• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vazhdon betonizimi i Tiranës dhe bregdetit/ Lejet e radhës të miratuara për kulla dhe hotele

11:34 : 26/11/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh ndërtimi për disa objekte me funksione të ndyshme.

Ajo që vihet re është se kjo Qeveri nuk ndalet me dhënien e lejeve për ndërtimin e kullave në Tiranë, si dhe për betonizimin e bregdettit të jugut me hotele dhe resorte.

Në lejet e miratuara në mbledhjen e të mërkurës nga KKRT përfshihen disa kulla në kryeqytet. Një prej tyre shkon deri në 44 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, siç është projekti “Sun Moon Star”, që do të ndërtohet në rrugën “Asim Vokshi” me subjekt zhvillues kompaninë “Alpoint” p.k.

Pronari i kësaj kompanie është Aleksandri Vasili, i cili është dhëndër në familjen e Kujtim Qefalia, ish-kryetarit jetëgjatë dhe tashmë administratorit të Njësisë Administrative Dajt dhe deputetit socialist, Xhemal Qefalia.

Projekti “Sun Moon Star”

Po ashtu, një leje për kulla është dhënë dhe për kompaninë “Nova Construction Group” sh.p.k. të Ilir dhe Kujtim Shtufit, i cili projekt ndërtimin e kullave me nga 44 dhe 55 kete mbi tokë dhe nga 5 kate nën tokë në rrugën “Dritan Hoxha”.

Lexo edhe:

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

Gjithashtu, leje janë dhënë dhe për një sërë hotelesh dhe resortesh në bregdet duke nisur nga Lezha deri në Himarë. Madje një prej hoteleve në Lezhë planifikohet të ngrihet deri në 25 kate mbi tokë, leje e përfituart nga kompania “Belhaus” sh.p.k.

Po ashtu, nuk mungojnë as lejet e dhëna për fotovoltaik për prodhimin e energjisë.

Lejet e miratuar në mbledhjen e fundit për kulla, hotele, resorte dhe fotovoltaikë:

  • Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi, 1-30 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kastriotët”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Sun Moon Star” – Strukturë shërbimi banimi dhe hotelerie me 1, 2, 9 dhe 44 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alpoint” p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Banimi dhe Hotel 1, 11, 12, 13 dhe 14 kate me 2 dhe 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Selita e Vjetër”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ERE Architecture & Construction” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi “5 Maji”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Alb-Edil” p.k, “Saimbei” sh.p.k dhe “Gend Invest” sh.p.k.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Krorëz”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Rezidencial – “Tirana Villas”, me vendndodhje në Mjull Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” p.k.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Pine Residences”, Zhvillim kompleks me funksion rezidencial dhe shërbime me 2 dhe 7 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rajfi” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe apartamente nga 5 kate deri ne 25 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Belhaus” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendodhje në Rrugën “Musa Agolli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marko 2” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje Sheshi Shqiponja, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimesh 3, 4, 5 dhe 7 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugë “Peti”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alton” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje pranë liqenit të Farkës, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Blue Pond Development” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Valona Hills”- Godinë banimi dhe shërbimi 1-17 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti & s.t” sh.p.k.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik me shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Investment” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe turistik “Jala Retreat” me vila 1 dhe 2 kat, me 1 kat pjesërisht nëntokë, pishina dhe mur rrethues, me vendndodhje në Jalë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues me Z. Admir Dida dhe shoqërinë “Dion- Al” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik dhe rezidencial “Sun Palasë” me objekte hotelerie 1-9 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë dhe objekte banimi 1-4 kate mbi tokë dhe 1-2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Golden Key” sh.p.k dhe “Sun Palas” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Strata”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&P” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks elitar hoteleri dhe shërbime “In The Wild”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë ambiente akomoduese të hotelit ekzistues “E.T.E.R”, me vendndodhje në Golem, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “ETER” sh.p.k.
  • Për miratimin e disa ndryshimeve të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Godinë polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë “Book Building”, ndërmjet rrugës “28 nëntori” dhe rrugës “Abdi Toptani, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Techno-Alb” sh.p.k.
  • Për miratimin e disa ndryshimeve të Lejes së Zhvillimit për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime “Tirana’s Rock”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ANA” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit fotovoltaik “Sunny Side Energy”, me kapacitet 100 MW”, me vendndodhje në Darzez, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sunny Side Energy” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Linja e transmetimit Nova Solar”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Solar System” sh.p.k.
  • Për disa ndryshime të lejes së zhvillimit për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekte shërbimi 1-2 kate si dhe objekt shërbimi hotel 10 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë miratuar me Vendim Nr.22, datë 24.11.2021 të Keshillit Kombëtar të Territorit, me subjekt zhvillues shoqërine “Fusha” sh.p.k.
  • Për miratimin e ndryshimit të projekit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast II, zona G5, rezidencial-vila elitare 2 kate me çati dhe kat nëntokë”, me vendndodhje në Palasë, Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Seaside Residence I” p.k.
Etiketa: betonizimibregdetEdi Ramahotelekeshilli kombetar i territoritKKRTkullaresorte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Il Giornale”: Sa fiton në vit lobisti i Edi Ramës, ish kryeministri italian D’Alema

17:32 : 04/06/2025
Para

Ilir Mëngra, drejtori me 4 shtëpi. Bleu banesë 200 mijë euro pasi u emërua te “Patentat”

TË GJITHA

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

14:21 : 05/06/2025

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

13:51 : 05/06/2025

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi! Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

13:34 : 05/06/2025

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com