• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania ka nevojë urgjente për politikë tjetër ekonomike

08:29 : 30/12/2024
në BOTA

“Tashmë ka filluar zhvendosja e impianteve jashtë Gjermanisë. Dhe kur kompanitë e mëdha largojnë fabrikat e tyre, kompanitë e vogla dhe furnitorët gjithashtu pësojnë dëmtime ose mbyllin dyert e tyre. Kjo është shpallja e falimentimit për hapësirën ekonomike të Gjermanisë”, përmbledh presidenti i Shoqatës së Tregtisë dhe Shërbimeve me Shumicë dhe të Jashtme Gjermane (BGA), Dirk Jandura në një deklaratë për agjencinë Reuters. Para së gjithash, sektorët industrialë kanë probleme të mëdha. Nuk shoh ndonjë të ardhme të qartë në Gjermani, nuk shoh se cili është koncepti për industrinë kimike, përpunimin e metaleve dhe inxhinierinë mekanike. Shpenzimet këtu janë thjesht shumë të larta,” beson Jandura.

Edhe presidentja e Shoqatës së Bizneseve Familjare, Marie-Christine Ostermann, është ngopur me këtë lloj politike ekonomike. “Nëse korniza ekonomikenuk ndryshohet menjëherë pas zgjedhjeve, edhe më shumë kompani do të shkojnë jashtë vendit”, thotë një drejtuese e një kompanie për furnizimet spitalore, e themeluar nga gjyshi i saj. Ajo në radhë të parë vë në dukje problemet e kompanive në industrinë përpunuese në Gjermani, siç janë energjia shumë e shtrenjtë për prodhim, varësia nga kosumi dhe probleme të tjera.

Nuk ka rritje pa investime
Për kryetarin e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHT) Peter Adrian, Gjermania ka arritur në një moment krize të të gjithë strukturës ekonomike. “Në vitet e fundit kompanive vendore u është dashur të durojnë shumë ngarkesa të reja dhe ndërhyrje shtetërore”, vlerëson kryetari i Dhomës. Kjo shihet më së miri nga investimet e kompanive në këtë vend: pandemia ka kaluar prej kohësh, por investimet këtë vit ishin ende 6% nën nivelin para pandemisë – investimet janë shumë më të vogla.

Sipas një sondazhi të kryer nga Dhoma mes anëtarëve të saj, një e treta e kompanive planifikojnë të reduktojnë investimet e tyre. “Këto nuk janë perspektiva të mira për rritje ekonomike”, paralajmëron Adrian, sepse nuk është shteti, por ekonomia që drejton pothuajse 90% të investimeve në Evropë. Adrian është i bindur se vetëm ndryshimi i politikës ekonomike në Berlin mund ta kthejë këtë vend në binarët e rritjes ekonomike.

Infrastruktura nga e kaluara
Politika ekonomike e shtetit është vendimtare edhe për infrastrukturën. Ndaj shoqata e sektorit të IT-së, Bitkom, kërkon një politikë tjetër dhe masa të tjera që nxisin investimet dhe mbetjen e kompanive në Gjermani. Kryetari i kësaj shoqate, Ralf Wintergerst, paralajmëron se edhe ata janë të prekur nga çmimi i lartë i energjisë elektrike. Qendrat e kontabilitetit konsumojnë shumë energji elektrike, por problem janë edhe ekspertët dhe “mentaliteti i letrës” i këtij vendi. Në këtë vend akoma mungon identiteti digjital dhe e gjithë infrastruktura digjitale ka nevojë për investime serioze. Gjermania ka nevojë për investime edhe në infrastruktura të tjera, në rrugë dhe në sigurimin e fuqisë së nevojshme punëtore. “Infrastruktura jonë nuk është infrastruktura e së ardhmes, por infrastruktura e së shkuarës”, paralajmërojnë ekspertët./ DW

Lexo edhe:

Shqiptarët, më të lodhurit në vendin e punës, rekord në Europë

Kurti: Do planifikojmë rrogë të 14-të për punëtorët në Kosovë!

Etiketa: ekonomiagjermaniapunetore

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Shqiptarët, më të lodhurit në vendin e punës, rekord në Europë

08:04 : 27/05/2026
RAJONI

Kurti: Do planifikojmë rrogë të 14-të për punëtorët në Kosovë!

11:24 : 25/05/2026
AKTUALITET

‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik

17:15 : 17/05/2026
AKTUALITET

Cilësia e punës në rënie, punonjësit shqiptarë më të pakënaqurit e Europës

08:16 : 15/05/2026
AKTUALITET

Rama shpall Shqipërinë kampione të prokurimeve: Jemi para Gjermanisë

11:24 : 11/05/2026
AKTUALITET

Nuk ka më as punë online! Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

09:36 : 11/05/2026
Para

Çifti i parë në Big Brother VIP? Dy banorët përqafime të "nxehta" poshtë jorganit

TË GJITHA

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom