• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthimi në Vlorë/ Lokali pronë e familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021-shin

09:22 : 08/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i regjistruar nga shpërthimi me tritol, i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “The Boss” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dëjnë me dije se dyshohet që ngjarja të ketë ndëdhur për hakmarrje. Mësohet se lokali është në pronësi të familjarëve të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 Maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Mësohet se lokali është regjistruar në pronësi të Resmie Birçaj, nënës së Bledar Birçajt.

Lokali “The Boss”, i cili funksiononte si bar, restorant dhe piceri, ishte dhënë me qira dhe nuk kishte funksionuar prej kohësh, por ishte marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledar Birçajt) dhe kishin vetëm pak kohë që e kishin vënë në punë.

Ambientet e lokalit survejoheshin me kamera sigurie dhe burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije  se ato kanë filmuar autorin, i cili ka qenë me maskë.

Lexo edhe:

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Mësohet se ai ka shkuar nga ana e lokaleve dhe pasi ka vendosur tritolin me fitil, e ka ndezur atë dhe më pas është lartguar mes pallateve.

Shpërthimi ka ndodhur 15 sekonda, pasi autori kishte ndezur fitilin. Burime bëjnë me dije se edhe kamerat përreth kanë filmuar lëvizjet e autorit.

Si paspojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, ku pjesa ballore e lokalit, e cila ishte me xhama, është dëmtuar dhe thyer.

Në njoftimin e shkurtër për mediat, Policia e Vlorës bëri me dije se po punojnë për identifikimin e autorit.

“Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.” – thuhej në reagimin e bluve të qytetit bregdetar.

Kush është Bledar Birçaj dhe atentati ndaj tij

Biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar në 10 maj të vitit 2021 në qytetin e Vlorës. Ai u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinë, nga persona ende të paidentifikuar edhe sot.

Kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë filmuan momentin e atentatit. Viktima po udhëtonte me mjetin “BMW X5”, kur një automjet tjetër po e priste e parkuar pranë karburantit.

Bledar Birçaj ndodhej në automjet bashkë me efektivin Gazmend Deromema dhe kushëririn e tij, Edison Zeneli.

Sapo viktima mbërriti me automjet pranë karburantit, 2 atentatorë dolën të maskuar dhe të armatosur nga makina e tyre, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të viktimës dhe më pas u larguan me mjetin e tyre.

Nga veprime e tyre, dyshohet se ata ishin vrasës profesionist, teksa të gjithë plumbat i zbrazën mbi Birçajn, pa prekur asnjë prej dy personave të tjerë që ndodheshin në makinë.

Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë. Ky fakt u konfirmua edhe nga e dashura e tij, e cila në dëshminë e dhënë për grupin hetimor pohoi se Birçaj, jetonte gjatë në gadishullin Iberik, por pa dhënë detaje, se cila ishte puna e tij në këtë vend, apo cilët ishin personat me të cilët ai shoqërohej.

Dyshohej se Birçaj kishte grabitur një sasi të madhe droge, të cilën një grup kundërshtar po e sillte nga Amerika e Jugut dhe kjo ishte një prej pistave që po hetohej nga grupi hetimor.

Birçaj që thuhet se kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, nuk ishte një emër i panjohur të paktën për policinë shqiptare. Në mars të vitit 2011 ai u arrestua në qytetin e Vlorës, si i dyshuar për vrasjen ndaj shtetasit Artur Tahiraj, ku u mbajt në arrest për 45 ditë.

Në muajin prill Gjykata e Vlorës, e zëvendësoi masën ndaj tij nga ‘arrest në burg’ në masën ‘detyrim paraqitje në policinë gjyqësore’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë shtetit’ deri në përfundim të hetimeve. Në muajin korrik, po të vitit 2011, Prokuroria e Vlorës vendosi pushimin e hetimit në ngarkim të Bledar Birçaj duke e lënë atë të lirë, çështje për të cilën thuhet se ai mori edhe dëmshpërblim.

Para se kësaj ngjarje, në vitin 2010, Birçaj dhe vëllai i tij ishin proceduar penalisht pasi kishin dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në qytetin e Vlorës, personin me inicialet F.H., ku prokuroria në atë kohë nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Vetëm 10 ditë pas vrasjes së Birçajt, Vlora u trondit nga një tjetër krim, edhe ky i lidhur me luftën e egër që kishte shpërthyer në qytet midis grupeve rivale, që nuk po kursenin asnjë metodë për eliminimin e atyre që ata i konsideronin kundërshtarë.

Viktima e radhës do të ishte Delon Troqe, i cili ashtu si edhe Bledar Birçaj, sapo ishte kthyer nga Spanja. Ai u qëllua mbrëmjen e datës 21 maj, me 15 plumba automatiku, në derën e servisit të tij, prapa pallatit të lojërave me dorë, ‘Flamurtari’, në orën 21.50 në lagjen ‘Pavarësia’ në qytet. Delon Troqe ishte i afërm me një tjetër viktimë të luftës së bandave në qytet, ai ishte kushëri me Elvis Troqen, i cili u rrëmbye ditën për diell në mes të qytetit të Vlorës, më 17 korrik 2018.

Ditën kur ai kishte vendosur t’i prezantonte nënës së tij që kishte ditëlindjen, vajzën me të cilën do të lidhte jetën, ai u rrëmbye në rrugë nga persona të panjohur, për të humbur gjurmët edhe sot. Sipas policisë, rrëmbimi dhe zhdukja e Ervis Troqes, mendohet se u krye për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Të njëjtat pazare të prishura që çuan kohë pas kohe edhe në eleminime të tjera në këtë qytet, vetëm një muaj para se Elvis Troqe të rrëmbehej dhe të zhdukej pa gjurmë, një tjetër rrëmbim i ngjashëm u krye në qytet. Albano Xhaferri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Belgjika.

A i rrëmbye forcërisht me të dalë nga banesa e tij, mëngjesin e datës 17 qershor 2018 dhe u fut në një makinë, ku thuhet se u vra i qëlluar me një çekiç pas koke. Vrasja e tij u dëshmua nga një prej personave që morën pjesën në rrëmbimin e tij, nga një i penduar i cili rrëfeu për grupin hetues të gjithë skenën e krimit, autorët dhe shkakun pse ishte kryer ky rrëmbim.

Sipas tij, Albano Xhaferri u rrëmbye për prishje të pazareve të drogës dhe vrasja e tij u porosit nga Edison Harizaj apo ndryshe i njohur në Vlorës si Edison ‘Faqedjeguri’, një nga një personazhet më të fuqishëm të krimit në Vlorë. I lidhur me bandat edhe në qytetin e Durrësit, i cili u ekzekutua edhe vetë më 7 nëntor 2018 në qytetin e Durrësit, ndërsa po kthehej në mbrëmje nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Etiketa: Bledar Birçajlokalishperthimivlore

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

10:37 : 26/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

22:14 : 25/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

21:51 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

16:45 : 25/08/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet të digjet Pylli i Sodës

19:39 : 23/08/2025
Para

EMRAT/ Identifikohet viktima i aksidentit në Fier, u plagos edhe shoferi

TË GJITHA

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

14:32 : 26/08/2025

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

14:13 : 26/08/2025

Zjarr pranë lokalit të dasmave në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, rrezikohen edhe banesat

13:48 : 26/08/2025

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha

13:43 : 26/08/2025

Dy motrat do shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

13:28 : 26/08/2025

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

13:15 : 26/08/2025

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

13:03 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com