• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Trashëgimia Dvorani”/ Si ta kuptojmë përplasjen Holta Zaçaj-Sokol Sadushi

13:01 : 11/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ditët e fundit doli në sipërfaqe një përplasje shumë e fortë mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Në thelb të kësaj “lufte” qëndron afati i mandatit të Zaçes, e emëruar si gjyqtare kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Sadushi, si kreu i institucionit që ka zgjedhur Zaçen, është i mendimit se ajo duhet të largohet nga detyra në mars 2025, pasi plotësoi vakancën e ish-anëtares Vitore Tusha, të cilës i mbaroi mandati kushtetues në mars 2017.

Nga ana tjetër, Holta Zaçaj, duke iu përmbajtur parashikimeve kushtetuese për skemën e ripërtëritjes së gjyqtarëve kushtetues që parashikon zëvendësimin e saj “brenda vitit 2025”, mban qëndrimin që afati i qëndrimit të saj në detyrë është fundi i vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:

Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

Megjithatë, për të marrë një Opinion më të specializuar, Zaçaj iu drejtua në 10 Dhjetor 2024 Komisionit të Venecias. Sadushi, nga ana e tij, vetëm një ditë më pas, pra në 11 Dhjetor 2024, shpalli vakancën.

Shkëndijat e “konfliktit” që kishte nisur nëndheshëm disa muaj më parë, tashmë dolën në dritë.

Një konflikt, sa i panevojshëm, aq edhe tregues se lufta për pushtetin nuk njeh limit. Sokol Sadushi dhe Holta Zaçaj janë dy zyrtarë të lartë, të cilët kanë postet aktuale në sajë të parashikimeve të Reformës në Drejtësi, në situatë “revolucionare” e miratuar në vitin 2016.

Të dy kanë qenë gjatë gjithë kohës në të njëjtën gjatësi vale për t’i mbajtur ison pushtetit të fortë të kryeministrit Edi Rama. Por, siç është një shprehje që daton nga shekulli i 18, “vjen një moment, kur revolucioni ha bijtë e vetë”.

Holta Zaçaj nuk është e qartë për përfundimin e mandatit të saj dhe kërkon opinion nga Komisioni i Venecias. Sadushi është i paduruar dhe shpall vakancën për zëvendësimin e Zaçajt.

Ligji organik i Gjykatës Kushtetuese parashikon që është pikërisht ky institucion që ka tagrin për të konstatuar vakancat në radhët e gjyqtarëve të saj.

Por, Sadushi e ka anashkaluar këtë detyrim ligjor, duke i dhëvë vetes tagrat që nuk i takojnë.

Në qëndrimin zyrtar të Sadushit nuk ka asnjë referencë kushtetuese dhe ligjore për të ndërmarrë një iniciativë të tillë.

Ai argumenton se e ka ndërmarrë këtë iniciativë, pra shpalljen e vakancës, për shkak se institucioni përgjegjës, Gjykata Kushtetuese, ka refuzuar të shpallën procedurën.

Ky qëndrim i Sadushit ka një ngjashmëri të madhe me atë të Ardian Dvoranit, disa vite më parë.

Dvorani, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), në vitin 2019, ndoqi një skemë, e cila i hiqte në mënyrë anti-kushtetuese Presidentit të Republikës të drejtën për emërimin e një gjyqtari kushtetues.

Përplasja në atë kohë mes Dvoranit dhe Presidentit të kohës, Ilir Meta, mori trajta sa qesharake, kur e zgjedhura e kreut të KED-së u nxit që të betohej pranë “noterit anës Lanës”, aq edhe të një kolapsi kushtetues.

Ajo situatë u zgjidhi vetëm me ndërhyrjen e Komisionit të Venecias, i cili konstatoi se Dvorani kishte uzurpuar kompetencat e kreut të Shtetit, pasi kishte ndërhyrë në proces pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore.

Pra, “mot a mot”, siç është aktualisht edhe ndërhyrja e Sadushit, pa asnjë bazë kushtetuese e ligjore.

