklaruar se do të organizonte vullnetarë nga Serbia për të luftuar shqiptarët.

Ai ka tentuar të kalojë kufirin edhe në pikën kufitare Preshevë-Kumanovë, por nuk është lejuar nga policia serbe. Atij iu ndalua hyrja në 15 vende anëtare të NATO-s. Për vrasjen e tij kanë raportuar edhe mediat në Serbi./KosovaPress/

Etiketa: barrikadaBratislav Zhivkoviççetniku serbkosoveluftePutinRusiUkraineverivritet

Lajme të lidhura

RAJONI

Vuçiç: Të gjithë po përgatiten për luftë

19:17 : 03/10/2025
BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

Osmani: Serbia dhe Rusia kërcënim për Kosovën, BE të mos e shpërblejë Beogradin

11:44 : 02/10/2025
BOTA

Plani për t’i dhënë fund lu*tës në Gaza, Hamasi kërkon ndryshime në disa pika

17:19 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
Para

Zelensky: Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen këtë vit, nëse hiqet gjendja e luftës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com