• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos në prag Krishtlindje: S’ka gjë më të bukur sesa të duash

13:42 : 22/12/2024
në AKTUALITET

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët katolikë e ortodoksë për festën e Krishtlindjes dhe Vitin e Ri 2025.

Teksa uron paqe, begati dhe mbarësi për besimtarët, kryepeshkopi thotë se ajo që i jep vlerë njeriut nuk është raca, prejardhja apo aftësitë, por është natyra humane e tij.

Në lutjen e tij, Janullatos apelon për më shumë paqe dhe shpresë për njerëzimin.

Mesazhi i plotë: 

Lexo edhe:

Bestytnitë/ Çfarë duhet të bëni për një vit sa më të mbarë

Nga Viti i Ri te Bajrami dhe Dita e Verës, ja 15 festat që do të gëzojnë shqiptarët në 2026

Mishërimi i Fjalës së Perëndisë, pra: “Fjala u mishërua dhe banoi ndër ne” (Jn. 1:14), vazhdon të mbetet ende një e vërtetë kryesore dhe një bosht i qëndrueshëm i mendimit dhe i jetës së tërë besimtarëve të krishterë. Sikurse e pohojmë me vendosmëri në Simbolin e Besimit, ne besojmë në Jisu Krishtin, “Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që lindi prej Atit përpara gjithë shekujve… Që për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë, zbriti prej qiejve dhe u trupëzua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari, dhe u bë njeri”.

Sipas shprehjes së mrekullueshme të Athanasit të Madh, “Ai u mishërua, që ne të hyjnizohemi”. Krishtlindja na zbulon dy faza të Planit Hyjnor: Së pari, ardhjen e Birit dhe Fjalës së Perëndisë në historinë e njerëzimit; së dyti, qëllimin e ardhjes, që është hyjnizimi i njeriut sipas hirit. Gjithashtu, na zbulon se rruga e dashurisë është e vetmja mënyrë për ta bërë të mundur këtë qëllim. Krishti i mishëruar, i vërteti “Princ i paqes”, nuk “u shfaq në mish” si sundimtar me fuqi, njohje dhe pushtet njerëzor. Perëndia i pafund dhe i paarritshëm mori natyrë të plotë njerëzore, duke theksuar vlerën e pamasë të njeriut. Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja, raca, njohuritë apo aftësitë e tij, por fakti që është njeri.

Përkufi zimi “në mish” përfshin çdo gjë materiale dhe shpirtërore që përbën njeriun. Në Personin e Krishtit, natyra hyjnore dhe natyra njerëzore i bëjnë vend njëra-tjetrës pa u tjetërsuar. Kemi të bëjmë me një Ngjarje që është themeli i zbulesës së krishterë, që mbështet çdo vlerë dhe propozim të krishterë.

* * *

Krishtlindja shpall tërë gëzim se “Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme” (Jn. 3:16). Madje shpall se Biri i mishëruar i Perëndisë zbulon misterin e Perëndisë Triadik. Kjo e kremte e madhe Zotërore e Lindjes së Perëndisë e ndriçon zemrën me qetësi, ngushëllim, optimizëm dhe bujari. Por, mbi të gjitha, zbulon se Perëndia është dashuri. Dashuria e krishterë nuk është një shpërthim i papërcaktuar emocional, por një qëndrim jete, që shprehet në jetëne përditshme.

Është një dritë hyjnore, që ndriçon në tërë qenien. Rrezet e saj i përkufizon në mënyrë shprehëse apostull Pavli: “Dashuria është zemërgjerë, kërkon të mirën. Dashuria nuk

ka smirë. Dashuria nuk krekoset, nuk mburret, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon përfitimin e saj, nuk pezmatohet, nuk mendon të ligën, nuk gëzohet me padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën. Dashuria përballon gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka dhe duron gjithçka. Dashuria nuk shteron kurrë (1 Kor. 13:4-7).

Krijuesi dhe Zoti i gjithësisë, nuk është një energji, një urtësi, një fuqi jopersonale, të cilit i afrohesh përmes aftësive menduese të trurit. Ai është Perëndi personal që dashuron dhe i zbulohet njeriut, i cili ndodhet në një marrëdhënie të vazhdueshme me të. Një marrëdhënie që e lartëson të gjithë qenien njerëzore.

Perëndia, tek i cili kemi mbështetur jetën tonë, nuk e braktisi njerëzimin, të cilin e mundon egoizmi dhe armiqësia. Ai vazhdon të jetë Emanueli, “Perëndia është me ne”, duke i dhënë jetës kuptim dhe përmbushje. Përmes përulësisë, e cila ndërthuret gjithmonë me dashurinë, i kundërvihet krenarisë, rrënjës së përhershme të çdo të keqeje, lakmisë, agresivitetit, konfliktevevrastare, përplasjeve shkatërrimtare.

Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi.

Kisha nuk kufizohet thjesht në disa reflektime; ajo i kremton këto ngjarje në mënyrë dhoksologjike dhe i shpjegon përmes himneve. “Ja Krishti lind, lavdërojeni. Ja Krishti qiellit vjen, dilni priteni. Ja Krishti mbi dhénë, ngrihuni!”. Në këto ditë kremtuese, ne që jemi besimtarë duhet të lartësohemi drejt një jete lavdërimi dhe dashurie. Vëllezërit e mi, po jua rikujtoj: S’ka gjë më të bukur sesa të duash, edhe sikur të lodhesh, sado që të vuash. S’ka gjë më të mrekullueshme sesa të duash, “në Krishtin” vërtet të duash.

“Perëndia është dashuri. Ai që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia qëndron në të” (1 Jn. 4:16). Krishtlindje të Bekuara!

Me paqe dhe shpresë qoftë Viti i Ri 2025!

Me dashuri të përzemërt në Krishtin Jisu, Αnastasi, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë.

Etiketa: Anastas JanullatoskrishtlindjeViti i Ri

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Bestytnitë/ Çfarë duhet të bëni për një vit sa më të mbarë

18:30 : 02/01/2026
AKTUALITET

Nga Viti i Ri te Bajrami dhe Dita e Verës, ja 15 festat që do të gëzojnë shqiptarët në 2026

09:12 : 01/01/2026
AKTUALITET

Adriatik Lapaj pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:06 : 31/12/2025
AKTUALITET

Darka e Vitit të Ri/ Zbuloni ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj

17:49 : 31/12/2025
AKTUALITET

Berisha mesazh urimi për fundvitin: Shqiptarët, më të keqpaguarit, ministrat të zhytur në luks

16:25 : 31/12/2025
BOTA

Viti i Ri 2026 mbërrin edhe në Australi, festime me spektakël fishekzjarrësh (Video)

14:06 : 31/12/2025
Para

Largohen shtatë kapitenë në dy vite, Partizani ia beson shiritin 21-vjeçarit

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet