Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës në Lezhë.
I lënduar ka mbetur shtetasi i identifikuar si Edmond Gjoka i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, detajet mbi rrethanat e plagosjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.
“Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.