• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen e Plarent Ndrecës: Si u abuzua me tenderat e komisariateve

14:10 : 27/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen e deputetit socialist Plarent Ndreca, i cili u mor i pandehur më 25 tetor për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Ai akuzohet për rastin e rikonstruksionit të katër komisariateve në qytete të ndryshme të vendit, në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

SPAK bën me dije se bashkë me Ndrecën janë marrë të pandehur edhe 15 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të tjera, të akuzuar për shkelje të rënda gjatë procedurave të prokurimit publik në vitin 2019. 

Kallëzimi për këtë çështje është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku ky institucion ka konstatuar se procesi kishte patur shkelje të procedurave, dyshohet se fituesi ka qenë i paracaktuar, si dhe ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

Bëhet fjalë për rikonstruksionet e komisariateve të Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë. Hetimi për këtë çështje avancoi pas provave materiale të marra në ceularin e sekuestruar biznesmenit Gjon Radovani, i cili ka mbajtur postin si ish-zëvendës ministër pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban në Shqipëri. Është pikërisht kompania e tij, “A.P.E”, ajo që fiton tenderat për rikonstruksionin e godinave të Komisariateve.

Lexo edhe:

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

Sipas SPAK, nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë.

Favorizim në procedurat e prokurimit

“Hetimet kanë zbuluar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.

Kontrata e prokurimit publik “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Prokurorisë së Shtetit” kishte një vlerë totale prej 54,234,000 lekë (pa TVSH) për katër objekte policore, por në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion.” – thuhet në njoftimin e SPAK. 

Shkeljet e dokumentuara

“Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr ex officio nga Plarent Ndreca, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qënë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.

Anëtarë të njësisë së prokurimit si Denisa Skënderaj, Lira Kolasi, dhe Blendi Kovi, së bashku me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, përfshirë Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore të prokurimit. Gjithashtu, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari, dhe Aida Shehi, kanë kontribuar në devijimin e procedurave ligjore.

Një komision për marrjen në dorëzim të projektit, i përbërë nga Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar.

Nga veprimet e paligjshme të kryera, shtetit i është shkaktuar një dëm financiar, i vlerësuar sipas kontratës në vlerën prej 34,248,000 lekë. Deri në këtë moment, kjo vlerë nuk është ekzekutuar ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Si u zbulua abuzimi me tenderat?

Ferdinand Tarazhi, kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme u kallëzua në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditi që ky institucion bëri për tenderat e dhënë për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë. Bashkë me Tarazhin, ishin kallëzuar edhe 4 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Mes tyre, edhe Ndreca.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Ministrinë e Brendshme, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me aktivitetin ekonomiko-financiar të saj për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Nga procesi i auditimit kanë rezultuar mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve dhe operatorëve ekonomik në këtë procedurë dhe njëkohësisht rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, ku përfshihen Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë. Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme, përgjegjës për vlerësimin e ofertave në procedurën e prokurimit me objekt “Studim, Projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit” për veprën penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal,”-shkruhej në kallëzimin e KLSH që iu dorëzua SPAK-ut në korrik të vitit 2021.

Por çfarë shkeljesh gjeti KLSH në auditin e kryer 3 vite më parë?

Më 30 dhjetor 2019, BOE “De.-E”, “A.P.E” (i përzgjedhur si kandidati fitues i fazës II), plotëson kriteret kualifikuese me ofertën e tij 54,238,000 lekë pa TVSH. Po atë datë miratohet procedura e tenderit. Pasi departamenti i Financës në Ministrinë e Brendshme merr informacion për procedurën, njofton se nuk ka fonde dhe nuk mund të operohet në vijim me marrjen e angazhimeve financiare.

“Për këtë arsye i bëhet me dije Sekretarit të Përgjithshëm (pra Plarent Ndrecës) se nuk mund të vazhdojnë procedurat e lidhjes së kontratës dhe është konfirmuar se nuk të mbulohet efekti financiar të marrjes së angazhimit financiar me vlerë 54,238,000 lekë pa TVSH, deri në momentin që fondet të jenë në llogarinë e “AK”.”,”-shkruhet në raportin e KLSH. Pavarësisht lajmërimit të Financës, të nesërmen nënshkruhet kontrata e shërbimit midis BOE “De.-E”, “A.P.E”, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

“Nga auditimi tipologjive të komisariateve u konstatua keq llogaritje e kostove të ndërtimit dhe rrjedhimisht edhe kostove të projektimit. Gabimi kryesor në llogaritje është në vendosjen 2 herë të pajisjeve, duke rritur koston e ndërtimit dhe përllogaritja e tarifave është berë me TVSH, ku rrjedhimit vlera rezulton me TVSH. Ndërkohë, në formularin e njoftimit të fituesit dhe në kontratën nr. 10373/4 prot. Datë 31.12.2019, vlerat e projektimit të komisariateve janë nënshkruar pa TVSH. Për veprimet e rritjes në mënyrë artificiale ose fiktive të tarifave të projektimit nga BOE, sipërmarrësi ka përfituar padrejtësisht vlera ekomomike në dëm të Buxhetit të Shtetit. Bazuar keq llogaritjeve apo gabime të tarifave, BOE “De.-E”, “A.P.E”, jo vetëm që duhej të skualifikohej nga procedura tenderuese, ku duhej të vlerësohej me “0” pikë, por do të ndryshonte tërësisht edhe rezultati i vlerësimit, ku “St. Re.” shpk, do të ishte shpallur fitues,”-shtohet në raportin e KLSH-së.

Sipas KLSH, vlera totale e përfituar padrejtësisht është diferenca e Komisariatit Vlorë dhe Mirëditë (6,222,960 + 2,044,980) = 8,267,940 lekë pa TVSH ose 9,922 mijë lekë me TVSH.

Sipas nenit 4 të kontratës “Vlera e Kontratës”, përcaktohet vlera në lidhje me hartimin e projekt zbatimit sipas tipologjive të objekteve: 1. Drejtori Vendore Policie + Komisariat Vlorë: 21,744,370 lekë 2. Komisariati Policisë nr. 4 Tiranë: 13,533,385 lekë 3. Komisariati Policisë Pogradec: 13,153,196 lekë 4. Komisariati Policisë Mirditë: 6,807,332 lekë

Total: 55,238,283 lekë.

Etiketa: gjykimgodinakomisariatePlarent Ndrecarikonstruksionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!

14:58 : 10/05/2025
Para

Banda e Suel Çelës, GJKKO ndryshon masën e sigurisë vetëm për avokaten

TË GJITHA

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025

Vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, si ndahen votat deri më tani

08:26 : 12/05/2025

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025

Qarku Lezhë/ Përmbyset rezultati, kryeson PS

08:22 : 12/05/2025

Qarku Elbasan/ Ja kush kryeson deri më tani

08:14 : 12/05/2025

Qarku Vlorë/ Kryeson PS, PD-ASHM e dyta! “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

08:10 : 12/05/2025

Numërohen 1660 vota të diasporës, PD po rezulton fituese deri më tani

08:01 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com