• Kontakt
Sunday, June 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dumani: Pragu i korrupsionit të rritet në mbi 500 euro, prokurorëve t’u jepet mundësia për rikandidim

16:55 : 02/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur në Kuvend, ku u mbajt takimi i Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Europës.

Dumani tha se SPAK që nga krijimi i tij ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale, teksa veç ndjekjes së zyrtarëve të lartë ka në fokus dhe goditjen e krimit të organizuar.

“Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia. SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge. Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro.” – tha kreu i SPAK.

Dumani theksoi se puna e institucionet që drejton nuk konsiston vetëm në pritjen e kallëzimeve, por ka qenë një punë proaktivë për vënien para përgjegjësis të kujtdo.

Lexo edhe:

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

“Ne nuk kemi qenë pasiv që rri e pret kallëzimet, por kemi qenë proaktivë duke ndërmarrë procedime penale me qëllim vënien para përgjegjësisë të kujtdo. Megjithëse hetojmë krimin e organizuar, masa e sigurisë arrest në burg në kërkesat zë vend 49% të totalit. Numri total i paraburgosurve është më pak 9% të të paraburgosurve në Shqipëri.” – tha ai.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, i cili sipas tij, ka qenë një faktor kyç në sukseset e hetimeve.

“Kemi investuar dhe në mjet dhe teknologji bashkëkohor që janë sukses në hetim. Sukses bashkëpunimi ndërkombëtar, në hetimet tona kur ka qenë fokus krimi ka pasur dhe zyrtar të korruptuar pjesë të krimit. 2020-2023 janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Kemi marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe, për çështje konkrete me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Në 2024 i është kushtuar vëmendje forcimit me vendet homologe. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi. Përpara kemi sfida. Prokuroria ka paraqitur disa shqetësime që shpresojnë të gjejmë zgjidhje ligjore. Sfida e para ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale.” – tha kreu i SPAK.

Dumani gjithashtu kërkoi që pragu i korrupsionit për t’u hetuar nga SPAK të rritet në mbi 500 euro, që ky institucion të fokusohet në çështjet më të ndjeshme. Po ashtu, ai deklaroi se do të propozojnë që prokurorëve të SPAK t’iu jepet mundësia për të rikandiduar pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

“Një shqetësim i bërë publik është mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorit pas përfundimit të mandatit të tyre. Mandati është 9 vite dhe pas 9 vite Prokurorët e SPAK kthehen në vendin ku kanë qenë më parë. Ne kemi propozuar ndryshimet e nevojshme për të rishikuar dhënien e mundësisë që të rikandidojnë për të vazhduar të jenë prokurorë të SPAK dhe jo  zgjatje automatike të mandatit.

Duhet të bëhen ndryshime në Kodin Penal lidhur me pragun monetar prej 500 Euro me qëllim rritjen e këtij pragu. Çdo akt korruptiv mbi këtë shumë bën kompeten SPAK. Kërkojmë që ky marzh të rritet dhe të fokusohemi tek çështjet më të ndjeshme.” – tha Dumani.

Gjithashtu, Dumani deklaroi se SPAK nuk mund ta luftojë i vetëm korrupsionin, e për këtë arsye u bën thirrje institucioneve ligjzbatuese e jo vetëm, për më shumë bashkëpunim.

“SPAK nuk mund të luftojë i vetëm korrupsionin. Ka nevojë për bashkëpunimin e institucioneve të tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit, shprehim gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar. Beteja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është vetëm detyrë ligjore, por përpjekje e përbashkët morale dhe shoqërore. Efektiviteti ynë dhe bashkëpunimi janë thelbësore për këtë luftë”, – tha Dumani.

Etiketa: 500 euroALTIN DUMANIkorrupsionipraguprokuroretrikandidimspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

16:00 : 22/06/2025
AKTUALITET

Çështja e lobimit në SHBA, PL publikon dokumentin zyrtar të SPAK: Bie akuza ndaj Metës

12:29 : 22/06/2025
AKTUALITET

Ladfilli i Piskovës në zjarr, banorët thirrje SPAK t’i vendosë shiritin: U helmuam, u bëmë me kancer

19:17 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Jam vëllai i Plarent Ndrecës, më jep 4 mln lekë”/ Si i zhvaste qytetarët kushëriri i deputetit

18:19 : 20/06/2025
AKTUALITET

SPAK zbuloi episod të ri korrupsioni/ Meta: Mbaj Përgjegjësi vetëm për vete, jo për kushërinjtë!

13:36 : 20/06/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkoi lirinë, GJKKO shtyn seancën! Avokati: Ish-presidenti nuk ka asnjë pasuri

12:36 : 20/06/2025
Para

Vrasja e biznesmenit Reçi/ Alibia që kishin ngritur dy vëllezërit Dukaj: Eduarti na tha se…

TË GJITHA

IAEA: Dëmet në Fordow mbeten të paqarta, por Natanz është shkatërruar

19:23 : 22/06/2025

VIDEO/ Nënkryetari i Bashkisë së Tropojës “thyhen” arrestin shtëpiak të caktuar nga GJKKO-ja

19:12 : 22/06/2025

SHBA bombardoi Iranin/ Rama: Mbështesim përpjektet e Trump kundër teokracisë së armatosur!

18:54 : 22/06/2025

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

18:39 : 22/06/2025

Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës

18:28 : 22/06/2025

PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike

18:18 : 22/06/2025

Temperatura deri në 36°C/ Java nis me “të nxehtë afrikan”, parashikimi i motit për nesër

18:03 : 22/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com