• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti i 2025-sës për Bashkitë do të ndahet sipas të dhënave të reja të censit

12:16 : 25/11/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Bashkitë, popullsia e të cilave është rritur ndërmjet cens 2011 dhe cens 2023, do të marrin më shumë fonde në buxhetin e vitit që vjen në krahasim me bashkitë e tjera, të cilat kanë pësuar rënie të popullsisë.

Censi i vitit 2023 rezultoi me ulje të numrit të popullsisë krahasuar me Censin e vitit 2011 me 397,852 banorë, ose 14.21% më pak.

Ministria e Financave referon se, pavarësisht humbjeve të popullsisë me qëllim ruajtjen e stabilitetit financiar, në formulën e vitit 2025 është vendosur një rregull fiskal që asnjë njësi e vetëqeverisjes vendore nuk do të marrë më pak se 105% të fondeve që i janë akorduar në vitin 2024.

Si rrjedhojë, bashkitë të cilat rezultojnë me numër popullsie më të lartë sipas Censit 2023 krahasuar me atë të vitit 2011 do marrin më shumë fonde, sqaron më tej Ministria e Financave.

Sipas të dhënave të cens, nga të 61 bashkitë vetëm 6 bashki kanë rezultuar me rritje të popullsisë në periudhën ndërmjet censeve dhe ato janë Bashkitë e Tiranës, Dropullit, Himarës, Sarandës, Beratit dhe Dimalit.

Lexo edhe:

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

Investimet si “vrimë në ujë”/ Betoni gllabëron buxhetin, qytetarët mbeten pa shërbime

Në 55 bashkitë e tjera popullsia është më rënie nga 2011 në vitin 2023. Rënien më të madhe e ka Bashkia e Shkodrës e ndjekur nga Elbasani, Durrësi dhe Vlora Fieri etj.

Bashkitë më rënie të popullsisë do të marrin më 2025, jo më pak se 5% rritje të fondeve, ndërsa 6 bashkitë e tjera që kishin rritje të popullsisë do të marrin më shumë fonde.

Në total shpenzimet buxhetore për buxhetin vendor pritet të jenë rreth 89,8 miliardë lekë më 2025, rreth 13 për qind më të larta se plani i vitit 2024, ose në nivelin prej 3.43 për qind i produktit të brendshëm bruto. Me buxhetin e vitit 2025 do të financohen funksionet e transferuara në pushtetin vendor, si dhe të gjitha funksionet e tjera të parashikuara në legjislacionin në fuqi, të cilat njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë për detyrë t’i ushtrojnë pas reformës së decentralizimit.

Ndërkohë, të ardhurat e pushteti vendor për vitin 2025 zënë 5.4 % të totalit të të ardhurave totale të buxhetit të shtetit.

Rritja e shpenzimeve të realizuara nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, gjatë periudhës 2015-2025, konstatohet edhe në rritjen e peshës që zënë këto shpenzime si ndaj shpenzimeve buxhetore në total, ashtu edhe ndaj produktit të brendshëm bruto.

Pesha specifike e shpenzimeve të buxhetit vendor ndaj buxhetit të shtetit është rritur ndjeshëm në vitin 2025 (10.92 për qind), krahasuar me vitin 2015, ku shpenzimet e buxhetit vendor zinin vetëm 7.79% të shpenzimeve të buxhetit shtetit. Ndërkohë, siç vihet re edhe nga grafiku i mëposhtëm, për vitet 2020-2025, pesha specifike e buxhetit vendor ndaj Produktit të Brendshëm Bruto është rritur me rreth 1.05 për qind më shumë se pesha që zinte në vitin 2015.

Tendenca e rritjes së buxhetit vendor do të vazhdojë edhe në buxhetin e vitit 2025, ku buxheti vendor parashikohet të jetë rreth 3.43% i produktit të brendshëm bruto. Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2025, do të zënë rreth 10.92 % të shpenzimeve publike, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë./Monitor

Etiketa: buxhetiCensindarja|Bashkite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026
AKTUALITET

Investimet si “vrimë në ujë”/ Betoni gllabëron buxhetin, qytetarët mbeten pa shërbime

08:25 : 22/03/2026
RAJONI

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për buxhetin

16:43 : 16/02/2026
AKTUALITET

“Paketa e Maleve”, bilanci i një nisme që mbetet ende në letra

08:24 : 08/02/2026
AKTUALITET

Sot seancë plenare në Kuvend, zbardhet rendi i ditës. Çfarë pritet të diskutohet

08:21 : 27/01/2026
AKTUALITET

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 01/01/2026
Para

Përfundon takimi me Begajn, PS kërkon 11 Majin 2025 si datë të zgjedhjeve

TË GJITHA

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Sekuestrohen 4 pistoleta “Glock” në aksin Kardhiq-Delvinë, dyshohet se kishin destinacion Sarandën

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026

Spiropali paraqet mocionin për hapjen e PS, “thumbon” Ramën: Qytetarëve nuk duhet t’u flasim me arrogancë

10:12 : 16/07/2026

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş