• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dita e Alfabetit” e gjen Shqipërinë me 48 mijë analfabetë

18:07 : 22/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prej janarit, qeveria ka caktuar festë zyrtare datën 22 nëntor në nder të vendimit që u mor në Kongresin e Manastirit (1908) për ta shkruar gjuhën shqipen në shkronja latine.

Por çfarë thonë shifrat në raport me analfabetizmin dhe çfarë po bëhet në ruajtjen e gjuhës?

Festa e parë e kësaj dite të shënuar e gjen vendin me një nivel të konsiderueshëm njerëzish që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë.

Sot, pas 116 vitesh nga Kongresi i Manastirit, të dhënat e censit të fundit flasin për rreth 48 mijë analfabetë, ku rreth gjysma e tyre janë të moshës mbi 70 vjeç.

Shkrimi dhe leximi janë aftësi që mësohen në ciklin fillor të edukimit (6-10 vjeç), teksa zyrtarisht cikli i plotë 9-vjeçar (6-15 vjeç) është i detyrueshëm në Shqipëri pikërisht për të luftuar këtë paaftësi në popullatë.

Lexo edhe:

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

Në vitin 2022 ish-Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bashkë me urimin për “Ditën Ndërkombëtare të Arsimit” përcolli vizionin e qeverisë për ta kthyer të detyrueshëm edhe ciklin e mesëm (15-18 vjeç), si “investimi më i mirë për të ardhmen dhe zhvillimin e Shqipërisë”. Por deri më sot ky vizion ka dështuar të materializohet.

Foto ilustrim nga Censi 2023

Por përveç censit, edhe testi i PISA-s tregoi një nivel të ulët përgatitjeje sa i përket arsimit.

Të dhënat e mbledhura nga testimi i zhvilluar në vitin 2022, tregoi se 15-vjeçarët shqiptarë renditen të fundit në botë sa i përket aftësisë për të menduar në mënyrë krijuese.

Përmes këtij testi u vlerësua kapaciteti i nxënësve në mendim dhe prodhim idesh origjinale në 64 vende të botës.

“Sistemi me performancën më të ulët (Shqipëria) ka një rezultat mesatar të studentëve prej 13 pikësh në shkallën e të menduarit krijues, rreth 28 pikë më pak se mesatarja e studentit në Singapor (sistemi me performancën më të lartë),” saktëson raporti.

Dita e Alfabetit me një fjalor të ri të Gjuhës Shqipe

Me rastin e Ditës së Alfabetit, u mbajt në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe ku temë kryesore ishin “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin e XXI”.

Me pjesëmarrës akademikë gjuhëtarë, pedagogë e mësues të gjuhës shqipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ky Kuvend dyditor kulmoi me prezantimin e draftit të Fjalorit të Gjuhës shqipe, i cili hidhet për konsultim pas një pune gati 4-vjeçare të një grupi gjuhëtarësh dhe leksikografësh të drejtuar nga Akademia e Shkencave.

Fjalori përmbledh rreth 100 mijë fjalë, më shumë se dyfishi i botimit të fundit të vitit 1980.

“Lënda leksikografike përfshin: 103.000 fjalë si fjalë-titull. Kjo, përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës”, u shpreh kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi.

Gjatë ditës së parë të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se gjuha shqipe ka nevojë të mbrohet nga ata që ai i konsideroi si “barbarët e rrjeteve sociale”.

“Jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarë lloj injorantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale, por e kemi detyrim, të jemi në mbrojtje dhe të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit”- u shpreh Rama në lidhje me fjalorin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se ky fjalor është një inventar i kulturës shprehimore dhe njëkohësisht dëshmi e rrugëtimit të gjuhës shqipe në kohë dhe hapësirë.

“Me mbi 120 mijë fjalë, ky fjalor përfaqëson një arkiv të gjallë të trashëgimisë sonë gjuhësore dhe një mjet të fuqishëm për studiuesit, nxënësit dhe çdo përdorues të gjuhës shqipe”,-u shpreh Manastirliu.

Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët e shekullit të XX, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë në vitin 1912.

Në Kongres morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata nga të gjitha trojet. Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

/Citizens

Etiketa: AlfabetianalfabeteCensiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

11:38 : 03/08/2025
RAJONI

Analiza e REL: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

19:50 : 02/08/2025
AKTUALITET

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

08:21 : 02/08/2025
AKTUALITET

Vendet me ujërat më të pastra në Europë, pse Shqipëria renditet e fundit?

12:25 : 31/07/2025
AKTUALITET

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

10:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Censi për bujqësinë/ Fermerët që nuk japin informacion apo mashtrojnë do të gjobiten

19:59 : 30/07/2025
Para

Reshjet e shiut përmbytin rrugët në Durrës

TË GJITHA

Temperaturat përvëluese, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

19:16 : 03/08/2025

Dalin PAMJET/ I riu vrapon me armë në dorë pas atentatit në zonën e Freskut në Tiranë

19:04 : 03/08/2025

Hamasi: Nuk dorëzojmë armët, pa u krijuar shteti palestinez! Publikon VIDEO-n e një pengu në Gaza

18:53 : 03/08/2025

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025

Kodi i ri Penal/ Më shumë dënohet qytetari që e shet votën, se politikani që e blen

18:24 : 03/08/2025

Vrasja e Gentjan Bejtjas, arrestohet në Vlorë atentatori “Pole Qorri” me tre EMRA

17:57 : 03/08/2025

Barcelonë/ Prindërit “braktisin” fëmijën 10-vjeçar në aeroport dhe ikin me pushime

17:39 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com