• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Nipi i Pajtim Serjanit kapet me 1 kg kokainë në Tiranë, me vlerë 270 mijë euro

11:08 : 09/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një operacion anti-droge është zhvilluar nga Policia e Tiranës ku është kapur mbi 1 kg kokainë në Tiranë dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fam Fanz” janë vënë në pranga shtetasit Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjani, një prej personazheve të njohur të botës së krimit në kryeqytet, miku i Emiljano Shullazit, teksa në vitin 2015 i ka shpëtuar edhe një atentati me armë zjarri. Ndërsa, 20-vjeçari Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë ndaluar në rrugën “Kastriotët” automjetin me drejtues Klajdi Serjanin dhe pasagjer Euxhenjo Manushi. Gjatë kontrollit fizik që i është bërë Klajdi Serjani, i është gjetur 1 kilogram e 50 gramë lëndë narkotike kokainë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kokaina kapte në treg vlerën e 270 mijë eurove. Droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe celularët e dy të arrestuarve.

Lexo edhe:

Skandal! Zhaneta Beqiri nuk regjistron fëmijën me nevoja të veçanta në kopësht në Tiranë

Transferohen drejt Tiranës 30 nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Elbasan

Në foto: Kokaina e sekuestruar

Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit ishin në ndjekje dhe në përgjim nga sektori i anti-drogës në Policinë e Tiranës prej 6 muajsh dhe mbrëmjen e djeshme janë ndaluar me mjetin luksoz në afërsi të Institutit. Mësohet se sapo kanë ndaluar, ata kanë dalë nga automjeti me çantën me drogë dhe aty ka ndërhyrë Anti-droga duke iu vendosur prangat.

Burime bëjnë me dije se grupi i dy të arrestuarve operonte me shpërndarjen e drogërave të forta në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Kush është Pajtim Serjani?

Pajtim Serjani është një prej personazheve të njohur të botës së krimit në Tiranë, teksa njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe Gilmando Dani.

Ai ka qenë një subjekt i OFL-së, pasi është arrestuar dhe dënuar për gjobëvënie me tre vite, ndërsa aktualisht është i lirë, pasi e ka përfunduar dënimin.

Më 5 Janar të viti 2015, Pajtim Serjani u qëllua në një lokal në “Rrugën e Kavajës” nga 42 -vjeçari Arianit Sterjo, person i cili mbeti i vrarë nga plumbat e efektivit të policisë Roland Meta. Lidhur me këtë ngjarje asokohe u arrestuan Aurel dhe Amarildo Hoxhallari.

Ndërkohë, në Prill të atij viti, Pajtim Serjani u arrestua bashkë me tre të tjerë për një gjobvënie prej 13 mijë eurosh, ndaj një biznesmeni kafeje tek Rruga e Kavajës, në varësi të xhiros që kryente. Ai u dënua me 3 vite burgim.

Në shtator të vitit 2017, Policia i sekuestroi Pajtim Serjanit katër makina të blinduara më vlerë 1 milion euro. Tre prej makinave rezultuan të trafikuara nga vendet e BE, njëra prej të cilave me targa të falsifikuara.

Ai u procedua penalisht dhe gjatë operacionit “Fijet” për vendosjen e kamerave të sigurisë në mënyrë të paligjshme në ambiente publike.

Gjithashtu, Pajtim  Serjani është arrestuar edhe në vitin 2012 për moskallëzim krimi, pasi në 5 Prill të atij viti ka qenë objekti i një sulmi nga persona të armatosur në Yzberisht.

Në foto: Pajtim Serjani

*Pamjet e operacionit të mbrëmjes së djeshme

Etiketa: Klajdi SerjanikokainePajtim SerjaniTiraneXhenjo Manushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal! Zhaneta Beqiri nuk regjistron fëmijën me nevoja të veçanta në kopësht në Tiranë

19:41 : 08/09/2025
AKTUALITET

Transferohen drejt Tiranës 30 nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Elbasan

18:03 : 08/09/2025
AKTUALITET

E kapi duke vjedhur, pronari dhun*n hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

17:11 : 08/09/2025
AKTUALITET

Kantierët që nuk mbarojnë/ Mijëra fëmijë në Kombinat e Astir, “eksod” për t’u shkolluar

16:13 : 08/09/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Do shiste një armë zjarri automatike, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

13:55 : 08/09/2025
AKTUALITET

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025
Para

Aksident me vdekje në Dimal, në pranga shoferi

TË GJITHA

E zuri korenti, humb jetën 16-vjeçarja në Lezhë

11:09 : 09/09/2025

EMRI/ Aksidenti në Librazhd, ndërron jetë tek Spitali i Traumës 30-vjeçari

11:05 : 09/09/2025

Ergys Verdho i hekurudhave, drejtori i Ramës që transferoi mln Euro korrupsioni drejt Europës

11:03 : 09/09/2025

Rama krekoset për shkollat moderne, ndërkohë fëmijët mësojnë në kafene dhe klasa të rrënuara

10:57 : 09/09/2025

DOSJA/ Boris Johnson nën hetim për abuzim me fondet publike dhe lidhje të dyshimta biznesi

10:53 : 09/09/2025

REL: Teksa përpjekjet për paqe në Ukrainë po ngecin, a po përgatit Perëndimi sanksione të reja?

10:47 : 09/09/2025

“Porta e dijes” në Durrës mbetet peng për një truall

10:42 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com