• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

“Nuk do ju zhgënjejmë për Kosovën”, Fico: Ushtria sllovake të jetë pjesë e KFOR

21:59 : 21/11/2024
në RAJONI

Sllovakia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. Deklarata ka ardhur nga Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico gjatë një konferencë për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Edhe pse takimi ishte i natyrës ekonomike, Kryeministri i Sllovakisë u kujdes që të mbajë anën e mikut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

“Është gabim i madh që nuk takohemi më shpesh, sepse bisedimet e sotme tregojnë potencialin e bisedimeve ndërmjet liderëve të vendeve që respektojnë njëri-tjetrin. Dua të përsëris se ne e respektojmë integritetin tuaj territorial dhe kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju lëmë kurrë të zhgënjeheni”, tha Robert Fico, Kryeministër i Sllovakisë.

Fico shprehu gatishmërinë e Sllovakisë për të qenë pjesë e misionit të KFOR në Kosovë më ushtarët e saj, por këtë herë misioni do t’u shërbente interesave të Serbisë, shkruan A2.

“Sa i përket çështjeve të sigurisë, Sllovakia dëshiron të kthehet me ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ne duam t’ju ndihmojmë dhe është e rëndësishme që ne të punojmë me informacione objektive”, tha Robert Fico, Kryeministër i Sllovakisë.

Kryeministri sllovak foli me lavde për Vuçiç. Ai theksoi se çdo takim me Presidentin e Serbisë është një shkollë e një politike sovrane që synon bashkëpunimin me të katër anët e botës dhe beson se çdo takim i ri do të çojë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë takimit u përmend edhe situata në Ukrainë. Vuçiç u kujdes që të mos e zhgënjente aleatin e tij të madh, duke justifikuar kundërpërgjigjet e fundit ruse me raketa balistike ndërkontinentale.

Lexo edhe:

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

“Meqenëse e njoh mirë Presidentin Putin – dhe ai mund të zemërohet me mua për atë që them, nëse dikush mendon se mund të sulmojë çdo gjë që dëshiron në territorin e Federatës Ruse, duke përdorur logjistikën e vendeve perëndimore dhe armëve perëndimore që nuk janë të pranishme në Serbi, Sllovaki apo Ukrainë – dhe nëse mendojnë se kjo do të mbetet pa përgjigje nga Putini, atëherë ose ata nuk e njohin atë, ose nuk janë normalë”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

Qëndrim të njëjtë pati edhe nga kryeministri sllovak i cili kritikoi vendimin e SHBA për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë në sulmet kundër Rusisë.

Etiketa: ficokosoveserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026
RAJONI

Ministrja e Vuçiçit me deklaratë skandaloze: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën

20:21 : 13/07/2026
RAJONI

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

15:05 : 13/07/2026
RAJONI

Oda Amerikane kërkon kthesë në politikën energjetike të Kosovës

12:45 : 13/07/2026
RAJONI

PE mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kyç për integrimin

19:25 : 12/07/2026
Para

Vrasja e Klaudio Prendit/ Lala: Polici që ndodhej me të ndoqi autorët, por i humbën gjurmët

TË GJITHA

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026

Penalltia ndëshkon Francën, Spanja kalon në avantazh

21:47 : 14/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës për spastrim etnik

21:35 : 14/07/2026

Aksidenti në Cërrik, policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur

21:25 : 14/07/2026

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026

Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Ekuador, SKEMA e trafikut drejt Europës

21:09 : 14/07/2026

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş