• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

11:24 : 29/11/2024
në BOTA

Ushtritë e Kinës dhe Rusisë kanë organizuar dhe kryer patrullimin e nëntë të përbashkët ajror në “hapësirën relevante ajrore” mbi Detin e Japonisë, tha transmetuesi shtetëror kinez, CCTV.

Patrullimi ajror ishte pjesë e një plani për bashkëpunim vjetor mes këtyre dy vendeve prej vitit 2019.

CCTV raportoi se patrullimi ajror ka për qëllim testimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të përbashkëta operacionale dhe stërvitore të forcave ajrore të këtyre vendeve.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se i ngriti avionët e vet luftarakë pasi 11 avionë luftarakë kinezë dhe rusë u futën në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të vendit (ADIZ). Avionët qëndruan për rreth katër orë, para se të largoheshin pa shkaktuar ndonjë incident.

Lexo edhe:

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

Koreja e Jugut ka protestuar ndaj Kinës dhe Rusisë pasi ato e kryen patrullimin ajror pa njoftuar paraprakisht.

Vendet kërkojnë që çdo avioni i huaj luftarak që futet në zonën e tyre ADIZ të identifikohet për arsye sigurie.

Megjithatë, këto zona nuk cilësohen si hapësira ajrore të një shteti sovran dhe shpesh shtrihen në zona të ADIZ-ve të vendeve të tjera.

Në korrik, Kina dhe Rusia kryen një patrullim të përbashkët ajror duke përdorur bombardues strategjikë që mund të pajisen me armë bërthamore në afërsi të shtetit amerikan, Alaska, në Paqësorin Verior dhe Arktik, duke i nxitur Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë t’i dërgojnë avionët e tyre luftarakë në hapësirën e vet ajrore./REL

Etiketa: japonikineRusi

Lajme të lidhura

BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët që nënshkruajnë për të luftuar në Ukrainë?

08:20 : 29/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
Para

EMRI/ U arrestua si pjesë e një bande në Greqi, kush është shqiptari që "terrorizoi” policinë greke

TË GJITHA

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com