• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulime arkeologjike ilire në Strugë, institucionet e Maqedonisë së Veriut deformojnë të vërtetën

21:05 : 04/12/2024
në AKTUALITET, KULTURE, RAJONI

Në një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik në Strugë, është gjetur një helmetë e lashtë, e cila mendohet të jetë e fisit ilir të Enkelejtëve dhe daton mbi 2,500 vite më parë.

Helmetat e këtij lloji, të njohura si “Helmetat Korinthase”, ishin përdorur në Ilirinë e Jugut, veçanërisht nga figura e njohur historike, mbreti Pirro i Epirit. Ky zbulim, së bashku me objekte të tjera të rëndësishme si qeramika bronzi dhe ari të gjetura në varrin mbretëror, ka bërë jehonë në mbarë rajonin për vlerën e tij historike dhe kulturore.

Por mediat maqedonase dhe Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut , po tentojnë që të mos i lidhin këto gjetje arkeologjike me periudhën ilire, por po tentojnë ta shesin ngjarjen sikur janë gjetur në një fshat të Maqedonisë së Veriut, pra jo troje shqiptare.

Emisioni “Fiks Fare” udhëtoi në fshatin Koroshisht në Strugë për të parë nga afër gërmimet që po bëheshin. Me të arritur grupi u njoftua se punimet kishin mbaruar dhe se ara në të cilën ishin gjetur artefaktet arkeologjike ishte kthyer në gjendjen e mëparëshme.

Fiksi kontaktoi me pronarin e tokës ku u bënë gërmimet z. Shefit Shemshedinin, i cili tregoi për Fiksin sesi i kishte gjetur këto artefakte. Fillimisht gjatë punimit të tokës me kazëm në vitin 2020 kishte gjetur helmetën e parë. ” Më pas hasa në disa gurë dhe e kisha të vështirë të gërmoja ndaj mora një eskavator dhe aty më pas gjetëm helmetën e bronxit , të cilën e çuam në muzeun e Ohrit” tregon Shemshedini.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve!

Rruga e Ishmit një “kurth vdekjeje”, institucionet heshtin para rrezikut

Pas 4 vitesh një grup arkeologësh kanë shfaqur interes dhe kanë shkuar në pronën e tij, ku i kanë kërkuar leje për të bërë gërmime të specializuara.

Por nga viti 2020 deri në vitin 2023 askush nuk e kishte marrë mundimin që zonën ta shpallte zonë arkeologjike.

Për të kuptuar më mirë rëndësinë e artefakteve të gjetura Fiksi takoi edhe arkeologun shqiptar Fitni Dalipi. Z. Dalipi i është bashkuar grupit të arkeologëve maqedonas që nga dita e parë e gërmimeve . Dalipi tregon se në këtë zonë janë gjetur disa gjëra si gjilpërat, helmetën, copëza floriri. Madje ata si arkeolog mendojnë se aty mund të gjejnë rrënojat e një qytetërimi që i përket shekullit të 6 para erës së re. Këto artefakte i përkasin fisit të ilirëve Enkelejëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit. Ndërkohë që arkeologët maqedonas nuk duan ta pranojnë këtë fakt .

Fiksi kontaktoi edhe me nënkryetarin e fshatit Koroshisht z. Xhemil Alla, i cili deklaroi se gjithë fshati dhe banorët janë të gatshëm që t’i vënë tokat e tyre në dispozicion të arkeologëve. Kjo pasi ata ndjehen shumë me fat që në tokat e tyre janë gjetur artefakte ilire. ” Kjo dëshmon lashtësinë e popullit shqiptarë në këto toka” shprehet nënkryetari Alla.

Por tjetër gjë shkruhet e thuhet në median e shtetit fqinj, të cilët po mundohen me dezinformim duke i dhënë një tjetër konotacion gjetjeve arkeologjike. e para gjë që bëjnë mediat maqedonase është se kanë ndryshuar lokalizimin e këtyre gjetjeve arkeologjike, duke e hequr nga vendbanimet me popullsi shqiptare dhe duke informuar se gërmimet janë bërë në fshatin Volinë. Fshat me popullsi maqedonase që e ndan me fshatin Koroshishtë vetëm një urë.Fshati Koroshishtë ka mbi 90% të popullsisë shqiptare dhe shtrihet në verilindje të Strugës..

Ajo që ngre edhe më shumë dyshime për të shtrëmbëruar të vërtetën e prejardhjes së këtyre artefakteve arkeologjike, është se në grupin e arkeologëve shihet edhe arkeologu maqedonas Pasko Kuzman. Ky i fundit është dënuar në vitin 2014 nga Gjykata Penale në Shkup me tre vjet burg për gërmim dhe shitje ilegale të objekteve arkeologjike.

Edhe në reagimin zyrtar të Ministrit të Kulturës së Maqedonisë së Veriut në asnjë fjalë nuk thuhet se këto artefakte i takojnë periudhës ilire. Në reagim minstri ka pohuar vetëm se këto gjetje arkeologjike i përkasin shekullit të gjashtë para erës sonë dhe paraqesin një nekropol arkaik.

Etiketa: arkeologjikedeformojnëilireinstitucionetstrugetë vërtetënzbulimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në rrugën Strugë-Qafë Thanë, bllokohet qarkullimi i mjeteve mes dy vendeve!

13:46 : 30/12/2025
AKTUALITET

Rruga e Ishmit një “kurth vdekjeje”, institucionet heshtin para rrezikut

17:10 : 21/12/2025
AKTUALITET

Fëmijët që terrorizojnë Shkodrën, godasin dhe vjedhin banorët. Institucionet në kolaps: Nuk kemi çfarë t’u bëjmë

21:08 : 10/12/2025
AKTUALITET

“Në fund, familjet mbeten vetëm”: Ngërçi i sistemit për fëmijët me aftësi të kufizuara

11:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025
Para

Macron do të emërojë kryeministrin e ri përpara se Trump të shkojë në Paris?

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom