• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, pas zgjidhjes së çështjeve dypalëshe në rajon

22:39 : 18/12/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën se nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa theksoi se për të përshpejtuar integrimin rajoni duhet të punojë në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe.

Ai i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në mbyllje të takimit që u zhvillua ndërmjet udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi është investimi më i mirë gjeostrategjik që të gjithë ne mund të bëjmë në paqen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë”, tha ai duke theksuar se “ka ende sfida, çështje të hapura dhe mëdyshje dypalëshe të cilat duhet të trajtohen”.

“Jam i angazhuar personalisht në përpjekjet për të tejkaluar këto probleme”, tha ai.

Lexo edhe:

“Merita i takon dibranëve”/ Berisha: KE denoncoi me forcën më të madhe aferën e Skavicës

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

EU-Western Balkans summit
EU-Western Balkans summit

Zoti Costa tha se integrimi më i madh ndërton partneritet të vërtetë strategjik, duke theksuar se ky partneritet e sheh “Ballkanin Perëndimor të rreshtuar përkrah Bashkimit Evropian në dënimin e agresionit rus në Ukrainë”.

Aktualisht vetëm Serbia nuk është harmonizuar me politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian duke refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

“Duke pasur parasysh situatën gjeopolitike ne po ridyfishojmë përpjekjet tona për të mbështetur partnerët tanë që duan të shënojnë përparim”, tha zonja von der Leyen.

Kosova mbetet e fundit në rajon në proceset integruese ndërsa përparimi i saj në këtë drejtim, sikurse edhe i Serbisë, është i lidhur ngushtë me zbatimin e marrëveshjes së arritur vitin e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Zbatimi i saj ka ngecur dhe të dyja palët kanë pasur marrëdhënie të tensionuara.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha në prag të takimit të sotëm se është tërësisht e zhgënjyer me qasjen e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për shkak të mungesës së hapave në largimin e masave që blloku i vendosi Kosovës për shkak të mosbashkërendimit rreth veprimeve të qeverisë në veri.

“Nuk ka asgjë evropiane dhe asgjë të bazuar në vlera të dënosh një popull të tërë edhe në projekte që lidhen me ujin e pijshëm”, tha ajo duke theksuar se politikat për përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në duhet t’i përfshijnë të gjitha shtetet dhe jo vetëm disa.

“Patjetër e urojmë Malin e Zi dhe Shqipërinë për hapat e rëndësishëm përpara dhe jemi të ngazëllyer për këtë përparim sepse është i bazuar në merita. Sidoqoftë nëse sheh gjuhën pozitive që është përdorur për Serbinë, duke e ftuar atë të dorëzojë pozicionin e vet negociues, mesazhi që marrim ne në rajonin tonë, posaçërisht në Kosovë, është se sa më shumë që rreshtohesh me Rusinë, me Iranin, me Kinën, aq më shumë përparim shënon”, tha presidentja Osmani.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është marrë ende në shqyrtim.

“Sonte dëgjuam për frustrimet nga rajoni por besoj se mund t’i kalojmë së bashku, tani kemi një momentum të ri”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Costa, pa dhënë më shumë hollësi.

Zonja von der Leyen tha se mbështet heqjen e masave dhe nisjen e procedurave për dhënien e statusit të kandidatit për Kosovën, por për këtë duhet tejkaluar problemet që ekzistojnë meqë “vendimet në BE merren me konsensus”.

“Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me një qëndrim. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati. E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t’i heqim masat, por edhe këtu na duhet pajtueshmëri nga vendet anëtare, të cilën tash nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim sepse, gjithsesi, është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë“, tha ajo.

Në tekstin e një deklarate të përbashkët që u miratua gjatë takimit të sotëm thuhet se “mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po frenon të dy palët. Marrëveshjet e arritura në dialogun Beograd – Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të zbatohen, posaçërisht marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i zbatimit të saj”.

Në deklaratë gjithashtu theksohet se “Bashkimi Evropian kujton se një parakusht për mbështetjen për Ballkanin Perëndimor është që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të shënojnë përparim e rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre”./VOA

Etiketa: ballkani perendimorBE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Merita i takon dibranëve”/ Berisha: KE denoncoi me forcën më të madhe aferën e Skavicës

13:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

13 vite në pushtet, por ende s’ka ujë, Rama u shmanget pyetjeve duke i quajtur “pallavra”

09:05 : 21/07/2025
AKTUALITET

Analiza e REL: Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

08:11 : 21/07/2025
BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
BOTA

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025
BOTA

Ngrihet alarmi, BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

14:59 : 20/07/2025
Para

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

TË GJITHA

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

11:37 : 23/07/2025

PSD e Tom Doshit kërkon të djegë listën e mbyllur të Tiranës

11:34 : 23/07/2025

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Foto ilustruese

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com