• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pazari i Milotit në kushte mesjetare

20:09 : 12/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Elton Laska

Pazari i Milotit në kushte mesjetare, ndërkohë që vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve, institucionet heshtin. Për të disatën herë po e sjell në vëmëndje.

Çdo të diel në Milot banorë të fshatrave të Kurbinit, Mirditës, Lezhës, Burrelit, e tregtarë të vegjël të këtyre zonave improvizojnë një treg ku shesin bagëti, produkte ushqimore dhe produkte industriale, e ku për shkak të çmimeve të arsyeshme vijnë blerës nga i gjithë veriu i Shqipërisë, Tirana dhe Kosova.

Pazari i Milotit një trashëgimi që do duhej të ishte pjesë e krenarisë sonë në fakt është kthyer në turpin tonë, pasi institucionet vendore dhe ato qëndrore kurrë nuk kanë pregatitur një plan për rehabilitimin e këtij tregu, e për ta bërë atë dinjitoz si për tregtarët dhe për blerësit. Nëse do të njohësh Shqipërinë e Mesjetës nuk ke përse shkon në zonat më të thella të vendit, mjafton të ndalosh në pazarin e Milotit që duket edhe nga Rruga e Kombit.

Në pazarin e Milotit shteti është ende një koncept i panjohur ashtu si shekuj me parë, pasi aty askush nuk shkon, as AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit) por as agjensitë e tjera ligjzbatuese. Tregtarët detyrohen t’i paguajnë qira toke disa personave që pretendojnë pronësinë e tokës. Përkundrejt kësaj pagese, ata nuk marrin asnjë shërbim, e as shteti nuk përfiton asgjë në buxhetin e tij.

Lexo edhe:

“Dhomat 2 me 2, pa sinjal”, Balliu: Kushtet në paraburgim mizerabël!

Ja pse duhet të bashkohemi nesër

Informalitet i hapur në çdo drejtim dhe askush nuk reagon për këtë situatë të paprecedentë. Qytetarët e Kurbinit akoma e kanë në memorien e tyre skenën e para pak vitesh kur një automjet u fut midis turmave të njerëzve dhe përplasi për vdekje 3 shtetas të pafajshëm.

Ky shtet rrjetesh sociale nuk denjoi të kujdesej për pazarin e Milotit as për një fasadë, por e la ashtu në mjerim dhe degradim total. Mishi me nënproduktet e tij, qumështi me nënproduktet e tij, frutat e perimet tregtohen në kushte mizerabël. Në dimër shirat dhe balta përzihen me produktet ushqimore, ndërsa në verë produkteve u bën shoqëri pluhuri dhe kimikatet. Fatkeqësia e kësaj panorame është se asnjë institucion lokal apo qendror nuk mban përgjegjësi për asgjë dhe koston më të madhe e marrin qytetarët.

Institucionet e Sigurisë Ushqimore as nuk e kanë idenë se ku bie Miloti. Vetëm kur punonjësve të këtij institucioni u mbarojnë ushqimet te shtëpia shkojnë si gjobaxhinj me teser partie dhe u marrin produktet ushqimore tregtarëve e fshatarëve të varfër, njësoj siç policët e Lali Erit u marrin produktet tregtarëve ambulant në Tiranë.

Produktet ushqimore që tregtohen në këtë treg shpeshherë janë të një cilësie shumë të mirë, por tregtimi në kushte aspak të përshtatshme bën që këto produkte ndonëse në tërësinë e tyre janë bio, të kthehen në një rrezik për konsumatorët, të cilët vijnë në këtë treg për më mirë e më lirë, por mund të përfundojnë duke paguar me shumë dhe pa e ditur se çfarë kanë blerë realisht.

Bashkia e Kurbinit që është ende në gjumin dimëror nuk e ka as në planet e saj më të largëta kthimin e pazarit në një qendër ku mund të kryhet tregti në kushte normale, ku mbi të gjitha të plotësohen kriteret higjeno-sanitare. Pazari i Milotit është pjesë e trashëgimisë sonë dhe ne si banorë të Kurbinit duhet të këmbëngulim që ky pazar të mos jetë një moçalishte, por të kthehet në një vend ku qytetarët të ndihen të sigurt kur blejnë produkte ushqimore dhe blegtorale. Nëse tregtarëve do tu krijohen kushte dinjitoze ku të shesin produktet e tyre atëherë ky pazar mund të kthehet fare mirë në burim të ardhurash për Bashkinë e Kurbinit dhe për qytetarët e saj.

Etiketa: Elton Laskakushtemesjetaremilotipazari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dhomat 2 me 2, pa sinjal”, Balliu: Kushtet në paraburgim mizerabël!

19:27 : 04/05/2026
AKTUALITET

Ja pse duhet të bashkohemi nesër

21:41 : 16/01/2026
AKTUALITET

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025
AKTUALITET

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

20:59 : 20/08/2025
AKTUALITET

Gjendje alarmante në Onkologjik: Pacientët luftojnë me sëmundjen dhe kushtet çnjerëzore

11:09 : 02/08/2025
Para

Keni filluar të blini lulen e Krishtlindjes? Si të kujdeseni që të jetojë më gjatë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom