• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nënë e një djali/ Apeli i 30-vjeçares nga Shkodra: Dhunohem nga bashkëshorti, jetoj me ndihma

19:30 : 22/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

“Mbrëmë e parmbrëmë u zumë prapë dhe ai më goditi. Kur pi alkool bëhet i padurueshëm. Dua të ndahem, por ia kam frikën atij, sepse e di që s’do të më lejojë të largohem nga shtëpia”.

Me këto fjalë nis të tregojë historinë e saj 30-vjeçarja Klaudia Hiluka, nënë e një djali 1-vjeç.

Historia e saj e trishtë i ka fillesat në Itali, atje ku jeton familja e Klaudias, nëna, babai dhe 1 motër e 1 vëlla më i vogël se ajo.

Me bashkëshortin, babain e fëmijës, u njoh pikërisht në Itali ku ai ishte emigrant i sapoardhur nga Shqipëria.

Xhelozia e sëmurë bëri që mes çiftit të nisnin shumë shpejt grindjet, konfliktet deri tek dhuna fizike.

Lexo edhe:

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

Nisur nga kjo situatë, prindërit e Klaudias shumë herë insistonin që ajo të mos vazhdonte bashkëjetesën me burrin dhunues, por ajo, shtatzënë, zgjodhi të ndiqte bashkëshortin i cili një vit më parë u kthye në Bogë, në vendlindje.

“Kam jetuar qëkur erdhëm nga Italia e deri në shtator të këtij viti, tek shtëpia e prindërve të bashkëshortit. Nuk mund tua tregoj gjendjen në të cilën ndodhesha. Familja ime më dha ultimatum, ose me ta ose me familjen e burrit dhe unë zgjodha babain e fëmijës, sepse e doja. Por nuk e prisja të gjendesha këtu ku jam”, thotë e reja që sytë i mbushen me lot teksa shtrëngon në kraharor djalin që sapo ka mbushur 1 vjeç.

Dhuna fizike, shkak i arsyes për divorc

Klaudia thotë se i shoqi është xheloz për të dhe nuk e lejon të punojë.

Ajo është larguar nga Lezha, vendlindja e saj, drejt Italisë me familjen shumë herët, që kur ishte fëmijë dhe atje kishte një punë e siguronte të ardhura në mënyrë të pavarur. Por bashkëjetesa i mbylli shumë dyer duke e shndërruar në një shtëpiake që nuk siguron dot as ushqim për djalin.

‘Jetoj me ndihma, kam trokitur në dyert e bashkisë Shkodër për ndihmë ekonomike, por duhet të përgatis dokumentacionin. Ndonjëherë kur ai punon më sjell të holla në shtëpi, por këto janë shumë pak në raport me nevojat e djalit.

Kisha franceskane këtu në Shkodër shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë dhe unë i jam drejtuar atyre. Por shqetësimi im më i madh është gjyqi, sepse unë dua të largohem tek familja ime në Itali e për këtë dua të marr kujdestarinë e fëmijës. Nuk e di si do e presë burri im edhe pse unë i kam thënë se do të ndahemi’, thotë Klaudia me lot në sy.

Në zyrën ligjore për ndihmë juridike parësore që ndodhet në gjykatën e rrethit Shkodër, rastin e Klaudias po e ndjek një ekip juristësh të cilët thonë se shpresojnë t’i japin zgjidhje.

Xhenjola Sulejmani, juriste pranë kësaj zyre thotë se me rastin e nënës së re 30-vjeçare, ndihma juridike konsiston në disa drejtime.

“Së pari Klaudia po përgatit dokumentacionin për përfitimin e ndihmës ekonomike. Më pas ne si zyrë do të përgatisim shkresat që kërkojnë përfaqësimin e Klaudias në gjyqin e divorcit me një avokat falas nga shteti. Patjetër që urdhri i mbrojtjes prevalon nga të gjitha këto, pasi Klaudia është një grua që dhunohet sistematikisht nga bashkëshorti, por ajo në kushtet e dobësisë si nënë e grua, e ka falur disa herë dhe ka tërhequr denoncimin. Sot jemi në kushtet kur vetë Klaudia kërkon që të ndahet prej tij, ndaj urdhri i mbrojtjes është hapi i parë që do të kërkojmë ne si zyrë ligjore’, thotë juristja Sulejmani.

Klaudia thotë se kësaj here nuk do të tërhiqet, por do t’i shkojë gjërave deri në fund, ndonëse u trembet pasojave.

Ajo ndjehet e vetme, e braktisur nga familja e saj biologjike, nga familja e bashkëshortit, dhe në Shkodër ajo s’ka asnjë të afërm që mund ta ndihmojnë.

Për këtë arsye, ajo disa herë ka paditur bashkëshortin e po aq herë është detyruar ta tërheqë padinë.

“Në Itali ai bëri burg për dhunë në familje. Unë mendoja se do të ndryshonte në Shqipëri pasi ma kishte premtuar. E ndoqa në kushtet e dëshpërimit, sepse s’dija si do bëja me një fëmijë të vogël e vetme. Por sot e shoh se nuk ka asnjë tërheqje më. Do ti shkoj deri në fund për djalin”, thotë Hiluka.

Zyra për ndihmë juridike falas në gjykatën e rrethit Shkodër është ndër 20 qendrat e hapura në disa bashki të vendit ku 12 janë hapur me fondet e PNUD në bashkëpunim me qeverinë austriake nga të cilat 6 vazhdojnë të mbështeten po nga PNUD ndërsa 14 të tjera tashmë financohen nga buxheti i shtetit./GazetaSi

Etiketa: bashkeshortidhunadivorcidjaleKlaudia HilukaShkoder

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut përmbytin Shkodrën, ja zonat më të rrezikuara

11:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

Reshjet e shiut dhe era e fortë rrëzojnë pemën, bllokohet rruga në Shkodër

09:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

Asnjë gjurmë prej 19 ditësh, 41-vjeçari denoncon humbjen e gruas në Shkodër

11:58 : 23/10/2025
AKTUALITET

Qarkullonin me drogë dhe të armatosur, arrestohen 2 persona në Shkodër

11:32 : 23/10/2025
AKTUALITET

Gjykata i kishte ndaluar daljen jashtë shtetit, 37-vjeçari kapet duke kaluar kufirin drejt Malit të Zi

12:31 : 22/10/2025
Para

Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra

TË GJITHA

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com