• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përplasje Blinken-Lavrov për Ukrainën në takimin e OSBE-së në Maltë

22:45 : 05/12/2024
në BOTA

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u përplas të enjten në mënyrë indirekte me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në takimin vjetor të OSBE-së për sigurinë, duke akuzuar Perëndimin se rrezikon përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, por u largua përpara se zoti Blinken dhe ministrat e jashtëm të vendeve të tjera të mund të përgjigjeshin.

Duke folur në takimin ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Maltë, Lavrov akuzoi Perëndimin për ringjalljen e Luftës së Ftohtë dhe provokimin e një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Ai tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara u nxitën nga dëshira për të “rikthyer NATO-n në qendër të vëmendjes politike”.”Pas turpit në Afganistan, kishte nevojë për një armik të ri të përbashkët”, tha zoti Lavrov gjatë ndalesës së tij të parë në një vend të BE-së që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022.

“Rezultati i kësaj është rimishërimi i Luftës së Ftohtë, por tani me rrezikun shumë më të madh të përshkallëzimit të saj në fazën e nxehtë.”

Lexo edhe:

Ish-punonjësja e OSBE-së akuzohet për spiunazh në Kosovë

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Sekretari Blinken, i cili foli pasi Lavrov u largua nga salla e takimit, u përgjigj duke fajësuar Rusinë për përshkallëzimin situatës në rajon, duke vënë në dukje se ministri i jashtëm rus, folësi i katërt në takim, nuk qëndroi për të dëgjuar fjalimet e homologëve të tjerë.

“Le të flasim për përshkallëzimin”, tha Sekretari Blinken, duke përmendur dislokimin e forcave të Koresë së Veriut në Evropë, përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi për të sulmuar Ukrainën, vendimin e Rusisë për të ulur pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe sulmet e Moskës ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

“Zoti Lavrov foli për të drejtën sovrane të çdo shteti anëtar për të bërë zgjedhjet e veta”, tha Sekretari Blinken. “Kjo është pikërisht ajo për të cilën bëhet fjalë: të drejtën sovrane të Ukrainës dhe popullit ukrainas për të bërë zgjedhjet e tyre për të ardhmen, jo që ato zgjedhje të bëhen nga Moska”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha, i cili ishte i pari që mbajti fjalimin, doli nga salla ndërsa zoti Lavrov po përgatitej të merrte fjalën. Atij iu bashkuan edhe ministrat e jashtëm të Polonisë dhe Estonisë.

Para se të largohej nga salla, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, e quajti homologun e tij rus Sergej Lavrov një “kriminel lufte”.

“Ukraina vazhdon të luftojë për të drejtën e saj për të ekzistuar. Dhe krimineli rus i luftës në këtë tryezë (Lavrov) duhet ta dijë këtë: Ukraina do të ketë sukses dhe drejtësia do të mbizotërojë”.

Kjo ishte vizita e parë të zotit Lavrov në një vend anëtar të BE-së që nga fillimi i sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Pjesëmarrja e Loavrovit në forume me zyrtarë të lartë perëndimorë ka qenë relativisht e rrallë, megjithëse ai kohët e fundit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe samitin e G20-ës në Brazil.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zakharova tha se Malta i kishte dhënë asaj vizën për të shoqëruar Lavrovin në këtë takim.

Ministria e Jashtme e Maltës tha se tre vende anëtare të OSBE-së kishin kundërshtuar zgjatjen e vizës për zonjën Zakharova, e cila është në listën e personave që u ndalohet udhëtimi në BE. Zoti Lavrov është gjithashtu subjekt i sanksioneve të BE-së, por nuk përballet me ndalim të udhëtimit.

Zoti Lavrov mori pjesë në një takim të OSBE-së vitin e kaluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut, por Polonia ia refuzoi atij vizën në 2022 vitin për shkak të fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Sekretari Blinken udhëtoi për në Maltë nga Brukseli, ku mori pjesë në takimin e tij të fundit të NATO-s si përfaqësues i administratës së Presidentit Biden, të cilës i përfundon mandati më 20 janar. Ministri i Jashtëm i Ukrainës ishte gjithashtu i pranishëm, pasi Ukraina bojkotoi takimin e vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes së zotit Lavrov.

Reporterët pa Kufij i bënë thirrje OSBE-së të punojë për lirimin e 38 gazetarëve të arrestuar nga Rusia, duke përfshirë 19 ukrainas të arrestuar në territoret e pushtuara në mënyrë të paligjshme nga Moska. Organizata Reporterët pa Kufij tha përmes një deklarate se Rusia vendi i pestë në botë për nga numri i gazetarëve të arrestuar./VOA

Etiketa: Antony BlinkenosbeSergey Lavrov

Lajme të lidhura

RAJONI

Ish-punonjësja e OSBE-së akuzohet për spiunazh në Kosovë

16:37 : 04/09/2025
RAJONI

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

22:06 : 19/08/2025
AKTUALITET

Bllokimi i News24, OSBE: Mosmarrëveshjet nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e transmetimit

15:59 : 15/08/2025
AKTUALITET

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

Rama injoron kritikat ndërkombëtare për Kodin e ri Penal: Të alarmuarit të shmangin diellin

15:22 : 04/08/2025
AKTUALITET

Igli Hasani kërcënoi vëzhguesit ndërkombëtarë

13:04 : 04/08/2025
Para

Trajneri i Evertonit lavdëron Brojën: Është i uritur për të lënë shenjë

TË GJITHA

EMRAT/ Sherri me thika mes dy familjeve në Durrës, arrestohen dy djemtë që plagosën baballarët

11:51 : 08/09/2025

Apeli lë në burg Ilir Metën, avokati: Do vazhdojmë me kërkesën për zëvendësim mase

11:36 : 08/09/2025

Shkodër/ Masakër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, në shënjestër anëtari i Bajrave, prangoset autori

11:23 : 08/09/2025

Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre

10:48 : 08/09/2025

VIDEO/ Momenti kur Policia rrethon dhe kap autorin e masakrës në Shkodër, anëtar i grupeve kriminale

10:41 : 08/09/2025

Masakra në Shkodër/ Reagon Policia: Ja kush janë viktimat dhe të plagosurit, arrestuam autorin (EMRAT)

10:26 : 08/09/2025
Në foto: Motori i përdoru nga autori

EMRI/ Ky është autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur, si u kap nga Policia

10:10 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com