• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDALI/ Amulli te bizneset, Veliaj iu bllokon llogaritë bankare për taksën e pronës

08:02 : 27/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Shumë subjekte të kryeqytetit  janë habitur ditët e fundit, kur u ka shkuar njoftimi nga banka se llogaritë e tyre ishin bllokuar nga Bashkia e Tiranës, pasi janë ngarkuar me gjobë dhe kamatëvonesa për mosshlyerjen e detyrimit shtesë të taksës së ndërtesës për vitin 2023.

Bashkia e Tiranës me vendimin nr.35 të miratuar në Këshillin Bashkiak më 28 Mars 2024 ka përcaktuar se diferenca e detyrimit të lindur për taksën e ndërtesës për vitin 2023, që erdhi pas rritjes së çmimeve të referencës (që filloi të zbatohej nga gushti 2023), duhej të paguhej brenda muajit  shtator 2024.

Diferenca e pjesës së mbetur që sipas vendimit të Këshillit Bashkiak duhej të paguhej brenda 2024-s, u krijua nga 1 Gushti 2023 me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës së apartamenteve.

Por bizneset ngrenë shqetësimin se nuk kanë marrë njoftim nga drejtoria e tatim-taksave të Bashkisë së Tiranës për afatet e likuidimit të diferencës së detyrimit së taksës së ndërtesës për vitin 2023. Përfaqësuesit e subjekteve janë gjendur të befasuar nga masat, që me penalitete me gjobë, kamatëvonesa dhe deri te mbyllja e llogarive për mosshlyerje detyrimi.

Në zyrat e reja të Bashkisë te Ish parku të martën kishte radhë. Përfaqësuesit e subjekteve të acaruar nuk po arrinin të kuptonin se pse u kishin bllokuar llogaritë dhe pse duhet ta marrin njoftimin nga banka dhe jo nga Bashkia. Ata pohojnë se i kishin mbyllur detyrimet e bashkisë për vitin 2023 dhe nuk ishin informuar nga bashkia për detyrimin shtesë, as në prill dhe as në qershor 2024, kur kishin paguar detyrimet e këtij viti.

Lexo edhe:

Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

“Zonja e bashkisë na tha nuk jua iniciuam detyrimin shtesë me fillimin e vitit 2024 që të mos ju vinte si e papritur dhe t’ju binte rëndë. Kjo është shumë ironike, sepse më mirë të na e kishin futur detyrimin shtesë të vitit 2023 me taksat e 2024, sepse do njoftohesha dhe do e paguaja, sesa të marr sot njoftimin nga banka se më kanë bllokuar llogarinë. E di shumë mirë që nuk kam pasur detyrime, sepse në korrik 2024 kam marr një vërtetim që nuk ka detyrime nga bashkia sepse më duhej për efekt kredie.

Nuk është problemi te detyrimi se ai është 17 mijë lekë, sesa për mënyrën se u veprua dhe faktin që u njoftova direkt nga banka. Tashmë me duhet të çoj vërtetimin në bankë dhe zhbllokimi zgjat tre ditë, d.m.th llogaria më zhbllokohet muajin tjetër, pasi e enjtja dhe e premtja janë pushim zyrtar, ndërkohë që duhet të paguaj pagat e punonjësve”, thotë J.S, administratore dhe pronare e një subjekti tregtar.

Burime nga drejtoria e Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës pohuan se janë respektuar të gjitha procedurat dhe se është shpërndarë njoftim detyrimi që ka lindur si diferencë e vitit 2023. Por bizneset ngrenë shqetësimin se nuk janë njoftuar për detyrimin e papaguar, një pretendim që konsiderohet pa kuptim nga institucioni.

Pse u rrit detyrimi

Rritja e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës, shtrenjtoi automatikisht detyrimin për taksën e ndërtesës, si për bizneset dhe familjarët. Për bizneset formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Bizneset në Tiranë, detyrimin vjetor për taksën e ndërtesës e paguajnë me 2 këste, ndryshe nga familjarët që paguhet çdo muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Afati i pagesës për këstin e parë është periudha mars-prill dhe për këstin e dytë maj-qershor.

Rritja e detyrimit për bizneset dhe familjarët nisi zbatimin nga 1 Gushti 2023. Duke qene se bizneset kishin mbyllur pagesat për taksën e ndërtesës, detyrimi shtesë që u krijua te subjektet për periudhën nga 1 gushti deri në 31 dhjetor 2023, i quajtur dhe si kësti i tretë, u përcaktua me vendim nr.35, datë 28.03.2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar të shlyhej brenda muajit Shtator 2024.

“16. Në Kreun XVI “Dispozitat kalimtare dhe të fundit” shtohet neni 78/1, me përmbajtje si më poshtë vijon:

Neni 78/1

  1. Përjashtimisht, detyrimet shtesë që kanë lindur si rezultat i hyrjes në fuqi të vendimit nr. 457, datë 26.07.2023, të Këshillit të Ministrave “ Për disa ndryshime në vendimin nr.132, datë 07.03.2018, të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës”, të ndryshuar, duhet të shlyhen brenda datës 30 shtator 2024.”

Por për këtë vendimmarrje, nga bizneset pohohet se nuk janë njoftuar me shkresë nga Bashkia. Madje sipas biznese as në muajin prill 2024 që ishte afati i fundit për të paguar këstin e parë të 2024-s, nuk ishte futur detyrimi shtesë, apo diferenca e pjesës së mbetur që duhej të paguhej brenda vitit 2024.

“Erdha për t’u sqaruar. I bie të paguaj shumë më tepër detyrim. Ndërkohe që unë i kam mbyllur pagesat për taksën e pronës. i kam paguar. Ndërsa në kompjuter me del që nuk kam paguar. Ndërkohë unë kam mandatin e pagesës për detyrimet e paguara. Pavarësisht pagesës së kryer, sot më është bllokuar llogaria”, tha  P. Isufaj drejtuese e një prej bizneseve farmaci në kryeqytet.

Edhe një tjetër biznes ngre shqetësimin për mbylljen e llogarisë.

“Më është bllokuar llogaria për pagesën e taksës së pronës. Deri tani pagesat janë bërë të gjitha në kohë. Apartamenti im ndodhet te qendra “Kristal”. Nëse do të lajmërohesha më parë do të paguaja. S’kisha pse të bëja gjithë këtë rrugë sa andej këtej . Dhe në fund jam ende e paqartë. Pasi nuk me tha askush sa duhet të paguaja”, pohon M.L drejtuese e një prej bizneseve të penalizuara në Tiranë.

Biznese të tjera pohojnë se ata kanë kontrolluar edhe gjatë muajit korrik detyrimet shtesë dhe kanë rezultuar se nuk kanë asnjë njoftim.

Në korrik 2024 bizneseve u ka dalë së fundmi në sistem detyrimi shtesë. Subjektet nuk e kanë verifikuar nëse kishin detyrim shtesë (se nuk kishin pse e bënin) dhe tani u janë bllokuar llogaritë, përveç detyrimit shtesë, edhe kamatëvonesa që llogariten që nga viti 2023.

“Për taksën e pronës paguaja 99,6 mijë lekë në vit. Detyrimi më është rritur me 15 mijë lekë. Kjo rritje është reflektuar në muajin korrik”, pohon një drejtues biznesi në Pezë.

/Monitor

Etiketa: Bashkia e Tiranesbiznesetbllokone pronesErion Veliajllogaritëtaksa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

09:24 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
RAJONI

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta në Kosovë

19:28 : 28/05/2025
AKTUALITET

Ajola Xoxa bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:05 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 mln lekë, si do të llogaritet

08:00 : 28/05/2025
Para

Këmbimi valutor 27 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

TË GJITHA

KQZ i përgjigjet PD-së: Nuk mungojnë fletë votimi, ja cili është interpretimi i sakte i shifrave

21:22 : 02/06/2025

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

21:17 : 02/06/2025

TKZ braktisin ndeshjen ndaj Serbisë: Sistemi i biletave ka si qëllim të ushqejë pazaret e Dukës

21:15 : 02/06/2025

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

21:11 : 02/06/2025

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës, humbën jetën dy turistë

20:54 : 02/06/2025

VIDEO/ Konflikti për kufirin e pronës, fqinji dhunon të moshuarën në prani të kameras

20:47 : 02/06/2025

Fitoi 5 trofe në Rrogozhinë, mesfushori largohet nga Egnatia pas 3 sezonesh

20:45 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com