• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Era e ndryshimit

17:49 : 19/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Duket ashiqare që ka një valë fitoresh apo perspektive për fitore elektorale të forcave të djathta në botë. Sivjet u arrit një rekord global ku 64 vende te botës mbajtën zgjedhjet, pa përfshirë këtu zgjedhjet për parlamentin evropian. Rreth 2 miliardë njerëz i’i drejtuan kutive të votimit për të shprehur verdiktin e tyre demokratik. Dhe rezultatet nga India e mbi 1.4 miliardë njerëzve, te zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi që zgjodhën qartësisht AKP-në konservatore dhe presidentin Erdogan e konfirmuan këtë trend apo Argjentina që ia besoi presidencën libertarianit Javier Mileii cili po shkund politikën e atij vendi me reforma qartësisht të djathta, duke ulur ndjeshëm shpenzimet buxhetore dhe inflacionin dhe reduktuar borxhin sipas premtimeve elektorale.

Qershia mbi tortë qe plebishiti elektoral amerikan në favor të republikanëve,ku përveç presidentit, konservatorët morën në kontroll të dyja dhomat e kongresit si dhe fituan garën e guvernatorëve. Njëjtë ndodhi në Francë ku koalicioni mes Tubimit Kombëtar dhe Republikanëve të qendrës së djathtë si në terma përqindje votuesish (43.3%), ashtu dhe mandate (190) së bashku dolën të parët. Natyrisht pati përjashtime që përforcojnë rregullin si zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar por atje konservatorët kishin rreth tre mandate të pandërprera në qeverisje dhe pritej paraprakisht të kalonin në opozitë.

Zgjedhjet në parlamentin evropian konfirmuan gjithashtu fitoren e grupimit EPP të partive popullore të djathta që vijon të ruajë epësinë si formacioni më i madh politik që ka përfaqësimin kryesor edhe në komisionin evropian të udhëhequr sërish nga von der Leyen. Një i djathtë klasik, si Mark Rutte që ka qeverisur Hollandën më gjatë se kushdo tjetër në historinë moderne u zgjodh së fundmi si sekretar i përgjithshëm i NATOs dhe pavarësisht se kjo organizatë nuk ka baza ideologjike, afërsia e tij edhe ideologjike me presidentin Trump, japin garanci jo vetëm për përmbushje të detyrimeve buxhetore të vendeve të NATOs (23 nga 32 prej tyre i përmbushin deri tani detyrimet e shpenzimeve të 2 përqindshit të PBB-së), por edhe për një sintoni vlerash që reflektojnë dhe atë qëështë një pikë e fortë e konservatorëve anembanë, fokusi te siguria.

Viti 2025 gjithashtu pret konfirmimin zgjedhor të grupimit të djathtë konservator të CDU-CSU, të ndjekur sipas sondazheve nga AFD e ekstremit të djathtë duke i zhvendosur social-demokratët e kancelarit aktual Sholz vetëm në vend të tretë aktualisht. Qeveria e Sholzit në fakt sapo u rrëzua nga një mocion mosbesimi, plot nëntë muaj para datës së zgjedhjeve të rregullta, duke bërë që të ketë zgjedhje të parakohshme për herë të katërt në 75 vjet.

Lexo edhe:

Çfarë pritet nga Rama 4?

Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

Gjithashtu pritet në Hungari të fitojë kandidatja e qendrës së djathtë për presidente në balotazh, Elena Lasconi, e cila përballë ka një kandidat të ekstremit të djathtë ndërkohë që kandidati i majtë u skualifikua nga balotazhi pasi u rendit i treti në raundin e parë. Gjithashtu, nga Australia në Kanada priten fitore bindshëm të alternativave të qendrës së djathtë në zgjedhjet përgjatë 2025-ës. Edhe në Kosovë që pritet sipas sondazheve një fitore relative e Vetvendosjes, nuk pritet të ketënjë shumicë dhe shumica ka gjasa të ndërtohet përreth një boshti të qendrës së djathtë.

Natyrisht, duke qenë se dhe Shqipëria është në një vit zgjedhor dhe fushata e pashpallur tashmë ka filluar, pritet me mjaft kërshëri nëse do të kemi rotacion pushteti dhe rikthim të demokratëve dhe forcave opozitare në pushtet apo do të vijojë Rama me mandatin e katërt të paprecedentë. Erërat që fryjnë anekënd nuk mund të lënë anash Shqipërinë, të kalojnë tangent, apo të lënë indiferent votuesin shqiptar. Nevoja e reflektimit mbi propagandën dhe demagogjinë, nxitja nga interesi personal për të arritur te e mira e përbashkët, mund të jenë parakushte edhe për pranverën shqiptare dhe nevojë për rotacionin si conditio sine qua non e demokracisë.

Etiketa: e djathtaErafitonilir kalemajndryshimiperendim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit për sot

08:01 : 14/09/2025
AKTUALITET

Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë, moti për sot

08:06 : 09/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Parlamentin e Abkhazisë! Vritet deputeti, plagoset një tjetër

TË GJITHA

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama e SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025

VanHorn: Ndarja e pushteteve, liria e fjalës dhe sundimi i ligjit – themeli i besimit mes qeverive e popujve

14:43 : 18/09/2025

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes! Mashtrimet online po marrin forma të reja

14:37 : 18/09/2025

Policia e Kosovës gjen municion luftarak në veri, çfarë dyshohet

14:27 : 18/09/2025

Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

14:18 : 18/09/2025

EMRI-FOTO/ Ky është polici që u filmua në momente intime me një adoleshente, shoqërohet njerku i adoleshentes

14:08 : 18/09/2025

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com