• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hamasi: Asnjë marrëveshje për lirimin e pengjeve pa përfunduar lufta në Gazë

21:15 : 20/11/2024
në BOTA

Udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Khalil al-Hayya, tha në një intervistë për televizionin Al-Aqsa, të transmetuar të mërkurën, se nuk do të ketë marrëveshje me Izraelin për shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit palestinezë, nëse nuk përfundon lufta në Gazë.

“Pa përfundimin e luftës, nuk mund të ketë shkëmbim të të burgosurve”, tha zoti Hayya në një intervistë për kanalin televiziv të grupit Al-Aqsa, duke përsëritur qëndrimin e grupit për dhënien fund të luftës.

“Nëse nuk përfundon agresioni, pse rezistenca dhe në veçanti Hamasi do t’i kthejë të burgosurit (pengjet)?”, tha ai. “Si do ta humbiste një i shëndoshë apo një i çmendur një kartë të fortë që zotëron ndërsa lufta po vazhdon?”

Zoti Hayya, i cili udhëhoqi ekipin negociator të grupit në bisedimet me ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti, fajësoi Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për mungesën e përparimeve. Zoti Netanyahu e mban përgjegjës grupin islamik për bisedimet e ngecura.

“Po vazhdojnë kontaktet me disa vende dhe ndërmjetës për të ringjallur negociatat. Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë përpjekjet, por është më e rëndësishme të shohim një vullnet të vërtetë nga ana e okupatorit për t’i dhënë fund agresionit”, tha zoti Hayya. “Realiteti dëshmon se Netanyahu është ai që i minon negociatat”, shtoi ai.

Lexo edhe:

“Lufta në Iran nuk ka mbaruar”, Netanyahu: Duhet të marrin të gjithë uraniumin që ka Teherani

Lufta në Iran/ Paralajmërimi i OKB: Siguria globale ushqimore është në nivel kritik

Duke folur gjatë një vizite në Gazë të martën, Kryeministri Netanyahu tha se Hamasi nuk do ta sundojë enklavën palestineze pas përfundimit të luftës dhe se Izraeli i kishte shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik.

Zoti Netanyahu tha gjithashtu se Izraeli nuk kishte hequr dorë nga përpjekjet për të gjetur 101 pengjet e mbetura që besohej se ende ndodhen në Gazë, ndërsa ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kthimin e secilit.

Hamasi dëshiron një marrëveshje që i jep fund luftës dhe rrjedhimisht shkëmbimin e pengjeve të mbajtura robër në Gazë me palestinezët e burgosur në Izrael. Kryeministri Netanyahu është zotuar se lufta mund të përfundojë vetëm pas çrrënjosjes së Hamasit./VOA

Etiketa: HamasiLuftapengje

Lajme të lidhura

BOTA

“Lufta në Iran nuk ka mbaruar”, Netanyahu: Duhet të marrin të gjithë uraniumin që ka Teherani

19:24 : 10/05/2026
BOTA

Lufta në Iran/ Paralajmërimi i OKB: Siguria globale ushqimore është në nivel kritik

13:43 : 24/04/2026
BOTA

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz drejt varfërisë

18:27 : 13/04/2026
RAJONI

Trump konfirmon bllokimin e porteve iraniane

08:51 : 13/04/2026
BOTA

Putin shpall armëpushim me Ukrainën për Pashkët Ortodokse

09:48 : 10/04/2026
BOTA

Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran

15:51 : 09/04/2026
Para

Shevçenko i gëzohet suksesit në Tiranë: Karakter dhe rezultat, një fitore simbolike

TË GJITHA

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom