• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhurat nga fasoneria në rënie për të tretin tremujor radhazi

15:29 : 13/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga shërbimet e punës me porosi pësuan rënie për të tretin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga fasoneria kishin vlerën e 140 milionë eurove, 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për 9-mujorin, Banka Qendrore raporton të ardhura totale nga fasoneria në vlerën e 498 milionë eurove, në rënie me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Nëse përjashtojmë vitin pandemik 2020, kjo është rënia e parë e të ardhurave nga fasoneria qysh prej vitit 2013.

Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i lekut në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim ka vijuar edhe gjatë vitit 2024 dhe kursi ka arritur rekorde të reja historike në ulje, pranë kufirit të 98 lekëve.

Në fakt, vlerësohet se rënia e të ardhurave nga fasoneria e shprehur në monedhën vendase është edhe më e lartë. Duke qenë se bilanci i pagesave paraqitet në euro, kriza e fasonerisë në një pjesë të saj “mbulohet” edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Lexo edhe:

Leku që po kullufit euron

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Të dhënat paralele të INSTAT tregojnë një rënie pak më të lartë të eksporteve për grupin kryesor të lidhur me fasonerinë. Grupi “Tekstile dhe këpucë” për 10-mujorin 2024 pësoi rënie të eksporteve në masën 21% më pak krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa grupi tjetër, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, ka pësuar një rënie më të lehtë të eksporteve, me 5.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat e INSTAT raportojnë vlerën totale të produkteve të eksportuara (ose rieksportuara), ndërkohë që statistikat e Bilancit të Pagesave paraqesin vlerën e shtuar të procesit të përpunimit të shprehur në valutë të huaj.

Industritë eksportuese në periudhën pas rënies së komunizmit janë të përqendruara kryesisht në ato sektorë që shfrytëzojnë një kosto pune më të ulët krahasuar me ekonomitë e zhvilluara dhe ku vlera e shtuar është e kufizuar.

Fasoneria ka qenë e përqendruar historikisht tek prodhimi i veshjeve dhe këpucëve me porosi nga jashtë vendit, por në vitet e fundit është rritur gjithnjë e më shumë sektori i industrisë automotive, i lidhur me prodhimin e pjesëve të këmbimit për automjetet ose produkte të tjera industriale.

Fasoneria ka qenë historikisht një nga kontribuuesit kryesorë në ecurinë pozitive të llogarisë së shërbimeve në Bilancin e Pagesave. Bilanci tregtar pozitiv në shërbime i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të zbusë pjesërisht deficitin e thellë tregtar në mallra./Monitor

Etiketa: ekonomifasonerirenia e euros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Leku që po kullufit euron

13:38 : 10/07/2026
AKTUALITET

Jo vetëm ushqimet; shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

09:03 : 10/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie

12:32 : 04/07/2026
AKTUALITET

Qeveria Rama kërkon investime nga diaspora që ‘përzuri’! Emigrantët zero besim tek institucionet shqiptare

12:31 : 03/07/2026
BOTA

Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus

09:51 : 03/07/2026
AKTUALITET

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën më shumë se të ardhurat

08:25 : 03/07/2026
Para

Shqipëria do të përballet me Serbinë, Uzuni ndez sfidën: A jemi live?

TË GJITHA

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş