• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

17:30 : 27/11/2024
në RAJONI

Dy nga tre personat e arrestuar në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi” janë pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, konfirmoi të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç.

“Në këtë moment, ata dy ndodhen zyrtarisht në pushim mjekësor dhe bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviç në një komunikatë.

Policia e Kosovës i arrestoi tre njerëz nga Nikshiqi për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor, mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Dy ditë pasi u dërguan në mbajtje, Gjykata Themelore në Pjesë urdhëroi një muaj paraburgim për Rajko Krivokapiç 34 vjeç, Marinko Jovanoviç 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviç 24 vjeç.

Prokurori në Pejë i akuzon ata për veprën penale “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”. Avokatja e tyre, Jovana Filipoviç, tha për mediat në Kosovë se do të bëjë ankesë, duke theksuar se vendimi i Gjykatës ishte shumë i ashpër. Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar.

Kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviç, i cili është funksionar i partisë Demokracia e Re Serbe (Nova Srpska Demokratija – NSD), pjesë e Frontit Demokratik prorus që së fundmi është shpërbërë, ka reaguar duke dënuar veprimet e institucioneve të Kosovës dhe duke u bërë thirrje të arrestuarve që “t’i përballojnë vështirësitë në të cilat janë gjendur”.

Lexo edhe:

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

Në profilin e tij në Facebook, ai deklaroi se Ambasada e Malit të Zi në Kosovë nuk ka reaguar për të mbrojtur tre qytetarët nga Nikshiqi, edhe pse është kontaktuar nga persona të afërt me të arrestuarit. Partia e tij, e drejtuar nga Andrija Mandiç, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të Malit të Zi dhe bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë.

“Ky incident është vetëm një nga rastet e shumta të terrorit ndaj popullit serb në Kosovë, i cili tashmë është shtrirë edhe ndaj qytetarëve të Malit të Zi”, thuhet në deklaratën e NSD-së.

Edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi ka reaguar, duke nisur “një protestë të ashpër ndaj krahinës jugore serbe” për arrestimin e besimtarëve, si dhe një protestë ndaj autoriteteve malazeze.

“Ky incident kërkon dënimin më të ashpër për mungesën poshtëruese të reagimit të shtetit të Malit të Zi, Ministrisë së saj të Punëve të Jashtme dhe Qeverisë së saj, të cilat nuk i dolën në mbrojtje qytetarëve të vet”, thuhet nga KOS në Mal të Zi.

Institucionet shtetërore nuk janë prononcuar lidhur me arrestimin e tre të rinjve nga Mali i Zi. Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë. Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020./REL

Etiketa: arrestimkosovesebi

Lajme të lidhura

RAJONI

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

20:24 : 12/10/2025
RAJONI

Nis numërimi në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Komisionerët të ruajnë votat!

20:13 : 12/10/2025
RAJONI

“Exit poll-et” për zgjedhjet në Kosovë/ Prishtina shkon në balotazh, dështon ish-ministrja e Edi Ramës

19:26 : 12/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Nis mbyllja e qendrave të votimit, pjesëmarrja deri në orën 18:00 rreth 33%

19:17 : 12/10/2025
Para

Modelja e Netflix kapet me dy valixhe me 40 kg drogë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025

Numërohen 70% të votave në Prishtinë, ngushtohet diferenca mes Ramës dhe Çekos

22:54 : 12/10/2025

Gaza si laborator: Teknologjia, politika dhe financat bashkë për një eksperiment global

22:32 : 12/10/2025

LDK shpall fitoren, Abdixhiku: Tre komuna të fituara në raund të parë, prijmë në 12 të tjera

22:16 : 12/10/2025

Dy telefonata në 48 orë, çfarë vendimi po marrin Zelensky dhe Trump

22:02 : 12/10/2025

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk më përfshinë në spotin publicitar!

21:48 : 12/10/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Kush po kryeson në komunat me shumicë serbe?

21:37 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com