• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Interpelanca për çështjen Becchetti, Rama: Krimineli italian s’mori asnjë qindarkë, korruptoi Arbitrazhin

13:26 : 05/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi interpelancën për humbjen e gjyqit në arbitrazh me biznesmenin Francesco Bechetti, ka reaguar kryeministri Edi Rama

Pas humbjes së gjyqit me vlerë 110 milionë euro, në një postim në ‘X’, Rama shkruan se nuk ka asnjë letër të dal nga shteti shqiptar që tregojnë se është shlyer ndonjë detyrim për llogari të personit në fjalë.

Sipas kryeministrit, Partia Demokratike po e përdor këtë shpifje ashtu siç ka bërë në çdo palë zgjedhje që nga 2021, kur madje vendosi edhe fletushka nëpër makina për të baltosur PS-në, por sipas tij mori 1 milionë vota kundër nga shqiptarët.

“Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim”, shkruan ai.

Rama insiston më tej se Becchetti, të cilin e etiketon si kriminel, nuk është paguar nga shteti shqiptar asnjëherë. Madje shefi i qeverisë nënvizon se Shqipëria e ka paditur biznesmenin italian për korruptim të Arbitrazhit, trupën e së cilës e quan grup kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë e kravatë.

Lexo edhe:

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

Postimi i plotë i Ramës:

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, të cilat sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!

Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim.

Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është:

A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!

Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.

Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.

Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!

Etiketa: ArbitrazhibardhiBecchettiKrimineli italianRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

“Nëse Olsi del trafikant, iki nga politika”/ Rama-Bardhit: O do gjykohet im vëlla, o ti

TË GJITHA

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

12:44 : 08/11/2025

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025

Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

12:09 : 08/11/2025

Kandidat i PS-së për Tepelenë, Gramos Sako, nuk rezulton votues në bashkinë që synon të udhëheqë

11:58 : 08/11/2025

Bllokohet një fermë qumshti në Shkodër

11:48 : 08/11/2025

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com