Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Klaudio Prendit, mesnatën e së martës në Tiranë.
U bë me dije se makina tip Audi, që u përdor për vrasjen e 27-vjeçarit, rezulton se është vjedhur në Tiranë para një viti.
Në mjetin tip Audi, në orët e para të së martës, dyshohet se ishin dy persona, ku një prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë zjarri tip pistoletë me silenciator drejt Klaudio Prendit.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, po ende nuk ka asnjë të ndaluar.