Holta Zaçaj, në kërkesën e saj drejtuar së fundmi Komisionit të Venecias, i ka bërë Sadushit edhe “një goditje me armët e tij”.

Kryetarja e Kushtetueses kërkon nga “Venecia” që të japë një interpretim për kohëzgjatjen e plotë të mandatit të gjyqtarëve kushtetues, duke cituar një vendim të asaj gjykate, miratuar në vitin 2011.

Në atë vendim të Kushtetueses thuhej, ndër të tjera se: “Me qëllim që të përcaktohet nëse një organ është “i pavarur”, Gjykata çmon se, ndër të tjera, duhet konsideruar mënyra e emërimit të anëtarëve të tij, si dhe kohëzgjatja e funksionit të tyre. Garancia e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit e mbron gjyqtarin nga ndikimet e forcave politike që mund të vijnë në pushtet. Vetëm një gjykatë e pavarur, të cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese. Edhe pse mandati i gjyqtarit kushtetues ka kuptimin e një mandati të dhënë (jo të fituar nëpërmjet votës së zgjedhësve aktivë), parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë”.

Ky qëndrim i Gjykatës Kushtetuese është miratuar me vendimin e 9 qershor 2011, ku një ndër gjyqtarët që ka votuar pro ishte edhe Sokol Sadushi.

Duket qartë se vite më parë, Sadushi ishte një ndër mbështetësit kryesorë të mandateve të sigurta të gjyqtarëve. Ndërsa aktualisht, si kryetar i Gjykatës së Lartë, ai ka një qasje tërësisht të ndryshme.

Në pamje të parë duket e pakuptimtë se përse Sadushi vendosi të përfshihet në këtë konflikt institucional, duke shpallur me urgjencë vakancën për emërimin e zëvendësueses së Zaçajt në mars 2025, kur mandati i saj do të përfundojë maksimumi vetëm 10 muaj më pas, në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Përgjigja e kësaj “urgjence” të Sadushit mund të lidhet me faktin se ai, përgjatë vitit 2025, do të ketë njëkohësisht edhe mandatin 1-vjeçar si kryetar i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), struktura që verifikon kandidaturat për postet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Me një “ndërprerje” të shpejtë të mandatit të Holta Zaçajt, Sadushi mund të ketë mundësi të kontrollojë të gjithë procesin e zëvendësuesit të saj. Në rast se mandati i Zaçajt përfundon në fund të vitit 2025, atëherë Sadushi humbet “shansin” për të kontrolluar procesin e plotësimit të vakancave, pasi procedura do t’i kalonte KED-së që do të zgjidhet për vitin 2026.

Etiketa: dvoraniGjykata e larteGjykata KushtetueseHolta Zaçajmandatimbarimiperplasjasokol sadushivakanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ambasadori i BE ‘shuplakë ‘ qeverisë Rama: Institucionet shqiptare të zbatojnë vendimet e Kushtetueses

11:35 : 14/07/2025
AKTUALITET

Rasti i Xhaçkës/ Zaçaj – Spiropalit: Vendimet e Kushtetueses janë të detyrueshme për t’u zbatuar

11:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

15:18 : 11/07/2025
AKTUALITET

Meta ankim në Kushtetuese kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në burg

18:04 : 10/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

14:34 : 10/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

12:46 : 10/07/2025
Para

Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të pa deklaruara, procedohen dy kosovarët

TË GJITHA

Vrasja e Martin Canit, dëshmon Mario Përlleshi: Thikën e gjeta në rrugë

14:49 : 14/07/2025

Do japë dorëheqjen Berisha? Paloka tregon çfarë pritet të ndodhë me PD-në në shtator

14:43 : 14/07/2025

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025

Detaje/ Qëlloi veten me pistoletë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares në Vlorë

14:24 : 14/07/2025

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Kukës/ EMRI

14:21 : 14/07/2025

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

14:16 : 14/07/2025

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14:01 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com