• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do shpallen të pavlefshme bisedat e “Sky”? Kushtetuesja përfundon shqyrtimin, pritet vendimi

15:33 : 19/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar ditën e sotme se ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor, të padisë së biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të mesazheve të përftuar nga aplikacionet e inkriptuara “Sky Ecc” dhe “EncroChat”.

Pas përfundimit të shqyrtimit, Kushtetuesja është tërhequr për të marrë një vendim, i cili bëhet me dije se do t’u komunikohet palëve brenda afateve ligjore.

Bisedat e “Sky ECC” dhe “EncroChat” përfunduan në Kushtetuese, pas refuzimit të Gjykatës së Lartë për t’i rrëzuar si prova dhe hequr masën e sigurisë “arrest me burg” Pëllumb Gjokës.

Ai u arrestua më 27 Korrik të vitit 2023, në bazë të një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Bashkë me Pëllumb Gjokën u arrestuan edhe prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales së Policisë së Shtetit, Oltion Bistri dhe personazhe të tjerë të kronikës së zezë në zonën e Shkodrës.

Ata akuzohen si pjesë e një grupi kriminal dhe mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme, nga vrasja, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për kryerje vrasjeje, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash e të tjerë.

Lexo edhe:

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

Hetimi për këtë grup personash nisi, pasi SPAK administroi nga autoritetet franceze dhe belge të dhënat e ç’koduara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat.

Sipas SPAK-ut, Pëllumb Gjoka rezulton të ketë komunikuar me mesazhe me anëtarë të fisit Bajri në Shkodër për kryerje atentatesh, përfshirë pagesa për ekzekutorët dhe financim për blerje armësh.

Pëllumb Gjoka dhe të tjerët kanë kundërshtuar provat e Prokurorisë së Posaçme, duke vënë në pikepyetje edhe vlefshmërinë e marrjes dhe përdorimit të mesazheve nga Sky në procese penale në Shqipëri. Kërkesa e biznesmenit Gjoka është rrëzuar në tre shkallët e gjyqësorit.

Përdorimi i bisedave të “Sky Ecc” në procese gjyqësore penale ka hapur një debat të fort juridik edhe në vende të Bashkimit Europian.

Pak muaj më parë, Gjykata Europiane e Drejtësisë dha një vendim orientues për gjykatat e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian.

Sipas atij vendimi, të dhënat duhet të vlerësohen nga gjykatësit lokale, në frymën e legjislacionin vendas.

Të dhënat e përftuara nga Sky/Ecc nuk janë përdorur si prova nga prokuroritë e vendeve të ndryshme, përfshirë edhe atë shqiptare, por kanë shërbyer si indicje për të shkuar tek prova.

Një mjet i ngjashëm i kërkimit të provës është përgjimi. Por, rasti i informacionit të siguruar nga Sky/Ecc nuk ndjek të njëjtën rrugë proceduriale, si përgjimi.

Legjislacionet proceduriale penale, ku mbështetet edhe ai shqiptar, e vënë në lëvizje mjetin e përgjimit në rastet e (1) hetimeve të regjistruara, (2) me persona konkretë të dyshuar dhe (3) me afate të përcaktuara qartë.

Ndërsa, në rastin e të dhënave Sky, situata është shumë më ndryshe. Pak vite më parë, autoritetet belge dhe franceze arritën të hynin në serverat e kompanive që menaxhonin platformat e komunikimit të koduar Sky/Enchrochat dhe arritën të gjenin “minierë informacioni” për grupet kriminale në mbarë botën, mes tyre edhe shqiptare.

Tashmë, debati është i përqëndruar në faktin se si mund të përdoren këto të dhëna si indicje apo si mjet të kërkimit të provës në një proces penal, kur ato nuk janë marrë në formë strikte-pra, nuk ka pasur më herët një hetim të regjistruar për një pjesë të mirë të të dyshuarve apo të veprave penale të zbuluara në komunikimet Sky; nuk ka pasur persona në përgjim sipas parashikimeve klasike të Kodit të Procedurës Penale; si edhe nuk ka pasur afate “përgjimi”.

Gjithësesi, këto pyetje dhe të tjera pritet të marrim përgjigje në vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, e cila do të shprehet për kërkesën e biznesmenit të arrestuar, Pellumb Gjoka.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

“Në datën 19.12.2024 Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën gjyqësore të çështjes me kërkues Pëllumb Gjoka dhe objekt: “Shfuqizimi i vendimeve nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 38, datë 31.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2023-2238 (364), datë 22.12.2023, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për pjesën që kanë disponuar për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg” ndaj kërkuesit. Shfuqizimi i shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 dhe i pikës 4 të nenit 6, si dhe i pikës 2 të nenit 42 të ligjit nr. 95/2016, datë 06.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës Shqipërisë, për shkak se cenojnë pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve të posaçëm”.

Gjykata shqyrtoi ankimin kushtetues individual, kërkesat dhe aktet e tjera të paraqitura nga kërkuesi, prapësimet e subjekteve të interesuara dhe aktet e paraqitura prej tyre dhe pasi administroi të gjitha provat e paraqitura nga palët, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit. Vendimi do t’u komunikohet palëve sipas rregullave dhe afateve ligjore”.

Etiketa: bisedatEncroChatGjykata KushtetuesePëllumb Gjokaprova ligjorevendimi“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Sonila Bejtja ikën nga Gjykata Kushtetuese

16:37 : 24/10/2025
AKTUALITET

Aulon Kalaja i drejtohet Kushtetueses: Duhet të rishqyrtohet çështja për të parë sa vota kam marrë

11:44 : 24/10/2025
AKTUALITET

Llogaria emër për emër/ Sa e reduktuan mandatin e vetes gjyqtarët kushtetues për të kënaqur Sadushin

10:36 : 18/10/2025
AKTUALITET

GJK i hapi rrugë Presidentit për shpalljen e vakancës për mandatin e Sonila Bejtjas, Berisha: Po shkelmon ligjin

13:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
Para

Wisner: Administrata Trump s’do të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

TË GJITHA

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com