• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Konfiskohen pasuritë e ish ministrit Lefter Koka

14:09 : 20/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Konfiskohen 12 pasuri të paluajtshme dhe 5 shoqëri tregtare, në pronësi të 5 shtetasve.

Pasuritë e konfiskuara janë të ish-ministrit Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani të dënuar për inceneratorin e Elbasanit.

Mbi 88% e aksioneve janë në pronësi të ish-ministrit Lefter Koka, në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë, ndërsa vlera në total e pasurive të sekuestruara shkojnë 340 mln lekë.

Përveç subjekteve tregtare, janë konfiskuar edhe 8 apartamente si dhe truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

“Në kuadër të procedimit penal të vitit 2020, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për konfiskimin e 12 pasurive të paluajtshme dhe të 5 shoqërive tregtare, në pronësi të shtetasve Lefter Koka, Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edhe:

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

  • Konkretisht janë sekuestruar:

-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;

-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;

-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;

-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë.

Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme.

  • Inceneratori i Elbasanit, 10 vjet burg Lefter Koka dhe Zoton

Kujtojmë që më 8 Nëntor 2024, trupa gjykuese në Apelin e GJKKO-së e përfaqësuar nga Ilirjana Olldashi, ka vendosur dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënohet përfundimisht me 6.8 vite pas hekurave.

Po ashtu Apeli i GJKKO ka vendosur dhe sekuestrimin e disa prej pronave të Lefter Kokës. Bëhet fjalë për aksionet e tij në kantinën e pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbej. Më konkretisht rreth 88.19% të kësaj kompanie janë vënë në sekuestron e GJKKO.

Ndërkohë për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako shpallet fajtor dhe dënohet për “shpërdorim detyre” me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi.

Kërkesat ishin depozituar nga SPAK, që nuk ishte dakord me shkallën e parë, duke kërkuar shtihim e akuzës ‘shpërdorim detyre’ për të dy, si dhe prishjen e pafajësisë së shkallës së parë për Bllakon.

Ndërkohë Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.

Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite. Pellumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vjet dhe Serafin Papa 1.4 burg.

Gjithashtu Apeli ka lënë në fuqi edhe sekuestrot e vendosura, duke i kaluar në konfiskim pasuritë, përfshi edhe shoqëritë e ndjekura penalisht dhe të dënuara me mbyllje, sipas vendimit të marrë sot dhe të zbardhur.

Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, sa ishin dhe si bëhen në Apel:

  • Lefter Koka, ish ministri i Mjedisit u dënua me 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8 vite (i ra akuza e shpërdorimit), bëhet në Apel 6,8 vite burg
  • Klodian Zoto, administrator i firmës koncensionare u dënua me 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8 vite (i shpallur në kërkim), lihet në fuqi
  • Mirel Mërtiti, pronari i Albteckenergy u dënua me10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8 vite, lihet në fuqi
  • Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit u dënua me 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8 (e shpallur në kërkim), lihet në fuqi
  • Alqi Bllako, ish deputeti i PS-së shpallet i pafajshëm, bëhet në Apel 2 vite e 8 muaj burgim
  • Pëllumb Abeshi, ish drejtori i Politikave në ministrinë e mjedisit u dënua me 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8 vite, lihet në fuqi
  • Bardhyl Cabiri, ish-anëtari i Komisionit për dhënien e koncensionit nga Bashkia e Elbasanit u dënua me 2 vjet burg, lihet në fuqi
  • Jonida Zeqo, ish zyrtare u dënua me 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8 vite, lihet në fuqi
  • Serafin Papa, u dënua me 1.4 vite burg, lihet në fuqi
Etiketa: inceneratoriInceneratori i Elbasanitlefte rkokalefter kokamilionapasuritepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

14:09 : 14/09/2025
AKTUALITET

Ndërtim pa leje, vjedhje në kishë dhe aksidente, 4 në pranga, 3 nën hetim në Vlorë

12:31 : 14/09/2025
AKTUALITET

Goditet grupi i kriptomonedhave në Fier, 6 në pranga, 2 në kërkim! Zbardhet skema e mashtrimit

12:12 : 14/09/2025
AKTUALITET

Mashtrimi me platformat Xuex dhe TXEX, disa persona të arrestuar

10:45 : 14/09/2025
BOTA

E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon

10:29 : 14/09/2025
RAJONI

I ra lisi duke prerë dru, humb jetën një person në Kosovë

09:56 : 14/09/2025
Para

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen e Alqi Bllakos

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com