• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dënohet Ymer Marku dhe 3 zyrtarët e tjerë, nipi i Sadri Abazit bleu tokën e përfituar përmes falsifikimit

09:29 : 21/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Është dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim Ymer Marku, ish-kryetari i komunës së Bërxullës, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Marku, u arrestua nga policia e Tiranës në 15 Prill 2024, pas urdhrit të lëshuar nga prokurori, Adriano Dyrmishi. Por tashmë ai është liruar nga qelia, duke e konsideruar të përfunduar dënimin.

Vendimi për dënimin e ish-zyrtarit të PD në komunën Bërxullë, është dhënë nga gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, e cila fillimisht deklaroi fajtor dhe dënoi me 1 vit e 4 muaj Ymer Markun.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burgim.

Njëherësh në këtë dënim, gjykata ka aplikuar dhe pezullimin e mbajtjes së funksioneve publike për një periudhë dy vjeçarë për Ymer Markun.

Lexo edhe:

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

Ndërkohë, përmes këtij vendimi fajtor është deklaruar dhe ish-kryetari i komunës Bërxullë, Agim Loci, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 10 muaj burgim, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ky dënim me burgim është pezulluar nga gjykata duke urdhëruar që Loci ta vuajë dënimin me kushtin që brenda një afati 6 mujor të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar.

Më të njëjtën masë dënimi me 10 muaj burgim është dënuar dhe Kujtim Balliu, I cili akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa Kujtim Allmeta është dënuar me 4 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Por edhe ky dënim me burgim është pezulluar nga gjyqtarja Oltjona Goxha, e cila ka vendosur që kohën e mbetur të vuajtjes së dënimit Kujtim Allmeta, ta vuajë me shërbim prove.

  • Nipi i Sadri Abazit bleu tokën e përfituar përmes falsifikimit

Ish-kryetarin e Komunës së Bërxullës, Ymer Marku, kryeplakun e fshatit Bërxullë, Agim Loci dhe Kujtim Balliu, specialisti i Z.M.M.T. Gjithashtu është firmosur arresti dhe për përfituesin e pronës, Kujtim Allmeta i cili, më pas e ka shitur sipërfaqen e tokës tek një kompani.

Kjo sipërfaqe toke, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe nga Prokuroria e Tiranës është kërkuar sekuestrimit i saj, i është shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.

Kjo kompani, rezulton të jetë nën pronësinë e nipit të ish-deputetit socialist Sadri Abazi, Arbër Abazi.

Kjo nuk është hera e parë që lakohet emri i Arbër Abazit. Boldnews.al ka raportuar më herët se dy kompani të menaxhuara nga Arbër Abazi, “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, kanë vendosur një lloj hegjemonie thelbësore në fitimin e tenderave për “Rindërtimin” dhe sidomos për pastrimin e qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

  • Nipi i Sadri Abazit fiton tenderat e “Rindërtimit”

Dy kompani të menaxhuara nga Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit socialist, Sadri Abazi – “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, kanë vendosur një lloj hegjemonie thelbësore në fitimin e tenderave për “Rindërtimin” dhe sidomos për pastrimin e qyteteve të ndryshme në Shqipëri.

Të dhënat e portalit informativ “spending.data” dëshmojnë se kompanitë e menaxhuara nga Arbër Abazi, vetëm përgjatë periudhës 2019-2023, kanë fituar dhjetra tendera, nga të cilat deri tani janë paguar rreth 50 miliardë lekë të vjetra.

Këto kontrata vijojnë dhe, natyrisht, edhe faturat e institucioneve publike në llogaritë e kompanive “Alko” do të vazhdojnë të shtohen.

Një kontribut të rëndësishëm në shëndoshjen e financave të kompanive të Arbër Abazit ka dhënë Komisioni i Prokurimit Publik (KPP).

Institucioni i drejtuar nga Jonaid Myzyri, për të cilin opozita thotë se ka qenë jurist në kompanitë e familjes Abazi, ka dhënë të paktën 6 vendime në favor të “Alko Impeks Construction” dhe “Alko Impeks General Construction”, gjatë periudhës 2022-2023.

Fondi limit total për këto 6 tendera është tejet i lartë dhe përllogaritet në mbi 13.6 miliardë lekë të vjetra ose rreth 13 milionë euro me kursin aktual.

Etiketa: Burgdenohennipisadri AbaziYmer Marku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Kam vëllain në Ministri”/ Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me burg Dritan Lleshin

16:01 : 24/06/2025
AKTUALITET

Salianji kërkon lirim me kusht, avokati: Raporti i sjelljes nga burgu i Fierit pozitiv. Ja kur merret vendimi

13:39 : 23/06/2025
BOTA

Lirohet nga burgu lideri i opozitës bjelloruse, Sergei Tikhanovsky

21:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
Para

Ish-kreu i policisë së Shkodrës padit për shpifje deputetin Gazment Bardhi

TË GJITHA

OBSH dërgon dërgesën e parë të ndihmës mjekësore në Gaza që nga marsi

20:22 : 26/06/2025

Rritet përdorimi i drogës në vend, mjekët: Më shumë raste gjatë verës dhe fundjavave

20:11 : 26/06/2025

Formacionet zyrtare/ Një duel për kreun, Juventus dhe Man City përballen në Botëror

20:08 : 26/06/2025

Alimehmeti akuzon KAS pas rinumërimit: Sistemi të reformohet, duhet analizë brenda PD

20:04 : 26/06/2025

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025

Gjyqtarë armenë dhe çekë, kush do të vendosë drejtësi për Vllazninë në Europë

19:50 : 26/06/2025

Aksident në Lezhë, makina humb kontrollin dhe përplas disa automjete të parkuara

19:47 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com