• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka fonde, kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit rrezikon të ndalet

17:03 : 20/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit, i cili filloi si projekt pilot, rrezikon të mos vijojë më për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas një raporti monitorues të organizatës “Together for Life”, mungesa e një buxheti të qëndrueshëm nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) rrezikon qëndrueshmërinë e këtij shërbimi jetësor.

Shërbimi u nis si projekt pilot në vitin 2021 në qendrat shëndetësore të Fierit dhe Dibrës. Më vonë, në kuadër të projektit “Shëndet për të Gjithë” (HAP), u shtri në 120 qendra shëndetësore falë dhe mbështetjes financiare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SCD).

“Krijohet përshtypja se deri tani, MSHMS ia ka lënë barrën financiare donatorëve, konkretisht qeverisë zvicerane, nëpërmjet projektit HAP,” thuhet në raport.

Rreth 35% e të moshuarve mbi 70 vjeç vuajnë nga kufizime të lëvizjes, që i bëjnë ata të varur nga shërbimet shëndetësore në banesë. Shifrat rriten ndjeshëm në moshën mbi 85 vjeç.

Lexo edhe:

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

“Artriti, osteoporoza, frakturat, goditjet në tru dhe sëmundja e Parkinsonit janë disa nga shkaqet kryesore të këtyre problemeve,” përfundon raporti.

Vetëm 8.9% e pacientëve invalidë mund të vizitojnë qendrat shëndetësore pa ndihmë, ndërsa shumica (63.8%) raportojnë pamundësinë për të ecur deri në qendra, të pasuar nga ata që nuk mund të përballojnë kostot e transportit (38.7%).

Përveç mungesës së fondeve, raporti thotë se infrastruktura e shërbimeve shëndetësore vuan nga mungesa e aksesit për personat me vështirësi në lëvizje.

“Shumë institucione shëndetësore ende nuk kanë rampa dhe ashensorë të përshtatshëm,” thekson raporti.

Sipas programit HAP, 15,000 deri në 20,000 pacientë invalidë në Shqipëri kanë nevojë për shërbime në banesë. Megjithatë, pavarësisht se qeveria e ka përfshirë një kujdes të tillë si pjesë të “Strategjisë së Zhvillimit të Shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor 2020-2025”, mungesa e fondeve mbetet pengesë.

“Ministria nuk ka parashikuar fonde shtesë për këtë shërbim, përveç mbulimit të pagave të stafit mjekësor që e ofron atë,” thekson monitorimi duke shtuar se “kjo mungesë buxhetimi e bën shërbimin të varur nga donatorët”.

/Citizens.al

Etiketa: banesakujdesi shendetesorministria e shendetesiseNuk ka fonderrezikonte moshuarit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Ku*vë je”/ I riu dhunon nënën dhe motrën, kërkon t’u marrë banesën

21:56 : 06/10/2025
AKTUALITET

Ministrja e re e Shëndetësisë me orar part-time! Shkon 2 javë te puna në Itali

14:11 : 29/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Elbasan/ Banesa përfshihet nga zjarri, humb jetën një person

16:29 : 27/09/2025
Para

Zbulohet laborator për kultivim marijuane dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohet shqiptari

TË GJITHA

Vendimi/ Celibashi nuk e regjistron Gjergji Nikën si kandidat për Bashkinë e Vlorës

13:16 : 26/10/2025

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com