• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Belind Këlliçi: Ja pse u thirra nga SPAK

16:45 : 26/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka qëndruar për rreth dy orë në Prokurorinë e Posaçme, ku pas daljes nga godina ka konfirmuar hetimet e SPAK ndaj tij.

Më konkretisht, SPAK po heton ndaj tij në lidhje me një kallëzim të avokatit Idajet Beqiri, të cilin Këlliçi në prononcimin për mediat e quajti “një mashtrues me vendim gjykate”.

Belind Këlliçi është kallëzuar në SPAK për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës.

Ish-deputeti demokrat deklaroi se kallëzimi dhe hetimi ndaj tij është bërë vetëm për shkakun se ka rrëzuar një skemë korrupsioni me vlerë 1 miliardë euro si ajo e inceneratorit të Tiranës.

Belind Këlliçi deklaroi se është në dispozicion të drejtësisë në lidhje me çdo pyetje apo sqarim që ata kanë nevojë.

Lexo edhe:

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

“Sot jam paraqitur në SPAK në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja. Kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha sqarimet e mia shteruese në raport me të gjitha shpifjet dhe vrerin e hedhur ndaj meje vetëm për shkak se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 miliardë euro, atë të inceneratorit të Tiranës dhe kam rrëzuar bandën më të madhe të hajdutëve që ka parë Ballkani Perëndimor, atë 5D, kreu i së cilës doli nga kolegët e SPAK.

Jam i hapur në dispozicion të drejtësisë për cdo pyetje dhe çdo sqarim në raport me mua, familjen time apo këdo që është i lidhur me mua nga dita që kam lindur 25.1.9187 e deri më sot.

Për herët të dytë brenda viti kreu i bandës 5D u paraqit në SPAK. Nëse dikush mendon se duke përdorur persona të diskredituar që nga 1986 do më mbyllë mua gojën e ka gabim. Lërini mënjanë dhe më dilni përballë kushdo që do të më intimidojë. Kushdo që ka diçka në raport me mua, me deklaratat e mia, të nxjerrë fytyrën ballë për ballë, ashtu sic e kam nxjerrë unë.” – deklaroi Këlliçi për gazetarët pas daljes nga SPAK.

Në lidhje me akuzat për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme, Këlliçi u përgjigj se e ka sqaruar një herë këtë çështje dhe se arsimi është krenaria më e madhe për të

“E kam sqaruar para mediave, e kam sqaruar edhe sot në SPAK, kjo është një çështje që është ezauruar nga mediat në fushatë elektorale dhe nuk kam ndërmend që të jap më sqarime. Arsimi dhe edukimi im është krenaria ime më e madhe. Kam ndjekur ligjin amerikan në cdo praktike që kam ndjekur. Jam një nga krenaritë e Institutit Harry Fullz, mund të shkoni të pyesni aty kush jam unë. Mund të shkoni edhe në shkollën 8 vjecare.  

Po jua them, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës time. Nëse keni interes për korrupsionin që ndodh çdo ditë, një nga krenaritë e mia më të mëdha është denoncimi që kam bërë për 5D dhe inceneratorin e Tiranës. Kush mendon se do të më intimidojë në rrugëtimin tim, të më dalë ballë për ballë. Më është kërkuar që për disa detaje të hetimit mos të shprehem publikisht.” – tha drejtuesi i PD-së në Tiranë.

Këlliçi gjithashtu konfirmoi se është pyetur dhe në lidhje me pasurinë e partneres së tij, Ana Shkreli, vajza e Artan Shkrelit. Ai tha se e ka deklaruar edhe në media se nuk bashkëjetojnë të dy.

“Jam pyetur per gjithcka, për pasurinë, më pyetën për partneren time që unë dal në media dhe them që unë nuk bashkëjetoj me të. Ajo po kujdeset për familjen e saj, por meqë media shkruan se ne jetojmë bashkë, më pyetën edhe për të. Për gjithçka më kanë pyetur.” – tha Këlliçi.

Po ashtu, ai bëri me dije se është pyetur dhe në lidhje me foton që ka bërë me presidentin amerikan Donald Trump gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Më kanë kërkuar të ruaj sekretin hetimor. Për çdo gjë më kanë pyetur, edhe për foton me Trump, meqë është thënë në media se kam paguar dhjetra mijëra dollarës.” – tha ai.

I pyetur në lidhje me përfundimin e hetimeve paraprake nga SPAK për dosjen “5D”, Këllipi tha se nuk është njohur ende me njoftimin zyrtar, por këmbënguli se përgjegjës për 5D-në është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Një titullar institucioni që di edhe sa like, share në FB bën një vartës i tij, si ka mundësi që nuk di se sa po vidhet nga vartësit e tij. Mua nuk më gëzon fakti që njerëzit të shkojnë në burgje. Por kush ka shkelur ligjin duhet të përballet me drejtësinë. Por jam për atë që të mos përdoren mish për top ata që ekzekutojnë vendimet, ndërkohë që ata që urdhërojnë zbatimin nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë. Nuk mund të mbahen në burg drejtorët e Veliajt se kanë aplikuar skemën e tij dhe Veliaj nuk pyetet”, tha Këlliçi.

Etiketa: Ana ShkreliBelind KëlliçiHetimetspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Task Forca e SPAK u shndërrua në legjitimues i vjedhjes së zgjedhjeve

18:59 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Fletërrufenë e Ramës do e shpartalloj në Gjykatë”, Meta nga qelia: Ja pse ndërrova avokat

18:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Luan Duzha mohon kontrollet nga SPAK: Nëse kam blerë një votë, unë shkoj me qejf në burg

12:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

SPAK goditi rrjetin e kontrabandës së cigareve, e përfshirë edhe gruaja e deputetit të PS

22:06 : 28/05/2025
AKTUALITET

Lapaj: Partia Socialiste ka tjetërsuar votën e Diasporës, ja provat

20:07 : 28/05/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti i kontrabandës së cigareve/ SPAK: 36 persona nën hetim! Biznesmenë dhe doganierë pjesë e skemës

20:03 : 28/05/2025
Para

Rast i përsëritur, fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet sërish nga flakët

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com