• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letër nga qelia nr. 6 një emigranti, për zarfin më të rëndësishëm të 30 viteve!

11:31 : 28/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ervin Salianji

930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkatdhetarët i kanë dërguar për të afërmit, familjet e tyre. Njē shifër rekord kjo.

Jam i bindur se nuk është vetëm shuma që bën diferencën, por sidomos efiçenca me të cilën ato hyjnë në ekonomi, e bën këtë një nga fondet më të vyera, një prej kontributeve më te rëndësishme per vendin.

Sepse ato para shkojnë direkt tek njerëzit, pa ndërmjetës, pa zyrtarë që fusin duart.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit, Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm, Koçiu të japë dorëheqjen

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

Janë para që luftojnë drejtpërdrejt varfërinë dhe futen në ciklin jetik përmes konsumit.

Janë para të pastra, mundi e djerse e qindra mijë burrave e grave që me gjithë veshtirësitë e sfidat që kanë atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prindërit me pensionin më të ulët në Europë. Nuk e harrojnë një të afërm në hall, në ditë të vështirë.

Është pra pak më shumē se 10 përqind e buxhetit të shtetit, fondi që ata sjellin e që shpërndahet në mënyrë të atillë që korrigjon harresat, arrogancen e mungesën e vëmendjes së autoriteteve. Një fond që është si melhem për plagët që krijon qeverisja e keqe dhe korrupsioni.

Më në fund, kjo pjesë vitale e kombit dhe e shoqërisë, do të votojë.

Me shumë vonesë ligjvënësi, beri detyrën dhe e jetësoi të drejtën kushtetuese që ata e kanë. Personalisht kam qënë pro gjithnjë dhe avokues i votës së emigrantëve. Dhe jam krenar që në fund të korrikut thashë po, në Parlament, për atë ndryshim në Kodin Zgjedhor.

*

Janë mbi 1 milion votues që jetojnë jashtë e mund të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Një shifër që flet vetë për potencialin që ka për të vendosur për fatin e vendit. Një numër që përkon me atë që kryeministri aktual, e valëviste si trofe në vitin 2013, duke i cilësuar si 1 milionë shuplaka. Duke lajmëruar kështu dhunën që do të ishte stili i tij qeverisës.

Vota e emigrantëve është sfida e opozitës në këtë garë. Me erdhi mirë kur pashë se PD kishte lançuar një portal ku nxiste e ndihmonte në identifikimin e certifikimin e tyre.

Me 11 janar nis zyrtarisht regjistrimi që do te zgjasë dy muaj. Me njē dokument ID tē shtetit shqiptar dhe një adresë ku ai jeton, çdo bashkatdhetar behet pjesë dhe ushtron të drejtën e tij kushtetuese. Buxheti i shtetit do të mbulojë shpenzimin e postës. Është detyrë e opozitës do insistojë në garancitë e procesit, pasi çdokush në çdo cep të botës e ka dyshimin se vota e tij mund të kapet nga dora e gjatë e rilindjes.

Është e qartë se më i shqetësuari për atë verdikt, është Edi Rama, kjo dhe nga lajmet që raportohen.

Ai e di koston e madhe që ka krijuar me qeverisjen e tij në 3 mandate, dhe kërkon të eksplorojë terrene të reja.

“Nemo profeta in patria”, kanë thënë latinët. Nuk e njohin si profet këtu. I kanë dalë gjithë lëkurët. Dhe shpresën e ka se do ta ripaketojë veten për të mashtruar ata që kanë një distancë, duke dëshiruar që tē mos kenë një panoramë të plotë të korrupsionit e lidhjeve të tij me krimin. Unë besoj se do të dështojë. Vota e emigrantëve do të sjellë ndryshimin, për shkak se është e lirë nga kthetrat e qeverisë, nuk e kap dot në listat e ndihmës ekonomike, në borderonë e administratës, në rrjetin e trafikut të interesave, në getot e të fortëve.

*

Ti që ngrihesh çdo mëngjes ende pa zbardhur, që punon pa ndalim, e kthehesh në shtëpi pa e parë diellin, ti që nuk ke fundjavë se puna me orë të gjata në fabrikë, kantier ndërtimi apo shërbim ta do që të pushosh, ti që nuk të del koha për kafe, raki, për llafe, ti që robtohesh në Europë, Amerikë e kudo në perëndim për të siguruar atë jetesë e shkollim për fëmijët, ti që në fund të muajit pasi ke paguar me paratë e kësaj sakrifice faturat e renda, megjithatë ndan diçka për babanë, nënën, vëllanë a motrën, ose një kushëri që është në pamundësi nē Shqipëri, ti ke në dorë kësaj radhe të bësh dërgesën më të vyer.

Dërgesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jetën tende atje. Sepse nëse ndalet e keqja dhe vjen një qeverisje e mirë, për njerëzit, që e ndan buxhetin si duhet e jo me klientët, që lufton varfërinë e rrit pensionet e mbështetjen për më të pamundurit, kjo do të përmirësojë dhe ditën tende.

Është pikërisht qeverisja e keqe që të bën ty të jesh i shqetësuar për të afërmin tënd. Që të bën të kursesh, të punosh më shumë për të sjellë para këtu. Të privon nga një kënaqësi, sepse ke dikë që po vuan e nuk mbyll dot muajin në Shqipëri.

Është krejt e qartë, se me votën për ndryshimin këtu, ke ndryshuar jo pak dhe jetën tende kudo ku ndodhesh, në Itali, Greqi, Gjermani, Angli.

Ndaj i dashur emigrant, mos e humb këtë rast. Ndihmo familjen, po sidomos ndihmo vendin tënd të dalë nga kriza, të shpëtojë nga gremina e një sundimi që nuk ka asgjë për të dhënë më, përveçse të përsërisë veten në një version edhe më të zi.

Etiketa: BurgemigranteErvin SalianjiVota e diasporës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit, Salianji: Të hetohen ish-ministrat e Brendshëm, Koçiu të japë dorëheqjen

15:54 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Salianji: Goditje për themelet e shtetit ligjor

18:24 : 06/10/2025
AKTUALITET

Konflikti mes adoleshentëve në Kamëz, Gjykata lë në burg të miturit

10:46 : 05/10/2025
AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025
Para

Zbulohen 8 qendra pr*stitucioni në Shkodër, punonjëset e s*ksit të huaja. E pësojnë edhe klientët

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com