• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ubi societas, ubi ius”/ Kronikë nga Shteti i së Drejtës

08:12 : 25/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Shprehja latine “Ubi societas, ubi ius”, e shqipëruar do të thotë: “Atje ku ka një komunitet, duhet të mbizotërojë e drejta (në kuptimin e drejtësisë)”.

Pra, e drejta duhet të mbizotërojë, jo vetëm në kuptimin e ngushtë dhe tekstual të një dispozite normative apo vendimi gjyqësor; por edhe në sensin e një drejtësie thelbësore, ku institucionet shtetërore dhe dispozitat (normative apo të vendimeve gjyqësore) ndërveprojnë në mënyrë funksionale dhe efektive, në emër të interesit suprem të shoqërisë.

Kjo përqasje teorike ka pak rëndësi për vende si yni, ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese (në rastin konkret, me objekt tatimin progresiv të të vetëpunësuarve dhe entiteteve me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit) ngel pezull midis paqartësisë së organeve tatimore në lidhje me zbatimin e tij dhe indiferencës së vetë Gjykatës, në lidhje me sqarimin e efekteve të vendimit të saj.

Shprehjet “Vendimet (e Gjykatave) nuk komentohen” apo “Sovrani foli”, në rastin konkret, duket se janë sa për të kaluar radhën.

Në fakt, Sovrani foli. Foli kur votoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021. Foli, pasi në paketën e premtimeve, shumica qeverisëse përfshiu edhe premtimin për taksa zero për individët, entitetet tregtare dhe të vetëpunësuarit deri në fund të vitit 2029, me kusht që të ardhurat bruto të jenë më të ulëta se rreth 14 milionë lekë në vit. De iure, nuk ishin fjalë në erë. Ishte ligji në fuqi. Pra, premtimi ishte për të mos bërë ndryshime në kuadrin ekzistues ligjor deri në fund të vitit 2029.

Lexo edhe:

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

Rrugës, shumica ndërroi mendje. Dukej çështje morali politik. U kthye në çështje drejtësie.

Ndoshta vullneti politik nuk ishte për ta çuar deri në fund, me atë formë dhe mënyrë, çështjen e tatimit të të ardhurave të të vetëpunësuarve; sigurisht teknokratët e administratës së lartë shtetërore, të frymëzuar nga mosvëmendja e politikës e përzier me cinizmin të radhës, shkuan edhe më tej, me implementimin e dispozitave zbatuese.

Sidoqoftë, pothuajse si në demokracitë më të zhvilluara perëndimore, ndryshimet e ligjit në lidhje me tatimin progresiv të të vetëpunësuarve u shfuqizuan nga Gjykata Kushtetuese.

Teknikisht, u shfuqizua dispozita kalimtare e ligjit amendues. Pra, i gjithë impianti i ndryshimeve duket se u çmontua. Tatimi progresiv i të vetëpunësuarve nuk ra. Thjesht, u shty për në janar 2030, duke u njësuar sërish me atë të individëve tregtarë. U bë, si ishte. Ashtu si ishte premtuar publikisht.

Gjykata Kushtetuese u kufizua ta motivonte vendimin e saj me cenimin e sigurisë juridike. Nuk e gjykoi të nevojshme të sqaronte më tej, edhe pse dispozitat e shfuqizuara ishin në zbatim e sipër.

Tatimet heshtën. U ndodhën, në fakt, përpara një precedenti që nuk ishte krijuar tërësisht prej tyre.

Komuniteti i profesionistëve të lirë, pasi festoi, nisi të kuptonte se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte i qartë sa dukej.

Një pjesë (më të devotshmit) që kishte parapaguar këstin e parë të tatimit për vitin 2024, në përputhje me dispozitat e shfuqizuara, hyri në diskutime çorientuese në lidhje me efektin prapaveprues të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Të tjerë, filluan të dyshojnë se, në bazë të principit kushtetues të barazisë, nëse të parëve nuk i kthehet kësti paraprak i parapaguar, në parim, ata vetë do të duhet të paguajnë jo vetëm këstin, por edhe penalitetet. Të tjerë akoma, të licencuar si profesione të lira, filluan të bëjnë sërish llogaritë me disa kritere kuantitative që bien ndesh në parim me natyrën e njohur botërisht të profesionit të tyre (për këtë mjafton të shikohet te Konventa OSBE lista indikative e profesioneve të lira).

Në përfundim të kësaj kronike, nuk do të ishim korrekt, nëse nuk do të përmendnim deklaratën publike të qeverisë (në veçanti, të ministrit të ri të Financave), në lidhje me çështjen në fjalë, që premtoi kthimin brenda këtij viti të këstit të parapaguar. Është për t’u përgëzuar, nëse materializohet me veprime konkrete. Me sa duket, ka indicie vullneti politik për të vënë drejtësi.

Por drejtësia duhet të jetë thelbësore dhe jo formale; duhet të veprojë dhe jo të vonojë.

Drejtësia, në fakt, fillon aty ku u gabua; pra me moralin politik. Vazhdon me antikushtetutshmërinë dhe përfundon me mungesën e sigurisë minimale juridike në zbatimin e ligjit.

Nuk është e nevojshme të jesh konstitucionalist i rafinuar që të pohosh se, nëse të ardhurat bruto janë më të ulëta se 14 milionë lekë në vit, parapagimi i këstit për tatimet e vitit 2024 – që është tashmë 0 (pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese) – duhet t’i rimbursohet tërësisht kësaj kategorie sa më parë.

Nëse organet tatimore kanë drojë për t’i dhënë zgjidhje teknike (që në gjykimin tonë, është tërësisht e mundshme me mjetet që kanë në dorë), le të marrë qeveria një nismë normative dhe të vërë pikat mbi “i”.

Në fakt, është çështje morale (dhe jo kushtetuese) të sqarosh se nuk mund të mbash para, nëse nuk të taksojnë apo se taksimi i të vetëpunësuarit (profesioneve të lira, në veçanti) nëse barazohet automatikisht me të punësuarin vetëm për shkak të disa kritereve kuantitative, është arbitrar dhe alogjik, nëse nuk parashikon përjashtime në linjë me praktikat ndërkombëtare. Ubi societas, ubi ius.

Ndoshta u zgjatëm. Por nuk do të shkruanim mbi tatimet e një kategorie të caktuar të shoqërisë, nëse nuk do të kishim dyshimin se, nëse sot, ishte radha e të vetëpunësuarve, nesër, nëse nuk ndryshon përqasja në thelb, mund të jetë radha ose kalvari i dikujt tjetër.

Le të shpresojmë, gjithashtu, që afërsia kohore e kësaj përqasje me datën e zgjedhjeve të përgjithshme, të jetë vetëm një koincidencë e rastit.

/Monitor

Etiketa: Edi RamaGjzkata KushtetueseqeveriaShteti i se drejtestaksatatimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rama për partitë e reja: Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

19:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
Para

"Polici e qëlloi i hipur mbi shkallë"/ Zv.drejtori i Kr*meve: Hidhnin fishekzjarre për të nxjerrë Reçin në oborr

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com