• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën arrest shtëpiak, denoncimi i PD: Rexhë Byberi po shkel ligjin, shkon në zyrë

21:06 : 10/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar se kryebashliaku i Tropojës Rexhë Byberi, i cili ndodhet në arrest  po shkel ligjin.

Zëdhënësja për anti-korrupsionin në PD, Genta Vangjeli, tha në një deklaratë për mediat se Rexhë Byberi, edhe pse është më masë arresti e ka thyer atë duke shkuar në zyrat e bashkisë. Sipas Vangjelit, Rama mban në detyrë një kryebashkiak që ka thyer arrestin shtëpiak, duke mbrojtur në shkelje të ligjit, një shkelës të ligjit.

“Edi Rama e mban ende në detyrë një kryebashkiak që është nën arrest shtëpiak, ka thyer arrestin shtëpiak, është nën hetim për procedura tenderimi dhe konflikt interesi, duke mbrojtur në shkelje të ligjit një shkelës të ligjit”, thuhet në reagimin e Vangjelit.

Ndërsa më tej në deklaratë theksohet se Rexh Byberi ka abuzuar në mënyrë të konsiderueshme me tenderët, për të cilët ka denoncime dhe kallëzime penale në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe nga media.

Deklarata e plotë e PD:

Lexo edhe:

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

Që nga data 9 shtator 2024, Rexhë Byberi është në arrest shtëpie për tri akuza: “Shpërdorim detyre”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke shkaktuar një dëm financiar prej 2.8 milion euro.

Por, edhe pse ndodhet nën masën e arrestit, më 6 dhjetor 2024, Byberi është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e bashkisë, një fakt që është konfirmuar nga disa media.

Kjo shkelje e vendimit të gjykatës ka ndodhur pasi më 6.12.2024 ishin mbushur plot 3 muaj që ai ishte nën arrest shtëpie dhe nuk ishte paraqitur në detyrë si kryetar i bashkisë, gjë që përbën arsye të shkarkimit sipas Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 62, i cili thotë:

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë

Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

  1. a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
  2. b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
  3. c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Edhe pse ai ka shkelur rëndë ligjin (pikat a dhe b) dhe është i dënuar me një vendim gjykate, ai u mbrojt nga kryeministri Rama. Megjithatë, pasi kaloi afati i 3 muajve, ai e shpërfilli arrestin shtëpiak dhe iu paraqit në detyrë në shkelje të vendimit të gjykatës.

A mjafton kjo shkelje nga Rexh Byberi për të shkarkuar atë nga detyra, apo duhen edhe shkelje të tjera?

Rexh Byberi ka abuzuar në mënyrë të konsiderueshme me tenderët, për të cilët ka denoncime dhe kallëzime penale në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) dhe nga media. Po ju rendisim disa prej tyre:

Tenderi për pakot ushqimore – Një kallëzim penal i bërë në SPAK nga dega PD Tropojë në vitin 2020. Kallëzimi ka ardhur pas një investigimi nga Reporter.al. (https://ëëë.reporter.al/2020/07/24/pandemia-e-covid-19-bashkia-tropoje-akuzohet-se-mbajti-tender-fiktiv-per-pakot-ushqimore/)

Tenderi “Ndërtim e rikonstruksion urash në bashkinë Tropojë” – Kallëzim penal i bërë në shkurt të vitit 2024 për pagesa fiktive të kryera nga Rexh Byberi për kompaninë “Rroku Guest”. Ky është një rast në hetim, por nuk ka ende asnjë informacion nga SPAK. Investigimi i emisionit “Piranja” i Syri TV ka zbuluar se zv/kryetarja e bashkisë, nga 9 shtatori 2024 kryetare e detyrës, ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj kompanisë fituese “Rroku Guest”, për të përfituar një urë për motrën e saj, një shkelje e hapur e detyrës.

Abuzimi me tenderët dhe konflikt interesi – Rexh Byberi ka favorizuar familjarët e tij në tendera. Kompanitë e lidhura me kryetarin kanë përfituar fonde të shumta nga Bashkia e Tropojës. (Investigim nga inamedia.al)

Konflikt interesi në tenderin për rikonstruksionin e thertores Shudenicë dhe ndërtimin e tregut të bagëtive – Tenderi me vlerë 12,678,100 lekë u fitua nga kompania “Trajler shpk”, e drejtuar nga Anila Byberi, bashkëshortja e kushëririt të parë të Rexh Byberit. KLSH ka konstatuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të komisionit të vlerësimit dhe parregullsi të mëdha. Megjithëse u investuan 120 milion lekë, thertorja dhe tregu i bagëtive në Tropojë nuk u bënë funksionale asnjëherë.

Tenderi për rikonstruksionin e rrugës ‘Bylbyl Breçani’, fshati Markaj – Ky tender, me një vlerë 54,502,005 lekë, u lidh me vlerën 50,910,205 lekë. Pjesëmarrës në procedurë ishin 6 operatorë ekonomikë, nga të cilët 5 u skualifikuan me arsye krejtësisht të paligjshme, vetëm për të favorizuar kompaninë “Vllaznimi sh.p.k”, që drejtohet nga djali i xhaxhait të Rexh Byberit. Kjo kompani ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tropojës për një vlerë prej 4.7 milionë euro.

Tenderi për rikonstruksionin e rrugës Blini i Grisë-Lekurtaj – Në mars 2022, “Vllaznimi” fitoi një tender për rikonstruksionin e rrugës, duke shkelur ligjin në të paktën 5 raste, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.

ILDKPKI ka nisur hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të Rexh Byberit. Hetimi përfshin pasuritë e tij dhe dyshimet për konflikt interesi.

Shkelje e mëtejshme e masës së arrestit shtëpiak – Më 9 shtator 2024, kur iu komunikua masa e arrestit shtëpiak, Rexh Byberi bëri shkeljen e radhës duke komanduar zv/kryetaren e bashkisë, znj. Zyra Islamaj, një veprim që është i paligjshëm, pasi vetëm Këshilli Bashkiak mund të bëjë komandimin e detyrës.

Edi Rama e mban ende në detyrë një kryebashkiak që është nën arrest shtëpiak, ka thyer arrestin shtëpiak, është nën hetim për procedura tenderimi dhe konflikt interesi, duke mbrojtur në shkelje të ligjit një shkelës të ligjit.

Etiketa: Bashkia TropojëGenta VangjeliPDRexhë Byberitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dashnor Sula: PD duhej të kishte bërë koalicion me të gjitha faktorët e opozitës

22:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
Para

Zjarr në një lokal në Tiranë (PAMJET)

TË GJITHA

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com