• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia me 8 Dhjetorin/ Salianji letër nga burgu: Ç’kuptim ka të festosh, kur Rama i përzuri

11:13 : 07/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia, lidhur me 8 Dhjetorin, e cila në Shqipëri festohet si Dita e Rinisë.

Salianji shkruan se festimi i 8 Dhjetorit është hipokrizi pasi në Shqipëri nuk ka rini dhe qeveria Rama bëri çmos ti përzejë.

Salianji thekson se Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.

Ai shton se të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar.

Modeli që po iu jepet të rinjve sipas demokratit, është se në Shqipëri, të rinjtë që luftojnë krimin, e kanë vendin në burg. Ai shton më tej se Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi.

Lexo edhe:

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Letra e plotë e Ervin Salianjit:

Letër nga qelia 6.

Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por ska Rini!

Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë.

Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?!

Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, në Vjenë, në Spanjë.

Rinia shqiptare është atje. Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.

Dhe padyshim një nxitje më shumë për t’i mbajtur ata larg është të bësh një teatër hipokrizie si ky që po planifikon qeveria e bashkia me aktivitete boshe, pa sens.

Të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar.

Arsyet e erozionit më të dhimbshëm në shoqërinë tonë janë të shumta. Studiues, sociologë, ekonomistë, mund të kenë ide më të qarta. Pa asnjë dyshim, unë besoj se në krye është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme.

Është fantastike që shumica e të rinjve e refuzuan këtë model. Ata që ikën, së pari, dhe kjo është protestë e fortë. Dhe ata që qendruan, por ja dalin me përpjekjet, me mundin e djersën e tyre, larg modelit qeveritar.

Korrupsioni, është modeli tjetër që u ofrua në këto 3 mandate qeverisje. Edi Rama u tha të rinjve që për të ecur përpara, duhen shumë para. Dhe këtë e tregoi me ngjitjen e disa rioshëve rilindas lart në kupolën e pushtetit, me meritën e vetme sepse futën duart thellë në tendera e koncesione.

Nga ana tjetër ai manifestoi me forcë, se i riu që lufton krimin, që lufton lidhjet e bandave me politikën e qeverisjen, që lufton kanabizimin, e ka vendin në burg.

 Një shembull i përmbysjes së modelit që bëri kryeministri jam dhe vetë, unë që e denoncova jam agresori e jam në burg e trafikanti ndërkombëtar është viktima!  Teksa ai po bëhet gati me të njëjtat struktura kriminale të tentojë mbajtjen e pushtetit, në orën 7 të mbremjes, në qelitë e ftohta të burgut të Fierit, kërcasin çelësat e mbylljes së dyerve. Tani as fasada gri e godinës përballë, nuk dallohet nga dritarja e vogël.

Televizioni ndërkohë tregon se përgatitje të mëdha po bëhen në kryeqytet për Ditën e Rinisë, si festat e përfitshme qeveritare!

Po cilën ditë të festosh në fund të fundit në atdheun tonë. A e feston dot ditën e pensionistit, kur ai është më i keqpaguari në Ballkan?

Të familjarit, e feston dot? Pasiguria në shkolla, pasiguri kudo, e paqartë e ardhmja për të dhe fëmijët.

Ditën e burrit, të gruas, që mezi mbyllin muajin.

Ditën e profesionistit të lirë, e feston dot kur ende qeveria nuk ka kthyer paratë që u mori me arbitraritet?

Por, ka një ditë që qeveria duhet ta bëjë festë, e të tregohet më në fund një herë e vërtetë dhe e ndershme.

Të shpallë zyrtarisht, e të kremtojë, Ditën e Patronazhistit.

Sepse ky është njeriu i ri që ata kanë prodhuar. Këtij i shkojnë punët mbarë. Patronazhistin e ka kapluar mbrothësia. Patronazhisti ka punën e sigurtë, ka mbrojtje, ka imunitet. Ai ecën përpara.

Sa për rininë, unë mendoj se të gjithë ata, nga maturantët, votuesit për herë të parë, ata që rreken shumë, ata që kanë ikur, të gjithë e kanë ende forcën ta vendosin vetë ditën se kur do ta bëjnë festë. Dhe ajo është 11 maji i 2025, dekretuar  së fundmi si data e zgjedhjeve. Atë ditë, Rinia e hedh në erë, e përmbys modelin diabolik që ka vendosur Edi Rama.

Dhe e caktojnë ata kalendarin jo vetëm të këtyre ahengjeve, por sidomos caktojnë kalenderin për Shqipërinë.

Etiketa: 8 dhejtoriEdi RamaErvin Salianjirinia shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti: Një artist i shkëlqyer si Flori nuk mund të kuptohet nga një artist i dështuar si Rama

18:02 : 26/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
Para

Rruga Elbasan-Lekaj/ PD: U skualifikuan ofertat më të ulëta, dëmi ekonomik 21 mln euro

TË GJITHA

Trump hakmerret ndaj Kanadasë, rrit me 10% tarifat

19:57 : 26/10/2025

Florjan Binaj: Tiranës nuk i duhet një shërbëtor i partisë, por i qytetarëve

19:49 : 26/10/2025

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025

Sherr pas El Clasicos mes Realit dhe Barcelonës, ndërhyn edhe policia (VIDEO)

19:21 : 26/10/2025

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025

Arrestohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim nga Zvicra dhe Greqia

18:57 : 26/10/2025

Tërmeti i fuqishëm 6,2 ballë godet Indonezinë

18:50 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com