• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Samiti në Bruksel mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

15:37 : 18/12/2024
në AKTUALITET, BOTA, RAJONI

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit.

Qëllimi i samitit BE- Ballkani Perëndimor, sipas zyrtarëve të bllokut, është që të forcohet partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përshirë integrimin gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së edhe para se ato një ditë të bëhen edhe formalisht vende anëtare.

Nga ky samit pritet të dërgohet porosia se BE-ja do ta trajtojë procesin e zgjerimit si prioritet të lartë dhe të shprehë interesin që ky proces të përshpejtohet. Kjo është përfshirë edhe në tekstin e Deklaratës së përbashkët të përgatitur për miratim në samit.

“Zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe prosperitet. Tash ka një dinamizëm të ri në procesin e zgjerimit. Përshpejtimi i procesit të zgjerimit, bazuar në kushtet e drejta dhe strikte dhe parimet e meritave individuale, është në interes të përbashkët”, thuhet në draftin e këtij dokumenti.

Lexo edhe:

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

Vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor do t’u bëhet thirrje që të zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete sikur edhe me fqinjët në BE, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

“Mospajtimet rajonale dhe bilaterale që i kanë rrënjët në të kaluarën, për një kohë tepër të gjatë e kanë penguar fokusimin në të ardhmen. Implementimi i marrëveshjeve bilaterale me mirëbesim dhe me rezultate të prekshme, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë mbeten kyç”, thuhet në këtë dokument.

Në veçanti do t’u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet tyre duke i përmbushur detyrimet që dalin nga dialogu, të cilin e lehtëson BE-ja.

“Marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, mes Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duhet të zbatohen pa vonesa të reja. BE-ja u bën ftesë të gjithë partnerëve që të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave”, theksohet në draftin e tekstit të deklaratës.

Nga Kosova në këtë samit do të marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani. Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe kryesuesja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq.

Pos shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së, në takim marrin pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonia Costa, si organizator i takimit, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas./REL

Etiketa: ballkani perendimorBEsamiti i brukselit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

20:14 : 16/09/2025
BOTA

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, hap mbrapa për Shqipërinë

10:13 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
BOTA

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025
Para

Një tragjedi që kërkon përgjigje, jo ndjesa të detyruara

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com