• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi për Veliajn/ SPAK: Ekzistojnë të dhëna për 4 vepra penale

12:53 : 27/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me hetimin e nisur ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku ai dëshmoi ditën e djeshme për rreth 5 orë.

SPAK bën me dije se ekzistojnë të dhëna konkrete për 4 akuza lidhur me këtë çështje. Më konkretisht, për veprat penale:

  • “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,
  • “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”,
  • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
  • “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Gjithashtu, SPAK konfirmon se kallëzimi për Veliajn është bërë nga shtetasi i identifikuar si Nesti Angoni, teksa më pas hetuesit e BKH-së kanë bërë verifikimin e të dhënave dhe administrimin e provave dokumentare.

Kallëzimi nga Nesti Angoni, u bë me dije edhe nga vetë Erion Veliaj gjatë reagimit që pati në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku deklaroi se bëhet fjalë për një denoncim anonim, pasi sipas tij, ky personazh nuk egziston.

Kryebashkiaku i Tiranës e konsideroi denoncimin anonim ndaj tij si një kurth, teksa bëri me dije se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë. Në lidhje me denoncimin anonim, Erion Veliaj shënjestroi direkt kundërshtarët e tij politik si autor, duke u shprehur se pasi nuk e mundën dot në zgjedhje, janë kthyer tek beteja me letra anonime.

Lexo edhe:

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

“Jam denoncuar në mënyre anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, e dimë çfare emri dhe kulture lincuese përfaqëson ky stil. është nje kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa që nuk na mundin dot në zgjedhje e që nuk na mundin dot në betejë kthehen në zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston dihet se kë përfaqëson. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi që është një kurth i sajuar.  Kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese që kryetari i Bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet.

E di gjithë Tirana ku jetoj unë. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre. Unë hyj tek ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë. As nuk kam bërë anti protesta, as nuk kam bërë letra anonime, se vij nga një brez jo i letrave anonime. As nuk i them SPAK plaç, kur shkon me letra anonime dhe mundohet. Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime, me gjithë kurthe dhe me gjithë klithmat e hienave. Këtu do jemi dhe do shikoni ku është populli.” tha Veliaj.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u paraqit ditën e djeshme në SPAK, ku qëndroi për mbi 5 orë për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim të nisur nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado lidhur me dyshimet për korrupsion.

SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.

Ndaj këtij të fundit ka dhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, ku akuzohet se ka ngritur një skemë të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin. Prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

Mëngjesin e 6 Dhjetorit, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK, sekuestruan telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtruan kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj. Gjithashtu, u kontrolluan edhe një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Elman Abule.

Ditën e hënë u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje mbi hetimet në fjalë dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ku ka dëshmuar për rreth 3 orë para agjentëve të BKH-së.

Kjo ishte hera e dytë që Erion Veliaj paraqitej në SPAK, pasi është paraqitur edhe më 30 Prill të këtij viti, ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Reagimi i SPAK:

Në përgjigje të interesit tuaj ju komunikojme: Mbi bazën e informacionit për referimin e veprës penale i datës 08.02.2024- i përpiluar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar Procedimin Penal nr.27/2024, i cili fillimisht bën fjalë për veprën penale:“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Informacioni për referimin e veprës penale mori shkas nga një kallëzim i bërë nga shtetasi i vetëidentifikuar si N.A. Hetuesit e BKH-së, pas verifikimit të të dhënave dhe administrimit të provave dokumentare, referuan informacionin përkatës për veprën penale, mbi bazën e të cilit u rregjistrua procedimi penal i mësipërm.

Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, pgf 2 i Kodit Penal.

Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Rregjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Etiketa: akuzatErion Veliajhetimimspakveprat penale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Socialistët marrin urdhrin, Këshilli Bashkiak mblidhet të martën për të shkarkuar Veliajn

18:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përplasje e brendshme në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

13:11 : 17/09/2025
Para

A do t'i rikthehet sërish "arresti në shtëpi" Berishës? Caktohet gjyqtari që do të vendosë në Apel

TË GJITHA

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

07:59 : 18/09/2025

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com