• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Në “Harabelin” e Ajola Xoxës u gjetën 230 mijë euro, por Alban Dabulla kërcënoi me “Xibrakën”

13:20 : 09/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon ende me pretendimin se ditën e premte, kur BKH ndërmori një aksion për ushtrim kontrollesh në kuadër të hetimit pasuror të SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u zhvillua një betejë mes “Kodrës së Diellit” dhe “Surrelit”, siç i quan ai.

Dy ditë më parë, Berisha pretendoi se BKH kishte marrë urdhër që të ushtronte kontroll në banesën e Erion Veliajt, por sipas tij, botuesi Alban Dabulla kërcënoi se do të bënte publike foto të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës me grupin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, dhe BKH më pas u tërhoq.

Ndërkohë, ditën e sotme, Berisha deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Sipas liderit demokrat, BKH është tërhequr sërish për të mos e bërë publike pas kërcënimit të njëjtë nga Alban Dabulla.

Sipas Berishës, gjatë operacionit të laboratorit të Xibrakës ka patur urdhër-arresti edhe për vëllain e Alban Dabullës, Besnik Dabulla.

Sali Berisha: Tre ditë më parë u zhvillua, siç e denoncova këtu para jush, beteja mes Kodrës së Diellit dhe Surrelit. Por këtu para jush paraqita vetëm aktin e parë. Akti i dytë ka përsëri të njëjtët aktorë. Akti i dytë u zhvillua në galerinë ‘Harabel’. Ekipi i BKH dhe Skapit, nga shtëpia e Erion Velisë në Kodër të Diellit, u zhvendos në galerinë e Velicës, ‘Harabel’. Edhe aty të njëjtit personazhe, agjentët e BKH, Velica, dhe as i vëllai i saj, as i vëllai i Erion Veliajt, as kushërinjtë, por përsëri i njëjti Alban, Dabulla. I njëjti Alban që lëshoi ultimatumin nga Kodra e Diellit sikur të ishte ai pronari i galerisë ‘Harabel’. Ai shoqëroi Velicën dhe ekipin e BKH-së në kontrollin që u bë në galerinë ‘Harabel’. Gjatë atij kontrolli janë gjetur 230 mijë euro të fshehura në galeri. Qytetari Dixhital informon Sali Berishën me kompetencë të plotë, në fakt BKH-ja Dixhitale, Qytetari Dixhital nuk ka mur, nuk ka dritare, nuk ka çati, nuk ka dysheme, nuk ka tavan që e pengon atë për të qenë aty ku duhet. Qytetari Dixhital informon se janë 230 mijë euro dhe se Dabulla lëshoi ultimatumin: guxoni, përmendni, fotografitë dhe regjistrimet e Olsit me Xibrakën bëhen publike brenda 3 orëve. Sepse, edhe njëherë po u rikujtoj se në klubin e Xibrakës ka pasur 100 përqind mandat arresti për Besnik Dabullën, duhet të bëj një kontroll nëse ka pasur mandat për Albanin… Por, të qëndrojmë këtu. Grupi i XIbrakës ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj dhe Dabulla kanë qenë krahu publik i Hakmarrjes për Drejtësi. Dhe në grupin e Xibrakës, që de facto ishte grupi i Hakmarrjes për Drejtësi, por tani me koperturën më të lartë shtetërore, Olsi Ramën dhe Iljaz Çeçon dhe djemtë e tij. Pra, në këtë kontekst ata kanë të gjithë dokumentacionin e personit të paidentifikuar, që shkruante polici që kishte frikë të përmendte emrin e Olsi Ramës. Dhe kështu që u censurua lajmi i gjetjes së 230 mijë eurove. Velica me të qetë filloi të justifikohej se kam bërë këto shitje e ato shitje, që të gjitha para të vjedhura pa diskutim.

Lexo edhe:

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

Berisha hodhi më tej akuza dhe ndaj drejtueses së BKH-së, Aida Hajnaj, sipas të cilit, ajo i dërgon kreut të qeverisë çdo dosje që ka lidhje me të. Më tej ai denoncoi dhe se baxhanaku i Edi Ramës ka marrë tenderin për ruajtjen e serverëve të SPAK dhe BKH.

Sali Berisha: Kjo tregon edhe njëherë falsitetin e hetimeve të organizatës kriminale që drejtohet nga Altin Dumani dhe ajo tjetra, Hajnaj, drejtoresha e BKH-së, e cila ka vetinë, merr çdo fashikull, dosje që ka lidhje me Edi Ramën dhe ia dërgon atje në zyrë. Kjo e provuar. Ajo, përveç kësaj, dosjet që nuk duhet të marrin rrugë, i degdis në qoshe të arkivave që të përfundojnë në kalendat greke. Edhe ajo është një person jashtëzakonisht i inkriminuar në raport me ligjin. Së fundmi, baxhanaku i Edi Ramës, kunati i Linda Ramës, ka marrë tani mbikëqyrjen, ruajtjen e serverëve të Skapit dhe BKH. E kuptoni ju vetë, e gjithë arkiva e Skapit dhe BKH-së është në duart e Edi Ramës dhe klanit të tij. Këto kisha unë.

Etiketa: 230 mije euroajola xoxaAlban DabullaErion VeliajHarabeliSali BerishaXibraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kulisat e orëve të vona në Kushtetuese/ Sadushi-Rakipi-Xhafaj, lobuesit pro-Veliaj që inatosën Ramën

12:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

10:05 : 07/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Gjinia e tretë” mollë sherri, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi për 30 ditë

20:19 : 06/11/2025
Para

Sherr mes adoleshentëve te ‘Asllan Rusi’, plagoset 13-vjeçari, niset me urgjencë në spital/ VIDEO

TË GJITHA

Nga Sarajeva në Ukrainë e deri në Serbi: Kush kërcënoi me masakër në protestën në Beograd?

13:04 : 07/11/2025

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025

Marjani goditi me thikë në zemër të atin, e ëma tregon shënimet që i gjeti 25-vjeçarit

12:55 : 07/11/2025

“Pashë tmerr me sy”, nëna e Marjan Kodhelit që vrau babanë: Burri më tha shpëto veten dhe lajmëro policinë!

12:44 : 07/11/2025

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025

Shpërndante lëndë narkotike dhe lëvizte pa patentë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

12:25 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com