• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati në Vlorë/ U qëllua me 30 plumba, Kevin Hajrulla dërgohet drejt Traumës (DËSHMITARI)

08:37 : 19/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati ndaj tij, është dërguar në Spitalin e Traumës.

Burime mediatike bëjnë me dije se i riu është transportuar te Trauma në Tiranë rreth orës 02:15 të 19 dhjetorit, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndaj Kevin Hajrulla është qëlluar me të paktën 30 plumba. Nga breshëria e kallashit mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu 35 vjeç, tregtar shumice i fruta perimeve. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa 30-vjeçari po lufton për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në trup e në bark.

Sipas dëshmitarëve okularë, momenti pas të shtënave ishte kaotik. Në pamje e bëra publike në media, shihet se si i plagosuri Kevin Hajrulla, i mbuluar me gjak dhe në gjendje të rënduar, futet me vështirësi në një makinë nga të afërmit që përpiqeshin ta transportonin drejt spitalit. Dëgjohet zëri i një personi që thotë: “Iku ore, iku”.

  • Kush është Kevin Hajrulla?
Shënjestra e atentatit, Kevin Hajrulla (I plagosur)

Raportohet se 30-vjeçari Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë, pasi i ka shpëtuar disa atentateve në Vlorë. Ai ka qenë shënjestër e dy atentateve, në vitin 2017 dhe 2019.

Po ashtu, Inez Hajrulla ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013.

  • Dëshmitari i tronditur: U shtriva barkas

Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut teksa janë dëgjuar të shtënat me armë në qytetin e Vlorës.

Qytetari rrëfen se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat. Ai thotë se nuk ka parë asgjë, madje në atë moment po shikonte televizor dhe sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë barkas.

“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, është shprehur dëshmitari.

Atentati me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës duke tronditur qytetarët dhe kalimtarë të çastit.

Autorët e pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri me të cilin ka qenë duke lëvizur dhe më pas derdhën breshëri plumbash në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles.

  • Autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura
Makina e djegur në fshatin Panaja

Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane.

Po të njëjtat brime thonë se targat rezultojnë të vjedhura. Tre dyshohet se kanë qenë autorët e përfshirë në atentat, një shofer dhe dy qitës.

Makina e autorëve tip KIA u gjet e djegur në fshatin Panaja në autostradën Vlorë-Fier, ndërsa autorët më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, në mjetin e djegur të autorëve në fshatin Panaja janë gjetur dy kallashnikovët e përdorur për atentatin. Njëra armë është sediljen e pasagjerit në pjesën e parme të makinës, ndërsa tjetra pas. Kjo konfirmon edhe praninë e 3 autorëve, njëri shofer dhe dy qitës.

Pikërisht në këtë zonë, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.

E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve.

Makina e djegur me targa të vjedhura të autorëve
  • Njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”, njofton policia.

Etiketa: Armand SpahiuatentatKevin HajrullakrimplagosjeSpitalvlorevrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma
AKTUALITET

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025
Para

Mblidhet sot Kuvendi, ja çfarë pritet të ndodhë në seancën plenare

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com