Ish-kryebashkiaku i Durrësit është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg shpërdorim detyre në dy raste nga Gjykata e Posaçme (GJKKO),
Ditën e sotme në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, i cili aktualisht në arrest shtëpie, nuk ndodhej sot vetë në seancë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Petrit Ismaili, i cili gjatë konkluzioneve përfundimtare kërkoi pafajësi ose në rast të shpalljes fajtor, kërkoi pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.
Seanca e 21 Nëntorit u shty për mungesë avokatësh. Kurse më 12 Nëntor, SPAK-u dha pretencën për 4 të pandehurit e dosjes, ku për ish-kryebashkiakun kërkoi 4 vite izolim, që të konvertuara me gjykim të shkurtuar kthehen në 2,8 vite burg.
Nsërsa Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e denimit të dënimit me burg për të tre.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.
Në Tetor 2024 GJKKO vendosi që dosja të kalonte për gjykim në seancë normale.
Për çfarë akuzohet Dako?
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Rasti i parë ka lidhje me abuzimin e kryer me lejen për ndërtimin e një pallati në Durrës, ku janë përfshirë dokumente të falsifikuara dhe zbardhja e lejes është bërë pasi kishte përfunduar ndërtimi i godinës që ishte i ndryshëm në kate nga sa ishte planifikuar në fillim.
Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me studimin e kryer nga bashkia e Durrësit në lidhje me shëtitoren në qytetin bregdetar ku për shkak të keqllogaritjes në buxhetin e shtetit është shkaktuar një dëm prej qindra mijëra euro. Edhe pse ishte evidentuar më herët nga KLSH, Bashkia e Durrësit nuk kishte marrë masa.