• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump

15:30 : 16/12/2024
në BOTA

Ekonomia ishte një nga çështjet kryesore për votuesit amerikanë në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Ameirkës, Scott Stearns, ndërsa presin rikthimin e republikanit Donald Trump në pushtet, shumë amerikanë thonë se shpresojnë që përmirësimi i ekonomisë do të jetë përparësi kryesore e administratës së re.

Ekonomia ishte në qendër të fushatës së republikanit Donald Trump deri në fjalimin e tij të fitores.

“Do ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha zoti Trump.

Për shumicën e votuesve ekonomia dhe punësimi ishin çështjet kyçe në zgjedhje, sipas hulumtueses së opinionit publik nga Fondacioni ‘Kaiser’, Ashley Kirzinger.

Lexo edhe:

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

“Me kaq shumë votues të përqëndruar në ekonomi, sondazhet zbulojnë se përqindja e amerikanëve që thonë se të ardhurat e tyre janë ulur, është rritur krahasuar me katër vite më parë”, thotë ajo.

Për shkak të ekonomisë, thotë zonja Kirzinger, më shumë banorë votuan për zotin Trump – një mesazh i fuqishëm që është dëgjuar qartë edhe nga partia humbëse.

Hakeem Jeffries është udhëheqës i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ata duan që ne të përqëndrohemi në çështje të rëndësishme dhe që të bashkohemi për të zgjidhur problemet e taksapaguesve amerikanë, duke filluar nga ulja e kostos së jetesës për amerikanët që jetojnë në vështirësi nga rroga në rrogë”, thotë ai.

Në Nju Meksiko, votuesja Judy Evans thotë se e zgjodhi Trumpin për shkak të çmimeve të larta.

“Inflacioni ka ndikuar tek unë. Ushqimet janë dyfishuar në dy vitet e fundit. Çmimi i energjisë dhe shpenzimet e ngjashme janë rritur”, thotë ajo.

Në Karolinën e Veriut, Aaron Anderson vlerëson ekonominë gjatë administratës së parë të zotit Trump.

“Trumpi do ta rregullojë ekonominë për ne. Po ecte mirë në mandatin e tij të parë dhe do ta kthejë përsëri në rrugën e duhur”, thotë ai.

Votuesi Charles Boudreaux pret veprime të shpejta nga administrata e re.

“Do të ketë më pak rregullore. Njerëzit do të kenë më shumë para të shpenzojnë për nevojat e tyre. Çmimet e benzinës do të ulen”, thotë ai.

Konsumatorët amerikanët mund të mos shohin ndryshime kaq të shpejta, thotë profesori i financave Michael Weber.

“Në fund të fundit, një president, pavarësisht asaj se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka ndikim të vogël mbi politikën ekonomike në afat të shkurtër, veçanërisht mbi çmimet e ushqimeve në jetën tonë të përditshme”, thotë ai.

Planet ekonomike të zotit Trump përfshijnë më shumë shpime për nafte, taksa më të ulëta dhe tarifa në importe, të cilat, sipas shumë ekonomistëve, do të rrisin çmimet për konsumatorët amerikanë./ VOA

Etiketa: ekonomipremtimeTrump

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
Para

Lajm i keq për Barcelonën, humbet Yamal në momentin më kritik të sezonit

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com