• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

20:18 : 20/12/2024
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli të enjten me 19 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik, Florian Ballhysa që e kundërshtoi si të pabazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të Bonjakut.

Prokurori Bonjaku e kaloi vetingun në shkallë të parë me shumicat e votave të treshes së KPK që kreu hetimin administrativ ndaj tij. Shumica e përbërë nga relatori Olsi Komici dhe anëtarja Valbona Sanxhaktari, arsyetoi se disa pasaktësi në deklarimin e pasurive nuk mund të sillnin penalizimin e subjektit. Ndërsa kryesuesja Xhensila Pine në pakicë vlerësoi se Bonjaku kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasuritë, si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia nëpërmjet mangësive në kryerjen e veprimeve hetimore dhe arsyetimin e akteve procedurale.

Komisioneri Ballhysa ushtroi ankim dhe po ashtu arsyetoi se Bonjaku ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë dhe së bashku me problemet e gjetura në kriterin e figurës dhe atë të aftësive profesionale, në vlerësim tërësor duhej të sillnin shkarkimin e tij për “cënim të besimit të publikut te drejtësia”.

Bonjaku i kundërshtoi si të pabazuara shkaqet e Komisionerit dhe paraqiti pretendimet e tij në Kolegj gjatë disa seancave.

Lexo edhe:

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz kryesuese, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e  Sokol Çomo, në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Florian Bonjaku.

Kryesuesja Schuetz parashtroi në mënyrë të përmbledhur argumentet në të cilat është bazuar vendimmarrja. Për një apartament në Durrës që subjekti rezulton ta ketë blerë nga vjehrri, Kolegji konstaton se Bonjaku ka nënshkruar dy kontrata dhe se nuk e ka deklaruar atë që ka shërbyer për marrjen e një kredie që ka shërbyer për pagesën e një banese tjetër në Tiranë.

Sipas KPA, pavarësisht pretendimeve për qëllimin e përdorimit të kontratës për përfitimin e kredisë, duket se deklarimet e subjektit nuk kanë qenë të sinqerta. Po ashtu, nuk janë gjetur të besueshme deklarimet se këtë kontratë nuk e disponon për shkak të kalimit të një kohe të gjatë dhe se i është sjellë në vëmendje kur është pyetur nga Komisioni.

KPA vëren se të dyja kontratat janë nënshkruar në vitin 2003 dhe mundësia për kujtesë duhej të ishte e njëjtë. Mosdeklarimi i një prej kontratave gjatë procesit, konsiderohet se nuk ka qenë thjeshtë çështje harrese, por një përpjekje për ta mbajtur jashtë hetimit.

KPA i ka gjetur të drejta shkaqet e Komisionerit se subjekti nuk ka deklaruar të drejtat dhe përfitimin e titullit të pronësisë për apartamentin në Tiranë. Megjithëse është deklaruar kredia e marrë për blerjen e këtij apartamenti, Kolegji vlerëson se mosdeklarimi tregon për moszabtimin e detyrimit për deklarim dhe bie në kontradiktë me sjelljen që duhet të ketë një prokuror.

Këto gjetje të konstatuara në kriterin e pasurisë, Kolegji ka çmuar t’i konsiderojë në vlerësimin e përgjithshëm.

Lidhur me konstatimin në kriterin e figurës, KPA vëren se nga analiza e transkripteve të përgjimeve të dy të proceduarve për kultivim të narkotikëve të hetuar nga subjekti, ka rezultuar se ato paraqiten ndryshe në aktet fillestare, nga ato më vonë kur janë vendosur nën akuzë për moskallëzim krimi. Nisur dhe nga fakti se gjykata e ka kthyer çështjen për hetime të mëtejshme, KPA ka arritur në përfundimin se subjekti duhej të kishte vlerësuar përgjimet e të proceduarve. Shpjegimet e Bonjakut u konsideruan prej Kolegjit si një përpjekje për të mbrojtur konkluzionet e veta në atë çështje. Po ashtu, KPA vlerëson se është i drejtë konstatimi i Komisionerit për mungesë të argumenteve në kërkesën e dorëzuar në gjykatë për të proceduarit.

Kolegji konstatoi dhe mangësi profesionale, si mosnjoftime apo moskryerje e hetimeve për një kohë të gjatë, të pajustifikuar, që së bashku me gjetjet në kriterin e pasurisë dhe figurës janë konsideruar në vlerësimin tërësor duke konkluduar se prokurori Florian Bonjaku nuk e arrin të kalojë testin e besueshmërisë së publikut. Për rrjedhojë u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe shkarkimi i këtij subjekti rivlerësimi./Reporter.al

Etiketa: florian bonjakuKolegji i Posaçëm i Apelimitkpakpkprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
AKTUALITET

Përplasje interesash në SPAK/ Dumani shkarkon Krajën si drejtor, ja kë emëron në vend të tij

19:37 : 19/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

09:11 : 19/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Çlirim Sino kundërshton shkarkimin në KPA

09:17 : 17/06/2025
Para

Me sytë nga Big Brother 4, Ledion Liço: Këtë vit një banor i Shqipërisë do këmbehet me konkurent italian

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

22:55 : 23/06/2025

Tri vatra zjarri ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Situatë problematike në këto qarqe

22:54 : 23/06/2025

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com