• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jo drejtësi me regji”/ Mbështetësit e Metës protestë para SPAK, mungojnë eksponentët e PD

12:45 : 06/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtarët e Partisë së Lirisë dhe mbështetësit e kryetarit të kësaj force politike, Ilir Meta po protestojnë këtë të premte para SPAK, duke e konsideruar si arrestim politik futjemn në qeli të ish-Presidentit të Republikës.

Protesta nisi rreth orës 12:00, ku qindra protestues u vendosën para godinës së Prokurorisë së Posaçme me një banderolë që mbante mbishkrimin “JO DREJTËSI ME REGJI”.

Protestuesit mbajnë edhe pankarta në duar me mbishkrimet “Altin Dumani mercenar i Rilindjes” apo “Afërmendsh SPAK nuk guxon t’u përmendë emrin Ramës dhe Veliajt”.

Ndërkohë, avokati Genc Gjokutaj njoftoi se ditën e sotme kanë depozituar një kallëzim në SPAK ndaj drejtuesve të Policisë dhe Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha në lidhje me arrestimin e dhunshëm të Ilir

Kjo protestë është e para që një forcë politike mban para SPAK-ut. Ajo që vihet re është mungesa e eksponentëve të Partisë Demokratike, të cilët nuk janë prezentë si deputetët apo anëtarët e Kryesisë së PD-së.

Lexo edhe:

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para gazetarëve se e mbështet këtë protestë dhe do të jetë shpirtërisht aty, në qoftë se nuk do të jetë fizikisht.

I pari që ka mbajtur fjalën në protestë ka qenë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili hodhio akuza ndaj SPAK dhe kreut të saj Altin Dumani, duke e quajtur një shërbëtor të Ramës apo mercenar.

“Jemi këtu jo për të kërkuar drejtësi, por për të denoncuar tradhtinë e lartë që ky institucion me vullnet dhe këmbëngulje duke ecur në rrugët e Esat Toptanit, të Edi Ramës, të Soros dhe të McGonigal ka bërë kundër interesit qytetar, kundër interesit kombëtar dhe kundër Shqipërisë. Jemi sot këtu për një mision historik, patriotik dhe kombëtar për të nisur procesin e pandalshëm dhe të domosdoshëm të dezsorfikimit të drejtësisë. Ky institucion me veprimtari antikushtetuese e ka vrarë besimin e qytetarëve të thjeshtë tek drejtësia dhe funksionimi i shtetit ligjor duke iu bërë njësh me mafien në pushtet, duke i shërbyer verbërisht këtij narko regjimi për t’i garantuar dhunshëm edhe një mandat tjetër katër vjeçar në kurriz të shqiptarëve.

Ne jemi sot këtu sepse SPAK është shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe i çdo shprese të shqiptarëve të lirë dhe të ndershëm patriotë për barazi para ligjit. Para këtij institucioni që prodhon vetëm padrejtësi, antiligjor dhe përndjekje politike të opozitës. Është bunkeri i fundit i narkoqeverisë që po mbron korrupsionin skizofrenik të Ramës dhe Rilindjes për të mos u dënuar dhe ndëshkuar. SPAK është mbrojtësi ligjor i krimit elektoral, duke qenë shërbëtori më i zellshëm i Ramës për asgjësimin e votës së lirë të shqiptarëve, duke mbyllur dosjet e Dibrës, Shijakut dhe Elbasanit. SPAK është mbrojtësi i vetëm i krimit ekonomik shtetëror. SPAK është bunkeri i fundit për Ramën dhe Veliajn, aferat e të cilëve si në rastin e grabitjes me inceneratorin, janë të dokumentuara me mijëra dokumente, por Dumani as guxon t’u përmend emrin për këto që ai i cilëson si krime intelektuale por që në fakt janë grabitje e qindra milionë eurove. SPAK është i provuar se është institucion mashtrues, montues procese të rreme, me zero fakte penale, dokumente dhe zero prova ndaj liderëve kryesorë të opozitës vetëm për llogari të narkomafies kombëtare. Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, i lirive dhe dinjitetit njerëzor. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës përmes proceseve hetimore të montuara,. Rrëmbimi i paligjshëm dhe kriminal i bërë nga SPAK dhe narkopolicia i Metës, provoi se vetëm dhuna, arbitrariteti dhe antiligji, shkelja e kushtetutës, janë shtyllat ku mbështetet sot aktiviteti i kësaj organizate kriminale që quhet SPAK. Është kthyer në pistoletë në duart e Ramës për të vrarë opozitarizmin dhe demokracinë në vend. Izolimi me masë ekstreme ndaj Metës. Altin Dumani, ky mercenar i Ramës, mori përsipër të rihapë për herë të tretë çështjen Cez-dia që ishte gjykuar disa herë”, tha Blushi.

Etiketa: Ilir MetaPartia e Liriseprotestespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

10:37 : 13/10/2025
AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë

09:16 : 11/10/2025
AKTUALITET

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025
Para

Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës

TË GJITHA

Zhupa: Via Egnatia asfaltuar me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore

20:08 : 13/10/2025

VIDEO/ Patrulla e policisë nuk pyet për rregullat, parkon makinën në mes të rrugës

20:06 : 13/10/2025

Mbyllja e autostradës Vorë-Durrës shkakton trafik edhe në aksin Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike

19:57 : 13/10/2025

OBSH paralajmëron: Miliona jetë rrezikohen nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

19:51 : 13/10/2025

Monopatinat një vit më parë promovoheshin si zgjidhje moderne për trafikun e Tiranës

19:36 : 13/10/2025

Masakër në ndeshje futbolli në Ekuador, 6 të vrarë dhe 17 të plagosur

19:35 : 13/10/2025

Paratë dhe dashuria ecin bashkë këtë javë! Meri Shehu paralajmëron datën më të vështirë

19:21 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com