• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vuçiç e mohon: Nuk kemi asnjë lidhje me atë që ndodhi në veri të Kosovës

14:19 : 30/11/2024
në RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Beogradi nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ndodhi në veri të Kosovës, ku u dëmtua një kanal i ujit i Ibër-Lepencit, duke shtuar se “këtë e di edhe Prishtina”, raporton transmetuesi shtetëror serb, RTS.

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Autoritetet kosovare e akuzuan menjëherë Serbinë se ka gisht në këtë sulm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia është përgjegjëse për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

Por, Vuçiq, duke i komentuar këto akuza gjatë një bisede me të rinjtë në tribunën e Partisë Progresive të Serbisë: “Të rinjtë e Serbisë, kurthet dhe mundësitë”, i hodhi poshtë akuzat.

Ai i këshilloi ata të mos marrin vendime nën trysni, duke treguar gjoja pse Serbia nuk reagoi menjëherë pas akuzave të Prishtinës.

“Përse të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat botërore, të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë kur ata gjithsesi do ta interpretojnë si të duan”, tha ai.

Më herët, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, i hodhi poshtë pretendimet e Kurtit, duke thënë se derisa “regjimi etnonacionalist i Kurtit është nxituar ta drejtojë gishtin drejt Beogradit pa prova, ne besojmë se akuza të tilla të parakohshme janë një devijim i qëllimshëm, që potencialisht mund të tregojë përfshirjen e regjimit të Albin Kurtit” në këtë sulm.

Ai tha se Serbia kërkon që të mbahen përgjegjës kryerësit e këtij sulmi dhe se është e gatshëm të ndihmojë në riparimin e dëmeve ndaj kanalit “qoftë financiarisht apo teknikisht”.

“Serbia dënon me termat më të ashpra sulmin e fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ky akt sabotimi thellësisht shqetësues rrezikon jetët dhe mirëqenien e shumë njerëzve në rajon”, tha Gjuriq në një reagim në X.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se shkatërrimi i kanalit ka rrezikuar furnizimin me ujë në komunat e veriut të Kosovës për popullin serb, “i cili tashmë jeton në kushte të vështira, veçanërisht në veri të Kosovës”.

Shpërthimi ndaj kanalit në fshatin verior nuk shkaktoi viktima, por e krijoi një çarje të madhe në murin anësor të tij, duke shkaktuar rrjedhe të ujit që rrezikoi furnizimin me ujë dhe rrymë në një pjesë të madhe të vendit.

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, tha një ditë pas sulmit është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni raportojnë se uji mund të shihet duke rrjedhur ende, por në sasi të vogël, nga kanali i dëmtuar, edhe pse gjatë natës është vendosur argjinaturë prej dheu.

Kurti njoftoi se Policia e Kosovës i ka arrestuar disa persona dhe ka gjetur prova materiale në lidhje për këtë sulm.

Sulmi ndaj Ibër-Lepencit ishte i treti brenda 72 orëve të fundit në veri të vendit, i banuar me shumicë serbe, pas shpërthimeve që ndodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën e Komunës në Zveçan.

Kjo i nxiti autoritetet kosovare t’i rrisin masat e sigurisë.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ndërmori masa emergjente për zbutjen e pasojave dhe për ta ruajtur sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit gjatë një mbledhjeje në orët e hershme të mëngjesit të shtunën.

Gjatë mbledhjes, Kurti tha se Kosova “është e vendosur dhe e përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e tij dhe infrastrukturën kritike”.

Të premten, Policia e Kosovës tha se i ka shtuar masat e sigurisë në vend, përfshirë në pjesën veriore të shtetit, ku ditëve të fundit kanë ndodhur “disa sulme apo incidente serioze kriminale”.

Sipas njoftimit, është paraparë që të shtohen aktivitetet policore, në mënyrë që të ofrohet më shumë siguri në mbarë Kosovën.

Komuna e Zveçanit, sikurse edhe tre komunat e tjera në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok – udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi serbët dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës dhe bojkotuan zgjedhjet lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Në vitet e fundit, në veri të Kosovës janë regjistruar një sërë sulmesh të tilla.

Rastet e hedhjeve të mjeteve shpërthyese dhe djegie të veturave u rritën veçmas gjatë periudhës kur po zbatohej vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Prej atëherë, tensionet në veri vazhdojnë të jenë kryesisht të larta, gjithashtu për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në këtë pjesë./REL

Etiketa: kosoveKurtisulmVucic

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon sërish konstituimin

21:17 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës/ Prokuroria: Ishte i rremë! Ja çfarë dyshojmë

17:01 : 05/07/2025
RAJONI

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri Fikrim Damka e mohon

15:43 : 05/07/2025
RAJONI

Pas alarmit për bombë, seanca e Kuvendit te Kosovës vazhdon në orën 20:00

15:12 : 05/07/2025
RAJONI

Alarmi për bombë/ Deputetja e AAK-së: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin

11:54 : 05/07/2025
RAJONI

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 : 05/07/2025
Para

Çfarë u gjet në banesën luksoze në Florida ku modelja shqiptare vrau bashkëshortin dhe më pas veten

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com