• Kontakt
Tuesday, September 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fëmijët nuk janë të këqinj, por gjithmonë kanë nevojë për të rriturit! Emocionet duhet të edukohen

20:52 : 20/11/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE

Nga Don Luigi Martucci, drejtori i shkollës “Don Bosko” Tiranë

Të dashur prindër!

Sot qyteti ynë ka dy 14 vjeçarë të vdekur!

Pas lajmeve që kemi dëgjuar në orët e fundit, disa mund të mendojnë se e kam gabim dhe se ka vetëm një djalë të vdekur. Por nuk është kështu! Nuk gabova aspak sepse dje në të njëjtën kohë në qytetin tonë vdiqën dy djem 14 vjeçarë edhe pse njëri prej tyre fizikisht! Dhe jo vetëm kaq! Bashkë me ta vdiqën edhe prindërit, familjet dhe të dashurit e tyre!

Sa shumë vuajtje nga një gjest i ndodhur në më pak se një minutë! Sa vdekje për një “like” apo një ofendim virtual që më pas u bë real.

Lexo edhe:

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

Të gjitha menjëherë jashtë dyerve të shkollës.

Dje zemra ime, ashtu si zemrat e shumë prindërve, të rriturve dhe fëmijëve, u trondit sapo mësoi lajmin dhe akoma është e tronditur. Por sot zemra ime dëshiron të reagojë dhe dëshiron të përpiqet të kuptojë, sepse vuajtja është e pashmangshme por të kuptuarit dhe të vepruarit janë të detyrueshme!

Çfarë duhet kuptuar?

Të kuptojmë që fëmijët tanë nuk janë të këqinj! Ata nuk janë më të këqinj se ne, vetëm se ata, sot kanë kaq shumë stimuj, shumë prej të cilëve janë negativë.

Sot ka shumë më tepër shanse për t’u ekspozuar ndaj rreziqeve! Çfarë duhet kuptuar?

Të kuptojmë që ne të rriturit duhet të jemi më vigjilentë, të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm.

Duhet të kuptojmë një herë e mirë se djemtë dhe vajzat tona, edhe nëse janë fizikisht të mëdhenj, janë ende fëmijë dhe se ata gjithmonë kanë nevojë për ne të rriturit që dimë t’u tregojmë rrugën.

Çfarë duhet kuptuar?

Të kuptojmë që nuk është gabim të kontrollojmë celularët apo xhepat e fëmijëve tanë sepse celularët mund të jenë armë! Armët që në shumicën e rasteve vrasin veten: rrjetet sociale të përdorura në mënyrë të gabuar dhe të ekzagjeruar, pornografi, lojëra online me para, etj …

Të kontrollojmë sepse thikat mund të barten në xhepa, të cilat në rastin më të parë, mund të përdoren. Por edhe cigaret dhe drogat e lehta.

Çfarë duhet kuptuar?

Më në fund, të kuptojmë se emocionet duhet të edukohen.

Të kuptuarit se nuk mund të jemi prindër të mirë vetëm nëse kujdesemi për mirëqenien fizike dhe materiale të fëmijëve tanë, por, edhe nëse i ndihmojmë të njohin vlerën e emocioneve dhe të arrijmë t’i edukojmë për t’i menaxhuar ato, së bashku me shëndetin fizik, nevojat materiale dhe shpirtërore.

Dhe nëse i kemi kuptuar të gjitha këto, do të kuptojmë gjithashtu se nuk është me vend të ankohemi nëse shkolla jonë ndonjëherë është kërkuese dhe e ashpër ndaj atyre djemve dhe vajzave që priren të kenë qëndrime dhe sjellje të këtij lloji dhe që ne i zbulojmë pavarësisht se ata janë shumë të aftë për t’i fshehur. Ju kujtoj gjithmonë të gjithëve se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mbrojtjen e fëmijëve tuaj thjesht sepse askush nuk mund ti sulmojë!

Le të bashkëpunojmë më shumë në këtë kuptim.

Kontrolloni fëmijët tuaj, e përsëris! Jo për mungesë besimi por duhet ta bëjmër nga dashuria!!!! Dhe dashuria shëron dhe parandalon!

Nëse ia lejoj vetes t’ju them këtë, është vetëm sepse çdo ditë jetoj mes më shumë se 900 nxënësve, nga më i vogli tek më i madhi. 900 nxënës që janë fëmijët tuaj dhe unë i dëgjoj, i njoh dhe mësoj prej tyre!!!

Dhe ju e dini që unë përpiqem të jem shumë prezent mes tyre.

E mbyll këtë letër duke ju treguar atë që u thashë gjimnazistëve tanë dje gjatë “Mirëmëngjesit”:

“Është Platoni ai që për të na treguar se si duhet të veprojë çdo njeri i mençur, na tregon mitin e karrocierit. Platoni na thotë se çdo person është si shoferi i një karroce (pikërisht karrocieri) që tërheqet nga dy kuaj. Qëllimi i tij është të bëjë një udhëtim – që është jeta -. Dhe deri tani asgjë e veçantë. Në këtë pikë Platoni shton se kuajt janë njëri me ngjyrë të bardhë që përfaqëson vullnetin dhe tenton të ngjitet dhe tjetri me ngjyrë të zezë, që përfaqëson emocionet e njeriut dhe që tenton të rrëzojë karrocën!”

Ja ku është mesazhi. Një person i ekuilibruar përdor me mençuri arsyen (karrocierin) në mënyrë që të mund të menaxhojë me mençuri vullnetin dhe emocionet e tij.

Siç mund ta shihni, prindër të dashur dhe i gjihtë stafi mësimdhënës, tashmë 5 shekuj para lindjes së Krishtit, para erës sonë, flitej për nevojën e edukimit në menaxhimin e emocioneve.

Të mos dekurajohemi kurrë! Dhe le të ecim përpara, së bashku, për të mirën e fëmijëve tanë.

Etiketa: 14 vjecariDon Luigi Martucciemocionetfemijettë këqinjtë rrituritvrasja

Lajme të lidhura

BOTA

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

20:23 : 19/09/2025
AKTUALITET

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

15:56 : 19/09/2025
AKTUALITET

Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës

21:41 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
Para

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Artan Hazbi

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 23 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 22/09/2025

Ousmane Dembele shpallet fitues i “Topit të Artë 2025”

23:00 : 22/09/2025

Aksident në Fier/ “Toyota” përplaset me makinën e parkuar dhe përmbyset në rrugë

22:57 : 22/09/2025

Turqia heq tarifat ndaj disa produkteve të SHBA-së

22:51 : 22/09/2025

“Do votojmë pro shkarkimit”/ Qori: Veliaj të kthehet në bashkëpunëtor të SPAK dhe të tregojë aferat

22:43 : 22/09/2025

Njohja nga Franca e Palestinës, çfarë pritet më pas?

22:31 : 22/09/2025

Afrim Krasniqi: Ja kandidati që i duhet opozitës për bashkinë e Tiranës

22:28 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com