Me vendim Qeverie është ndryshuar përbërja e anëtarëve dhe emri i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).
Nga 9 anëtarë që kishte më parë, tani ky Këshill do të ketë 11 anëtarë, që janë ministrat e kabinetit qeveritar, bashkë me Kryeministrin dhe kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi që t’i shtohet edhe Ministra e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë.
Ndërkohë emri i është bërë “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU)”, pra i është shtuar dhe prapashteas “Ujit”.
Ky këshill do të jetë përgjegjegjës edhe për menaxhimin e burimeve ujore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri”, thuhet në vendimin e marrë.
Përbërja e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit do të jetë:
-Kryeministri
-Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë
–Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
–Ministrin e Drejtësisë
–Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit
–Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
–Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
–Ministrin e Mbrojtjes
–Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
–Ministrin e Financave
–Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit