• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autorët dyshohet se i përkasin një grupi kriminal, vrasja e Klaudio Prendit do hetohet nga SPAK

12:11 : 28/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të marrë në dorë hetimet për atentatin ndaj 28-vjeçarit Klaudio Prendi, i cili u ekzekutua në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.

Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë, pasi ka dyshime të arsyeshme se autorët e kësaj ngjarje të rëndë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, një vepër penale, e cila i përket për hetim SPAK-ut.

Klaudio Prendi u ekzekutua në një atentat mafioz me armë zjarri me silenciator pak pas mesnatës, rreth orës 00:30 të 19 nëntorit. 28-vjeçari, i cili njihej ndryshe me emrin Klajdi, ishte në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kryqëzimit të “Oxhakut” në shoqërinë e disa miqëve të tij.

Makinën e tij ai e kishte parkuar para lokalit, aty ku ndodhet stacioni i urbanit të Porcelanit. Pasi është ndarë nga miqtë, ka dalë i vetëm nga lokali dhe është drejtuar për të hipur në makinë. Pikërisht në këtë moment ai është qëlluar 5 herë me një armë me silenciator. Atentatorët kanë qëlluar nga një automjet “Audi A4”, me targa greke të mbivendosura që vinte nga “Fresku” në drejtim të kryqëzimit ku ndodhi ngjarja.

I plagosur rëndë, me një plumb në kokë dhe një në gjoks, 28-vjeçari me origjinë nga Puka, u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra. Zemra e tij pushoi së rrahuri, në kohën që makina e atentatorëve po shkrumbohej nga flakët pranë liqenit të Farkës. Aty ku ata shkuan të pa shqetësuar dhe zhdukën çdo provë, bashkë me gjurmët e tyre.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, teksa dyshohet se ai është ekzekutuar për shkak të një borxhi të pashlyer prej rreth 10 mijë eurosh, të cilin ia kishte një personazhi në kryeqytet i njohur si “Kleo i Freskut”.

Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin rreth 5 ditë para se të ndodhte atentati ndaj Klaudio Prendit, në rrugën “Mustafa Matihiti”, e njohur ndryshe si “rrugica e Salës”.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se “Kleo i Freskut” deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, nuk është gjendur. Mësohet se ai ka lidhje miqësore me dy vëllezërit, Erlis dhe Leonard Duka, ky i fundit i arrestuar dhe po gjykohet në SPAK për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa vëllai tjetër Erlisi, vijon të jetë në kërkim.

Ndërkohë një pistë e dytë është dhe ajo e verifikimit të informacioneve se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së babait të viktimës, pasi Fran Prendi ka punuar për disa vite me rradhë si gjyqtar i Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Posaçme SPAK.

Të dhënat e siguruara nga policia kriminale flasin se kohët e fundit është liruar nga burgu një eksponent i botës së krimit, i cili në vitin 2018, u dënua me burg nga Gjyqtari Fran Prendi.

Etiketa: atentatiDukaFran Prendigrup kriminalKlani DUkaKlaudio PrendiKleovrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
Para

Vrasja e Martinit/ Policia reagon sërish: Mos dizinformoni! Ka vetëm 1 autor, e kemi me VIDEO

TË GJITHA

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com